Çfarë është analiza e gjakut periferik
Share This Article
Analiza e plotë e Gjakut Periferik është: Gjak komplet + trombocit + retikulocit
Këtu përfshihen:
1. GJAKU KOMPLET
a) Seria e kuqe (eritrocitare)
Eritrocitet (RBC).
Hemoglobina.
Konstantet eritrocitare (MCV, MCH, MCHC) kur hemograma bëhet me aparat.
Hematokriti.
Përshkrimi i serisë së kuqe (ngjyra, madhësia, forma e eritrociteve, granulacione).
Retikulociti.
b) Sedimenti (Shpejtësia e precipitimit të eritrociteve )
c) Seria e bardhë (leukocitare)
Leukocitet (WBC).
Formula Leukocitare.
Përshkrimi i serisë së bardhë (forma, përmasat, granulacionet).
2. SERIA TROMBOCITARE
Trombocitet (Plt).
Përshkrimi i serisë trombocitare (përmasat, granulat).
Sot analiza e gjakut periferik në shumicën e laboratorëve realizohet me anë të aparateve Cell Counter. Me rregullat e sotme të laboratoreve klinike që të marrësh analizën e plotë të gjakut duhet të shkruash:
Hemograma.
Përshkrimi i morfologjisë së serisë së kuqe (dhe i dy serive të tjera leukocitare dhe trombocitare).
Retikulociti.
Eritrosedimenti.
Formula leukocitare në strishon e gjakut periferik.
Trombociti i numëruar në strishon e gjakut periferik (numëri i saktë i trombociteve është ai i trombociteve të numëruar në strishon e gjakut periferik dhe nga një specialist).
Nëse shënohet “Gjak komplet + formulë”, pacientit nuk i bëhen trombocitet dhe retikulocitet. Pra kjo mënyrë e të shkruarit për analizën e gjakut përiferik është e parregullt (formula leukocitare përfshihet brënda gjakut komplet).
Nëse analiza nuk është e plotë, shpeshherë hematologu është i detyruar ta dërgojë pacientin përsëri për të bërë analizën e gjakut (me kosto për pacientin dhe laboratorin).
Mjeku Hematolog nuk duhet të japi përgjigje qoftë dhe kur mungon një nga elementet e Analizës së Gjakut Periferik.
Artikull nga dr. Sotiraq Lako
Spitali Amerikan