Pasojat klinike të deficitit të hekurit
Share This Article
Një sasi hekuri humbet me feçe (epitelin gastro-intestinal) dhe makrofagët të cilët kapin hekurin. Humbet dhe me urinë 0.1 mg/ditë (RBC dhe qeliza tubulare renale (epitelin renal) si hemosiderinë dhe ferritinë). Humbet dhe me flokët, lëkurën e deskuamuar, thonjtë dhe djersën. Femrat me anë të menstruacionet humbasin deri në 18 mg hekur në muaj.
Organizmi ka një set mekanizmash mbrojtës për të lidhur hekurin e tepërt, në inde të ndryshme. Tek qelizat hekuri depozitohet duke formuar komplekse me proteina si: ferritina dhe hemosiderina.
Apoferritina lidh free ferrous iron (Fe2+) dhe e depoziton atë si the ferric state (Fe3+). Pasi ferritina akumulohet në sasi të mjaftueshme tek qelizat e SFMN, agregatet proteinike formohen si hemosiderinë. Hekuri i ferritinës dhe hemosiderinës mund të mobilizohet nga qelizat e SFMN dhe të përdoret, megjithëse hemosiderina është më pak e përdorshme, vlefshme (available).
Në kushte stabël, ferritinemia (the serum ferritin level) korrelon me rezervat e hekurit totale të organizmit, pra ferritinemia është testi më bindës vlerësues i rezervave të hekurit (the most convenient laboratory test to estimate iron stores). Vlera e ferritinemisë nuk ndikohet nga një ose disa marrje ushqimore apo medikamentoze, kur dihet që korrigjimi i saj teorik (nëse eleminohet shkaku dhe bëhet mjekimi me preparate të hekurit apo me ushqime që kanë dozën terapeutike të hekurit) kërkon 6 javë.
Vlera e Sideremisë (ferremia) në vlerësimin e depove të hekurit (pra në diagnostikimin e Defiçitit të Hekurit), nuk është e përdorshme, sepse ka luhatje ditore (varet nga sasia e hekurit në ushqim), ndikohet nga mediakamentet që përmbajnë hekur, shtesat ushqimore me hekur, ndikohet dhe nga pjesa metalike e ages për marrjen e gjakut dhe ulet në prani të inflamacionit.
Në SFMN (makrofagët e PKK, të lienit, heparit etj) Fe depozitohet si Ferritinë dhe Hemosiderinë. Ferritina është një proteinë e përbërë nga 24 subunite (apoferritinë), që ka një konfiguracion hapësinor si guackë përreth një kaviteti qëndror që përmban deri në 2500 (4000) atome të Fe3+ (forma e oksiduar e hekurit). Hemosiderina është një agregat i molekulave të ferritinës. 65% e rezervave të hekurit janë në formën e ferritinës dhe 35% në formën e hemosiderinës.
I organizuar në formën e ferritinës (kompleks proteinik) hekuri bëhet i tretshëm në ujë dhe nuk zbërthehet në jone. Ferritina qarkulluese në plazmë përfaqëson vetëm 10% të ferritinës së përgjithshme dhe është treguesi kryesor për të treguar sa janë rezervat e Fe në organizëm. In the setting of anemia, serum ferritin is the most sensitive lab test for iron deficiency anemia.
Norma e Ferritinemisë është 20-320 ng/ml ose μg/l. Ferritinemia më pak se 20 ng/ml (për disa 15 apo 12 ng/ml) është e barabartë me AF. Hemosiderina paraqet një formë më stabile për depozitat e hekurit dhe rrjedhimisht më pak të përdorshme, në krahasim me ferritinën. Vetëm kur ka mobilizim të vazhdueshëm të depove të hekurit, do të pakësohen depot e hemosiderinës. Rezervat e hekurit tek femrat në periudhën riprodhuese është rreth 600 mg dhe tek meshkujt është rreth 1200 mg (2 herë më shumë).
Rregullimi i sasisë së nevojshme të hekurit të thithur (iron uptake) në Traktin G-I
Normalisht, vetëm një sasi e vogël e hekurit humbet çdo ditë me epitelin e eksfoliuar (që bie) të lëkurës dhe mukozave (në lëngjet e sistemeve Gastro-Intestinal, Respirator, Urogjenital), kështu që kontrolli i niveleve të hekurit në organizëm rregullohet pothuajse nga kapja dhe thithja e rregullt e tij prej Traktit Gastro-intestinal që duhet theksuar se është e përsosur, pra thithet aq hekur sa është e nevojshme për organizmin ose më thjesht sa humbet aq thithet duke mbajtur një ekuilibër stabël.
Megjithatë kur merret një sasi e madhe e hekuri nga goja, mund të ketë një nivel të rritur të hekurit në gjak sepse një sasi e madhe e hekuri do të dëmtojë qelizat e Traktit G-I (enterocitet) duke i përjashtuar nga rregullimi i përsosur në thithjen e hekurit. Përqëndrime të larta të hekurit në gjak dëmtojnë qelizat e heparit, zëmrës, lëkurës, pankreasit me pasoja serioze, dëmtime kronike dhe vdekje.
Sasitë e tepërta të hekurit janë toksike, sepse hekuri i lirë 2 valent [Fe2+] vepron me peroksidet për të prodhuar radikalet e lira, që janë shumë reaktive dhe mund të dëmtojnë ADN, proteinat, lipidet dhe komponentët e tjerë qelizor. Kështu toksiciteti i hekurit ndodh kur ka hekur të lirë qarkullues dhe në qeliza, që ndodh vetëm kur nivelet e hekurit e kalojnë kapacitetin lidhës për hekur të transferinës.
Siç e theksuam më sipër, tek njërëzit e shëndoshë, përqëndrimi i hekurit në organizëm rregullohet në mënyrë të përkryer nga qelizat absorbuese (enterocitet) të pjesës proksimale (jejunum) të zorrës së hollë.
Pra enterocitet rregullojnë thithjen e hekurit të marrë me anë të ushqimeve të ndryshme, në varësi të sasisë ditore të humbjes së hekurit (sasia ditore e thithjes së hekurit e barabartë me humbjen ditore të tij) për të ruajtur në këtë mënyrë një balancë të vazhdueshme të hekurit. Gabime persistente në balancën e hekurit shkaktojnë;
1. Defiçit të Hekurit (kur ka balancë negative e tij), që po nuk u korrigjua në kohë mund të shkaktojë dhe Anemi Ferriprive.
2. Hemosiderozë dhe Hemokromatozë (balancë pozitive e tij).
Të dyja balancat janë me pasoja për njeriun. Organizmi i njeriut është ndërtuar në mënyrë të përkryer për të patur një sasi të caktuar fiziologjike të hekurit që duhet të qarkullojë, përdoret dhe depozitohet vetëm i lidhur me struktura të tjera (proteina në shumicën e rasteve) dhe nuk duhet të ketë aspak hekur të lirë qoftë në qarkullim, qoftë në qeliza për shkak të veprimit toksik të tij.
Defiçiti i Hekurit
Defiçiti i hekurit është pakësim të përmbajtjes totale të këtij mikroelementi (hekurit), në organizëm, pasojë e një balance negative midis sasisë së marrë dhe atij të eleminuar.
* Anemia Ferriprive ndodh kur defiçiti i hekurit është aq i thellë, sa të pakësojë eritropoiezën dhe të shkaktojë zhvillimin e anemisë (iron-restricted eritropoiesis).
* Defiçiti i hekurit pa Anemi Ferriprive, është më e shpeshtë se Defiçiti i Hekurit me Anemi Ferriprive.
Është krijuar mendimi se anemia nga mungesa e hekurit (por dhe ajo nga defiçiti i Vitaminës B12, Acidi Folik etj) janë të lidhura me mosmarrjen e tyre me ushqime (apo dieta të ndryshme që mbajnë njerëzit). Këto anemi në të vërtetë quhen dhe anemi karenciale ose nutricionale (ushqimore), por në fakt, të paktën në kohën e sotme shumë e vogël është mundësia të shkaktohet defiçit i tyre nga mosmarrja e këtyre elementeve me ushqime.
Kjo për faktin se në vëndet e zhvilluara dhe në zhvillim merren si ushqime bimore dhe shtazore (ku gjendet hekuri dhe përbërësit e tjerë të nevojshëm për sintezën e eritrociteve) dhe një sasi hekuri kalon në ushqim dhe nga tenxherja (prej përbërës hekuri) ku përgatitet ushqimi.
Pra mosmarrja e sasive të duhura është një faktor, por jo i rëndësishëm. Është një problem që mund të kontrollohet dhe korrigjohet (përdorimi i suplementeve apo imprenjimi i hekurit tek uji, qumështi, biskotat e tj).
Mund të shkaktohet nga pakësim i thithjes në patologji të ndryshme të Traktit Gastro-Intestinal (gastrite, malabasorbim etj), nga patologji të lindura ose të fituara në transportit të hekurit tek enterocitet e zorrës dhe pastaj në gjak për tek vëndet e përdorimit të tij. Duhet theksuar se në kushte normale thithja e hekurit në Traktin Gastro-Intestinal është e përkryer (që do të thotë se do të thithet hekur sipas nevojave që ka organizmi, pra sa më pak hekur të ketë aq më shumë do të thithet dhe anasjelltas).
Por shkaku kryesor i pakësimit të rezervave të hekurit (defiçiti i hekurit) është humbja e tij, në radhë të parë hemorragji të formave të ndryshme, që në shumicën e rasteve janë shumë të vogla (që shihen me sy dhe shpeshherë nënvlerësohen dhe disa herë nuk duken me sy, por zbulohen me ndihmën e mikroskopit apo të testeve të ndryshme), por të zgjatura në kohë.
Hemoragjitë e mëdha, shkaktojnë zbrazje të depove të hekurit, por ato janë të tilla që e nxitin pacientin të shkojë tek mjeku dhe në përgjithësi trajtohen me zëvëndësues të gjakut (dhe Masa Eritrocitare apo Gjak të plotë që siguron futje të sasive të hekurit në organizëm jo me rrugën e zakonshme enterale, por parenteral, I/V).
Theksojmë hemoragjitë, sepse është pikërisht hekuri që i jep gjakut ngjyrën e kuqe (dhe po këtë ngjyrë muskulit, pra mishit). AF shpesh quhet dhe anemia nga hemoragjia. Mundet që të ketë kombinim të të gjitha shkaqeve (shumëfaktoriale).
Defiçiti i hekurit është problemi nutritional më shumë i mundshm për tu parandaluar. Pothuajse është eleminuar në vëndet e zhvilluara, por 750 milion fëmijë në botën që po zhvillohet, kanë AF. Në shumicën e rasteve një pacient shkon tek mjeku, vetëm kur zbulohet Anemia nga Defiçiti i Hekurit (Anemia Ferriprive), pra periudha me Defiçit të Hekurit shpesh në praktikë nuk vlerësohet, nuk diagnostikohet (ferritinemia është analiza kryesore), nuk zbulohet shkaku dhe nuk mjekohet.
Rëndësi ka jo vetëm mjekimi i Anemisë dhe i Defiçitit të Hekurit, por dhe zbulimi i shkakut, jo të anemisë (që në këtë rast i dihet shkaku që është defiçiti i hekurit), por të Defiçitit të Hekurit.
Anemia nga Defiçiti i Hekurit (Anemia Ferriprive ose Ferrodefiçitare)
Anemia nga defiçiti absolute i hekurit, ose anemia nga defiçiti i vërtetë i hekurit ku ka frenim të prodhimit të hemit të Hb dhe të eritropoiezës si rrjedhojë e mungesës absolute të hekurit (hipoferritinemia) për ta dalluar nga Anemia Inflamatore Kronike ku ka hekur me tepri në organizëm, të depozituar në SFMN, por që nuk mund të përdoret për sintezën e hemit të Hb, me pasojë përsëri pakësimin e eritripoiezës.
Eritrocitet janë një nga qelizat (në fakt nuk ka më qelizë po nuk pati bërthamë, por eritrocitit “i falet’ për faktin se sakrifikon veten për të siguruar jetën e të gjithë qelizave të tjera të organizmit) më të përkryera të organizmit sepse ajo nuk ka bërthamë (është e destinuar të vdesi pasi të kryejë funksionin e saj), nuk ka organoide (mitokondri, ribozome), merr formën e një disku bikonkav që të sigurojë sipërfaqen më të madhe për një volum të caktuar, siguron energjinë e nevojshme nga rrugë jo shumë efektive siç është glikoliza anaerobe e realizuar në citoplazmë, do të kalojë shumë herë në ditë në mikroqarkullim (stres mekanik dhe hipoksik), çdo 20 sekonda bën një qarkullim në të gjithë trupin dhe të gjitha këto për 120 ditë (4 muaj).
Pra kjo “qelizë” ka boshatisur pothuajse plotësisht citoplazmën për ta mbushur me një pigment kryesor, hemoglobinën, e cila përbëhet nga 4 zinxhirë proteinikë, që lidhen me nga një grup prostetik (hemi) që kanë në qëndër një atom hekuri. Të njëjtin grup prostetik (hemi) ka dhe mioglobina tek muskujt. Është hemoglobina e eritrociteve dhe pikërisht atomi i hekurit që do të bëjë transportin e oksigjenit për tek të gjitha indet.
Defiçiti i hekurit në organizëm do të pasohet midis të tjerave me pakësimin e hemoglobinës tek rruazat e kuqe. Pikërisht pakësimi sasior i hemoglobinës njihet si anemi dhe, duke vënë në dukje shkakun, anemia do cilësohet si ferrodeficitare. Kjo pasqyrohet nga ana laboratorike, me uljen e të gjithë treguesve të serisë së kuqe dhe në strishon e gjakut periferik paraqiten qelizat e kuqe të gjakut (eritrocitet), më pak të ngjyrosura dhe më të vogla se normalisht (anemia hipokrome, mikrocitare).
Pakësimi i hekurit në organizëm do të shoqërohet dhe me pakësimin e hemoglobinës dhe mioglobinës tek muskujt, me pasojë mostransportin e duhur të oksigjenit në të gjitha qelizat, pra kufizim të funksionit të tyre, mosrealizim të fosforilimit oksidativ (kujdes s’ka ATP !!! sepse hekuri shërben si koenzimë e enzimave të zinxhirit të respiracionit qelizor), që realizohet në mitokondrie.
Artikull nga dr. Sotiraq Lako
Hematolog
Spitali Amerikan