Kategorite

Me te lexuarat

Çfarë zbulojnë testet për alergjitë ushqimore, nga ndryshon nga intoleranca

Një alergji ushqimore është kuadri klinik që vjen nga një reagim i gabuar i sistemit imunitar drejt një apo më shumë molekulave (alergjenëve) që përmbajnë ushqimet; kur një qelizë imunitare lidhet me një alergjen ushqimor ndodh një reaksion që provokon simptomat klasike të alergjisë.

Nga ndryshon nga intoleranca ushqimore?

Ndërëkohë intolerancat ushqimor ejanë reaksione drejt një apo më shumë ushqimeve jo të lidhura me sistemin imunitar.në këtë rast simptomat janë në përgjithësi intestinale, dhe shmë më pak në mënyrë propocionale me sasinë e ushqimit të konsumuar.

NDJESHMËRIA NDAJ ALERGJENËVE

Pjesa më e madhe e alergjenëve ushqimore shkaktojnë reaksione edhe pas gatimit apo tretjes, ndërsa në disa raste (zakonisht me frutat dhe perimet) alergjia shfaqet vetëm nëse konsumohen krudo.

Të qënit të ndjeshëm ndaj një alergjeni specifik ushqimor do të thotë se organizmi porodhon antitrupa IgE specifikë për atë alergjen, por prania e tyre nk presupozon shfaqjen e simptomave.

Kur arrin të tolerosh sistematikisht një ushqim që në të shkuarën ka shkaktuar alergji tregon se alergjia është kaluar (për shembull pjesa më e madhe e fëmijëve e kalojnë alergjinë nga qumështi, veza, soja dhe gruri), por për fat të keq nuk mund të parashikohet shkalla e reagimit alergjik në bazë të ashpërsive të mëparshme.

TESTET E LËKURËS

Nëse anamneza, regjimi ushqimor apo regjimi i eliminimit sugjerojnë praninë e një alergjie specifike, mjeku do të kërkojë testet e lëkurës apo që njihen si “scratch test” dhe “prick test” për të konfirmuar diagnozën.

Në scratch test mjeku do të vendos një ekstrakt të ushqimit në lëkurë në parakrah. Më pas do të pickojë lëkurën me një age dhe do të kontrollojë nëse zona është enjtur apo skuqur: prania e ënjtjes dhe skuqja janë simptoma të një reaksioni lokal alergjik.

Prick test bëhet duke vendosur një afe nën lëkurë në parakrah dhe duke injektuar një sasi të vogël të ekstratit.

Pozitiviteti i scratch test apo prick test tregon se në qelizat master të lëkurës ka IgE (imunoglobina) specifike për ushqimin që është testuar. Testet e lëkurës janë të shpejtë, të thjeshtë dhe të sigurtë.

ANALIZA E GJAKUT

Mjeku mund të përcaktojë diagnozën dhe duke përshkruar analizën specifike të gjakut; nëse jeni shumë alergjik dhe reaksionet anafilaktike janë të shpeshta, mjeku nuk mund të përdorë testin e lëkurës, pasi do të shkaktonte një reaksion alergjik të rrezikshëm. Testet e lëkurës, veç të tjerash nuk mund të bëhen nëse vuani nga ekzema që përhaoen në zona të lëkurës.

Mjeku mund tu këshilojë analizat e gjakut si RAST (radioallergosorbent test) dhe ato të gjeneratës së fundit, si CAP-RAST. Një tjetër analizë e gjakut e këshilluar është ELISA (enzyme-linked immunosorbent assay), pra një dozë imunitare e përthithur e lidhur me një enzimë. Këto analiza përcaktojnë praninë në gjak të antitrupave specifike për një ushqimtë caktuar./ MeMjekun.com