Psikologji/ Çfarë është paranoja? Shkaqet dhe simptomat
Share This Article
Paranoja është një shqetësim psikik i karakterizuar nga një delir i kthjellët; edhe pse ka një perceptim të shtrembëruar të realitetit, njeriu paranojak ka një logjikë mendimi mjaft koherente.
Për më tepër, deliret paranojake nuk prekin njohjet intelektuale, por kanë të bëjnë me situata të besueshme dhe përmbajtaje e tyre nuk ka tendenca të çuditshme. Për këto arsye kjo mund të kalojë pa u vënë re në fazat e saj të para.
Forma tipike e paranojës është deliri i persekutimitl pacienti është i bindur që disa persona duan ta dëmtojnë dhe në bazë të kësaj interpreton çdo ngjarje në mënyrë të shtrembëruar, madje dhe ato më të parëndësishmet.
Paranoja mund të shfaqet dhe me mënyra të tjera, si për shembull, në rastin e delirit mistik apo megalomanisë. Disa nga këto forma mund të alternohen në brendësi të të njëjtit kuadër klinik.
Paranoja shfaqet dhe në psikozat kronike, si çrregullimet bipolare dhe në disa forma të skizofrenisë. Ajo gjithashtu mund të shfaqet dhe nga kushte të tjera si marrja e stimulantëve, mes të cilave kokaina dhe anfetamina./ MeMjekun.com