Elektrokardiograma (EKG), ekzaminimi që vlerëson rrahjet e zemrës
Share This Article
Elektrogardiograma që shpesh shkurtohet si emër në EKG, është një test i thjeshtë dhe pa dhimbjer që regjistron aktivitetin elektrik të zemrës, duke dhënë informacione të vlefshme mbi funksionimin e saj.
Me çdo rrahje zemre një sinjal elektrik përhapet në pjesën e sipërme të zemrës drejt asaj të poshtme, dujke shkaktuar kontraktimin kardiak, dhe ky proces oërsëritet me çdo rrahje të re.
Sinjalet elektrike të zemrës janë përgjegjëse për ritmin e rrahjeve të zemrës e përmes EKG mund të matet
Frekuenca kardiake
Nëse ritmi është i rregullt apo jo
Intensiteti dhe koha e sinjaleve ekektrike ndërsa kalojnë në pjesë të ndryshme të zemrës
Mjekët e kërkojnë EKG për të parë e studiuar shumë probleme kardiake si infarkti, aritmia, pamjaftueshmëriua kardiake dhe të tjera.
Ekzaminimi nuk ka asnjë rrezik dhe elektrodat e përdorura nuk transmetojnë asnjë formë elektriciteti.
Kostoja e EKG është e ndryshme në bazë të llojit të kërkuar dhe spitali ku zgjidhni ta bëni.
UDHËZIMET
Elektrokardiograma përshkruhet përgjithësit në rast të pranisë së disa shenjave apo simptomave që mund të tregojnë praninë e ndonjë problemi kardiak, simptoma që mund të jenë për shembull dhimibje në gjoks, ndryshim të ritmit kardiak, probleme me frymëmarrjen, lodhje dhe dobësi, zhurmë dhe anomali që dëgjohet gjatë auskultacionit (dëgjimit të zhurmave me stetoskop)
Në disa raste mund të jetë e nevojshme përsëritja e ekzaminimin më shumë herë për të nxjerrë informacionin e nevojshëm, ose elektrokardiogrami dinamik si Holter që matjen e bën për një periudhë që mund të jetë nga 24 orë në një javë, përmes përdorimit të mjeteve specifike që monitoron pacientin gjatë aktiviteteve normale)
Tek disa pacientë EKG bëhet si pjesë e një analize rutinë të shëndetit, apo për një certifikatë të fitnesit për të ushtruar një aktivitet sportiv.
Gjithashtu mund të kërkohet për të vlerësuar efikasitetin e një trajtimi, ilaçi apo në funksion të një ndërhyrjeje më të madhe kirurgjikale.
PËRGATITJA
Nuk është i nevojshëm asnjë përgatitje për ekzaminimin, por e rëndësishme është të lajmëroni mjekun nëse keni patalogji aktuale apo jeni duke marrë ilaçe. Nuk kërkohet të jeni esëll, por të hani e të pini normalisht
SI BËHET EKZAMINIMI
Gjatë ekzaminimit
Një nga avantazhet kryesore të lidhura me këtë ekzaminim është se është pa dhimbje, joinvaziv dhe i padëmshëm.
Një infermiere ose mjek do të vendose eletrodat në lëkurën e gjoksit, këmbë dhe krahë, (në rastin e gjymtyrëve përdoren pinca specifike); në përgjithësi elektrodat e nevojshme janë 12 dhe të gjitha masin aktivitetin elektrikt të zemrës në zona të ndryshme njëkohësisht për të lejuar një zbulim optimal.
Në këtë mënyrë do të nis regjistrimi, me pacientin shtrirë në një shtrar. I gjithë ekzaminimi kërkon rreth 10 minuta. Ky është elektrokardiogrami klasik që lexon vetëm aktivitetin elektrik të zemrës kur trupi është në pushim
EKG në sforcim
Disa problem kardiake mund të diagnostikohen më lehtë kur zemra është duke punuar shumë dhe rrahur më shpejtë. Gjatë ekzaminimit në sforcim pacienti vihet të vrapojë në një tapis roulant ose të pedalojë në biçikletë dhe regjistrohet aktiviteti kardiak gjatë sforcimit. Kjo qasje të jep mundësi të evidentosh dhe simptomat eventuale që shfaqen në rastin e një aktiviteti fizik.
EKG dinamike
Pajisjet Holter janë pajisje të vogla portative në gjendje të regjistrojnë aktivitetin elektrik të zemrës gjatë aktivitet normal të përditshëm për një periudhë që nis nga 24 orë në një javë. Monitori mund të regjistrojë periodikisht aktivitetin kardiak dhe disa modele kanë një tast që të nisësh regjistrimin për të monitoruar simptomat eventuale)
Më pas
Pas përfundimit të EKG infermierja apo mjeku do ju heqë elektrodat dhe pacienti mund të rikthehet menjëherë në aktivitetin e tij. Shumë rrallë mund të shkaktojë një skuqje të lehtë lëkure në vendin ku ndodheshin elektrodat që në përgjithësi zhduken spontanisht.
REZULTATET
Janë të shumta shqetësimet kardiake në gjendje të ndryshojnë aktivitetin elektrik të zemrës në mënyrë karakteristike dhe EKG është shumë e nevojshme në një fazë të diagnozës.
Regjistrimet EKG mund të ndihmojnë mjekët të diagnostikojnë për shembull sulmet në zemër që ndodhin apo kanë ndodhur në të shkuarën, sidomos nëse ka përballë një gjurmues të mëparshëm.
Një elektrokardiogramë mund të tregojë edhe:
Pamjaftueshmëri të fluksit të gjakut në muskulin kardiak (sëmundja koronarike)
Rrahje shumë e shpejtë kardiake, shumë e ngadaltë apo e parregullt (aritmia)
Zemër që nuk pompon si duhet (insufiçencë kardiake)
Muskul kardiak shumë të trashëapo pjesë të zemrës të (kardiomiopatia e zgjeruar)
Difekte kardiake të lindura
Probleme me valvulat kardiake
Infamacion të membranës që mbështjell zemrën (perikarditi)/ MeMjekun.com