Aknet në fytyrë, pse shkaktohen dhe si kurohen
Share This Article
Aknet janë një sëmundje e zakonshme e lëkurës që shfaqet me një seri skuqjesh të lëkurës të quajtura puçrra. Ato formohen kur folikulat e nënlëkurës bllokohen dhe shfaqen kryesisht në fytyrë, qafë, kurriz, toraks dhe shpatulla.
Kushdo mund të ketë lezione të ankeve, edhe pse janë më të shpeshta mes adoleshentëve dhe të rinjve. Nuk është sëmundje e rëndë, por mund të bëhet shkak për shenjat.
SHKAQET
Akne konsiderohet si një sëmundje e njësisë pilo-dhjamore. Të shpërndara në trup, këto njësi janë të ndërtuara nga gjëndrat dhjamore të lidhura me një kanal (folikul) që përmban një qime. Si këto njësi janë të panumërta në fytyrë, në pjesën e sipërme të kurrizit dhe toraks. Gjendrat dhjamore prodhojnë substancë vajore (sebumin) që në kushte normale arrin sipërfaqen e fytyrës përmes hapjes së folikulës (poreve). Muret e folikulës vishen me qeliza të njohura si keratinocitet.
Qimja, sebumi dhe keratoniociti mbushin kanalin e ngushtë folikular duke ndërtuar kështu një tapë, që është shenjë e hershme e akneve. Kjo tapë ndalon sebumin të arrijë sipërfaqen në përmes poreve. Kjo përzierje e sebumit dhe qelizave lehtëson përhapjen e baktereve brenda poreve.
Inflamacioni është një lloj reagimi i indeve të sëmundjes e karakterizuar nga katër shenja
Ënjtje
Skuqje
Nxehtësi
Dhe dhimbje
Kur muret e folikulës së bllokuar prishen, përmbajtja (sebumi, mbetjet qelizore dhe bakteret) përhapen në lëkurën që e rrethon duke shkaktuar puçëra.
FAKTORËT E RREZIKUT DHE FAKTORËT PREDISPOZUES
Nuk dihen ende shkaqet e sakta të akneve, që duket se vjen si rezultat i faktorëve të ndryshëm.
Rritja e nivelit të hormoneve androgjenë është një ndryshim i zakonshëm që ndodhë tek të dy gjinitë gjatë pubertetit dhe që shkakton rritje të gjendrave të sebumit, me një prodhim më të madh të tij.
Edhe ndryshimet hormonale të lidhura me shtatzëninë, nisjen apo ndërprerjen e një terapie farmakologjike kontraceptive mund të shkaktojë akne.
Dhe aspekti gjenetik luan një rol të rëndësishëm në gjenezën e këtij çrregullimi.
Në disa ilaçe si androgjeni dhe litiumi, njihen veprimet pro-akne. Kozmetikët yndyrorë mund të ndryshojë qelizat folikulare duke i favorizuar formimin e tapave të poreve.
MITET MBI SHKAQET E AKNEVE
Ndonjëherë origjina e akneve ngatërrohet dhe ka një mit të gabuar për to.
Shpesh akuzohen çokollatat dhe ushqimet yndyrore dhe pse ka pak të dhëna nëse ato ndikojnë në origjinën e akneve.
Një tjetër mit i shpërndarë gjithë andej është papastërtia e lëkurës. Në të vërtetë pikat e zeza dhe shfaqje të tjera të akneve nuk vijnë nga higjiena e keqe.
Gjithashtu stresi nuk shkakton akne, por është parë se tek personat që vuajnë prej tyre mund të përkeqësojë gjendjen.
Edhe përsa i përket aktivitetit seksual apo masturbimit janë shkaqe që përkeqësojnë aknet, por jo se i sjellin ato. Duhet të dini se aknet nuk janë ngjitëse.
SIMPTOMAT
Ata që vuajnë nga aknet shpesh kanë një varietet lezionesh.
Lezioni themelor që quhet comedone (pikat e zeza) është thjesht një folikul e zgjeruar dhe e bllokuar.
Nëse comedone mbetet nën lëkurë, përcaktohet si comedone i mbyllur në formën e një pike të bardhë.
Nëse arrin sipërfaqen e lëkurës dhe hapet, quhet comedone i hapur që për shkak të pamjes së saj quhet pikë e zezë. Ngjyra e zezë vjen për shkak të modifikimit të sebumit sapo ekspozohet në ajër. Nuk varet nga papastërtia. Qoftë pikat e bardha dhe ato të zeza mund të zgjasin gjatë.
Por mund të ketë dhe lezione më të bezdisshme:
Papulat, lezione inflamatore që në përgjithësi dalin si pika të kyqe të zeza në lëkurë, ndonjëherë të dhimbshme kur i prek.
Pustulat. Papulat mbyten nga lezionet e mbushura me qelb të bardhë apo të verdhë, ndonjëherë të kuqe në bazë.
Nodulet. Formacione solide, të mëdha dhe të dhimbshme të vendosur thellë në lëkurë.
Cistet. Lezione të thella të dhimbshme dhe të mbushura me qelb që mund të lënë shenja.
KOMPLIKACIONET
Komplikacioni më i rëndë i lidhur me aknet është formimi i shenjave. Çdo formë e lezioneve të akneve mund të gjenerojë një shenjë të përhershme, por ka më shumë mundësi të ndodhe kur është në gradë të rëndë si nodulet dhe cistet.
Shenjat mund të bëhen edhe si pasojë e shtypjes së puçrave, një tjetër arsye pse kjo praktikë nuk këshillohet.
Shpesh nënvlerësohet, por ka një rëndësi të madhe pasojat e lidhura me praninë e akneve që çojnë në depresion. Pikërisht për shkak të ndjesisë së stresit dhe turpit, personi që shpesh ndodh tek adoleshentët mund të kalojë në depresion.
TRAJTIMI
Aknet trajtohen nga dermatologu, ndërsa pediatri apo mjeku i përgjithshëm mund të trajtojnë persona të prekur nga aknet më të lehta.
Për fat të keq aknet nuk mund të kurohen në mënyrë përfundimtare, dhe fundi i trajtimit mund të jetë në katër lloje:
1. shërimi i lezioneve ekzistuese
2. pengimi i lezioneve ë reja
3. parandalimi i shenjave
4. përmbajtja e stresit dhe shqetësimeve psiqike të shkatuara nga sëmundja (si depresioni)
Trajtimi me ilaçe është intensiv dhe redukton një sërë problemesh që ndikojnë në formimin e akneve
Aglomerimi anormal celular në pore
Prodhim i madh i sebumit
Bakteret
Inflamacionin
Sipas shkallës së problemit mjeku mund tju rekomandojë një nga shumë ilaçet pa apo me recetë. Këto ilaçe mund të jenë topike (kremëra që vendosen në lëkurë) ose ilaçe nga goja.
DISA KËSHILLA TË VLEFSHME PËR ATA QË VUAJNË NGA AKNET
Duhet të pastroni lëkurën me delikatesë, dhe në rastin e akneve këshillohet që fytyra të lahet me detergjentë delikatë në mëngjes dhe në darkë por edhe pas ndonjë aktiviteti intensiv fizik. Larja më e shpeshtë se kaq mund të jetë e tepërt dhe shkakton tharje të lëkurës.
Lëkurën e fytyrës duhet ta lani edhe nën nofulla deri afër flokëve dhe ta shpëlani me kujdes
Merrni këshilla nga mjeku për llojin më të mirë të larësve që duhet të përdorni.
Dhe mos harroni, zgjidhni me kujdes produktet kozmetike./ MeMjekun.com