Psikologji/ Simptoma e Abulisë apo mungesa e vullnetit për të bërë diçka. Nga se shkaktohet?
Share This Article
Abulia është një çrregullim psikik i karakterizuar nga një dobësi progresive e vullnetit për të ndërmarrë çdo iniciativë.
Ky fenomen çon në një frenim të aktivitetit fizik dhe njohës: subjekti heziton të marrë një vendim të pavarur dhe të bëjë një veprim të caktuar, ndërsa është i vetëdijshëm për nevojën për ta përfunduar atë.
Në rastet më të rënda Abulia çon në pezullimin e çdo veprimi vullnetar, duke e drejtuar pacientin drejt një inercie totale. Këtij çrregullimi mund ti bashkangjiten dhe probleme të përqëndrimit dhe vëmendjes.
Abulia është një simptomë që shfaqet në gjendjet depresive. Kjo gjendje mund të ndodhë dhe në raste të traumave të kokës, hemorragjisë intracerebrale, skizofrenisë, sëmundjes së Huntigton, demencës dhe sëmundjes së Parkinsonit.
SHKAQET E MUNDSHME TË ABULISË
Në fakt janë një sërë simptomash të tjera që mund të shpjegojnë se nga se vjen abulia. Por ndër më kryesoret përmenden
Alkolizmi
Ankthi
Demenca vaskolare
Depresioni i madh
Hemorragji cerebrale
Iktus
Sëmundja e Huntigton
Sëmudja e Alzheimer
Sëmundja e Parkinsonit
Skizofrenia.
Simptoma e Abulisë është tipike kryesisht e sëmundjeve, gjendjeve apo çrregullimeve të ankthit, depresionit të madh, hemorragjisë cerebrale dhe skizofrenisë. Por mund të jetë një simptomë tipike dhe e sëmundjeve të tjera. / MeMjekun.com