Aerosoli, mënyra e duhur e përdorimit dhe kur nuk rekomandohet
Share This Article
Aerosoli (dhe nuk është aereosol) është një pajisje ilaçesh për të kuruar disa patologji të aparatit respirator.
Ai konsiston në kthimin në avuj të një ilaçi të lëngshëm që ndahet në grimca të vogla në gjendje të arrijë në rrugët e frymëmarrjes më periferike.
AVANTAZHET
Ilaçi arrin direkt në sipërfaqet e brendshme të bronkeve, duke dhënë efektin real të ilaçit në kohë.
Duke çuar ilaçin atje ku duhet redukton dozat me të njëjtin efekt, dhe zvogëlon rrezikun e efekteve anësore.
DISAVANTAZHET
Sistemi është jo shumë praktike, vështirë i transportueshëm (të njëjtin efekt sot mund ta japin dhe sprajt të ndryshëm, thjesht duke e mbajtur në xhep)
Efikasiteti është i kufizuar për disa çrregullime, përfshi astmën në veçanti.
PATOLOGJITË KU NEVOJITET AEROSOLI
Mes sëmundjeve më të zakonshme që nevojitet aerosoli janë
Astma bronkiale
Bronshiti
Bronshiti azmatik
Laringiti
KUR NUK DUHET PËRDORUR AEROSOL
Ajo nuk mund të përdoret në kushtet më të zakonshme të ftohjes siç janë:
Gripi
Dhimbjet e fytit
Kolla
Otiti media akut
AEROSOL NË PRAKTIKË
Një pjesë pak a shumë e vogël e solucionit të ilaçit vendoset në pjesën e aerosolit ku do të kthehet në avull, por do të mund të mbetet në muret e saj. Për këtë këshillohet hollimi i ilaçit deri në të paktën 3 ml për aerosolet pneumatikë dhe 4 ml për ata me ultratinguj për të zvogëluar fraksionin e ilaçit që nuk arrin të merret.
Zgjedhja për të mos përdorur maskën e gojës tek fëmijët për ta bërë më pak traumatike terapinë nuk është e duhur, dhe mundohuni ta shmangni sa më shumë të jetë e mundur.
Për më tepër, praktika e kryerjes së terapisë gjqatë gjumit nuk është e këshillueshme, pasi pushimi karakterizohet nga një fluks respirator i pamjaftueshëm drejt suksesit të terapisë./ MeMjekun.com