Kategorite

Me te lexuarat

Keratokonus, sëmundja e kornesë së syrit/ Shkaqet dhe simptomat

Termi “keratokonus” tregom për një sëmundje të syve e karakterizuar nga një ngurtësi më e vogël strukturore të kornesë (membranës transparente e vendosur në pozicionin e parmë të syrit, që përbën lenten më të fuqishme të aparatit viziv) i cili ka tendencën të hollohet duke marrë formën e një koni të fryrë drejt pjesës së jashtme të syrit.

Kjo patologji mund të ndodhë në një apo të dy sytë, dhe në pjesën më të madhe të rasteve redukton mprehtësinë e shikimit aq sa deformohet kornea.

Nëse diagnoza bëhet menjëherë, përmes një vizite te okulisti ndihmuar nga pajisjet specifike si tomograafia konreale, topografia korneale dhe pakimetria mund të ndërhyhet në keratokonus para se të arrijë nivelin e rëndë që është më i veshtirë të menaxhohet.

SHKAQET

Në pjesën më të madhe të rasteve keratokonus shfaqet mes adoleshencës dhe moshës së rritur, dhe prek të dy sytë megjithëse në masë të ndryshme.

Ajo favorizohet ngaL
Familjariteti: disa studime kanë treguar se rreth 10-15% të personave të prekur kanë një anëtar të familjes me të njëjtën gjendje.

Lezione apo trauma korneale: mund të shkaktohet nga fërkimi i syrit, përdorimi i tejzgjatur i lenteve të kontaktit, procese irriituese të zgjatura me kalimin e kohës.
Patologji të tjera okulare si retinitis pigmentoz, keratokonjuktiviteti pranveror, retinopatia premature.

Gjithashtu dhe sëmundje sistemike si sindromi Dovvn, osteogenesis imperfecta, sindromi Ehlers-Danlos, amauroza kongjenitale e Leber dhe dëmi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira.

SIMPTOMAT

Karakteristikat e keratokonus janë progresive me kohën, sëmundja në fakt, stabilizohet në harkun kohor të 10-20 vjetëve.

Simptomat karakteristike të keratokonus përfshijnë fillimisht:

Ndjesinë e acarimit okular
Rritje të ndjeshmërisë ndaj dritës (fotofobia)
Shikim të dyfishtë kur mbyll njërin sy
Shikim i shtrembëruar ose i paqartë.

Më pas, me progresin e sëmundjes, pacienti do të ketë:
Shikim të reduktuar natën
Rritje të miopisë dhe astigmatizimit të keratokonus
vështirësi për të mbajtur normalisht lente kontakti
edema ose shenja korneale
paaftësi për të bërë dhe punë të thjeshta, si të ngasë makinën, të shohë televizor apo të lexojë një libër.

Këto simptoma mund të shfaqen pak a shumë shpejt, dhe sipas rasteve, në sëmundje të avancuar mund të çojë në dëmtim total të shikimit.


DIAGNOZA

Diagnoza vendoset gjatë një vizite okulistike dhe në rast se dyshohet sëmundja mund të kërkohen ekzaminime të mëtejshme që çojnë në përcaktimin me siguri të keratokonus, për të parandaluar dëme të mëtejshme apo komplet shikimin në rastet më të rënda

Ekzaminimet diagnostikuese më të nevojshme janë:
Topografia korneale: harta e sipërfaqes së kornesë e cila vlerëson, falë përdorimit të një pajisjeje optike të kompjuerizuar që projekton fashën e shndritshme në kornea dhe trashësinë e saj.

Tomografia korneale: ekzaminimi me mjete që studion lakimin, evoluimin dhe trashësinë e kornesë në më shumë nivele.

Pakimetria: mat trashësinë e kornesë, duke gjetur pikën më të dobët.

TRAJTIMI

Trajtimi bëhet në bazë të kushteve të pacientit dhe avancimin e sëmundjes. Strategjitë terapeutike kryesore përfshijnë:

Përdorimin e syzeve apo lenteve specifike të kontaktit që rrisin mprehtësinë e shikimit

Corss-Link korneale: përdoret në fazat fillestare të sëmundjes dhe parashikon përdorimin e pikave me bazë vitaminën B2, apo riboflavinën që penetron në brendësi të kornesë. Më pas kornea i nënshtrohet rrezatimit me rreez të ulëta ultraviolet të tipit A (UVA), me kohëzgjatje prej 30 minutash, gjatë së cilës aplikimi i vitaminës B2 përsëritet çdo pesë minuta. Në përfundim të këtij procesi syri mjekohet me pika apo pomadë antibiotike dhe mbyllet me fasha apo gjatë aplikacionit me lente kontakti terapuetike që mbahen për 3-4 ditë.

Operacionet keratoplastike: transplanti i kornesë udhëzohet kur nuk është e mundur të korrigjohet shikimi me lente kontakti apo ndërhyrje kirurgjikale për të cilat është e nevojshme zëvendësimi i kornesë së sëmurë me një korne të shëndetshme që bëhet nga një donator.

PARANDALIMI

Nuk ka strategjie parandalimi për keratokonusin, por mund të shpeshtoni vizitat okulistike, sidomos në raste të familjaritetit të saj apo përkeqësim i papritur i shikimit. Kjo shërben për diagnostikimin e hershëm e të saj duke shmangur kështu dhe dëmet e riparueshme të kornesë. /MeMjekun.com