Çfarë janë analizat e CPK dhe CK në gjak, si lexohen vlerat?
Share This Article
Kreatin kinaza (CK) e njohur dhe si kreatin fosfokinazë (CPK) është një enzimë e sintentizuar dhe që ndodhet në shumë pjesë të trupit, por tipike në tru, zemër dhe muskujt vullnetarë.
Kjo enzimë përfshihet në mekanizmin e prodhimin dhe menaxhimit të energjisë, dhe duke e lënë mënjanë trurin për një moment, mund ta thjeshtojmë duke thënë se bëhet fjalë për një molekulë që përdoret nga muskut, (edhe zemra është një muskul, por jo vullnetare) për të funksionuar siç duhet.
Në rastin e një aktiviteti intensiv fizik mund të rritet përqëndrimi në gjak. Nga pikëpamja kimike mund të bëjmë një hap të mëtejshëm dhe në fletën e analizës së gjakut do të shihni tre forma të CPL-së (më saktë në mjekësi flasim për tre izoenzima të ndryshme)
CK-MM (e pranishme sidomos në muskulaturën skeltore dhe kardiake)
CK-MB (tipike e zemrës),
CK-BB (tipike e trurit).
Duke analizuar në kompleks përqëndrimin e CK në gjak zbulojmë se ndodhet kryesisht në muskujt vullnetarë.
Analiza, e cila nuk kërkon papërgatitje, kërkohet kryesisht në rastet e:
Simptomave sugjestive të një sulmi kardiak, për shembull në rastin e dhimbjeve të gjoksit.
Vlerësimin e dëmeve muskulore, për shembull për shkak të sëmundjeve neuromuskulore.
VLERAT NORMALE
Vlerat e referencës në lidhje me analizën e CPK janë të ndikuara nga mosha, gjinia dhe masa muskulore, si dhe llojin e mjetit të përdorur, prandaj rekomandohet që të referoheni gjithmonë vlerave normale të raportuara në raport.
Më poshtë keni një rast të vlerave normale por sërish theksohet se duhet ti referohemi vlerave normale që ka çdo laborator.
Femrat: 30 – 150 U/L
Meshkujt: 30 – 200 U/L
CPK E LARTE
Vlerat e larta të saj tregojnë një sëmundje neuromuskulare ose infarkt të miokardit akut, por në shumë raste shkaku i një rritje të vogël mund shpjegohet përmes faktorëve të ndryshëm, si aktiviteti fizik, puna e lodhshme, prandaj intrepretimi i analizës duhet të bëhet gjithmonë nga një mjek dhe ndjekur nga një anamnezë e detajuar.
Në rastet e distrofisë muskulore Duchenne, si në shumicën e rasteve të distrofive është e zakonshme të ketë vlera gati 50 herë më të lartë se kufiri normal, ndërsa rritja modeste mund të lidhet me sëmundje të tjera në gjendje të prekin muskulaturën.
Në veçanti në rastet e urgjencave CPK mund të shërbejë për diagnozën e infarkteve, vlerat rriten në harkun e pak orëve për të mbetur të larta për 3-4 ditë. Në vitet e fundit CPK po zëvendësohet gradualisht nga analiza të tjera si mioglobina apo troponina, shumë specifike.
Duke qenë se origjina kryesore e përqëndrimit të qarkulluesit të CK-MB është zemra, analiza e kësaj izoenzime të jep mundësinë e një vlerësimi specifik të një dëmi aktual kardiak si infarkti, miokardi, traumë kardiake.
Si kurohet? Si të ulen vlerat?
Nuk ka një kurë specifike për të ulur vlerat e CPK-së, por vlerësohen rast pas rasti arsyet e rritjes së këtyre vlerave për të vepruar më pas në mënyrën e duhur.
VLERAT E ULËTA
Vlerat e ulëta mund të ndodhin, por shumë rrallë, dhe kjo për shembull në rastet e mëposhtme:
Reduktim i ashpër i aktivitetit fizik, ndjekur për shembull nga sëmundje apo moshë e thyer
Zvogëlimi muskulor
Dëme të mëlçisë
Shtatzëni/ MeMjekun.com