Çfarë është ketoacidoza diabetike/ Simptomat dhe trajtimi
Share This Article
Me termin ketoacidozë diabetike flasim për një ndërlikim akut të diabetit melit të tipit 1, apo më rrallë tek pacientet e prekur nga diabeti i tipit 2.
Ajo ndodh kur organizmi nuk është më në gjendje të prodhojë mjaftueshëm insulinë, molekula që ka rol kyç që sheqeri të kalojë nga gjaku në muskuj dhe inde të tjera. Pa mundësinë për të përdorur sheqerin si “lëndë djegëse”, qelizat nisin të përdorin yndyrnat për të bijetuar, por ky ndryshim metabolik ka si pasojë akulimin e ketoneve në gjak.
Ketoacidaza shfaqet me hipergliceminë dhe rritjen e ketoneve në qarkullim që janë përgjegjëse për simptoma karakteristike si: rritje të etjes dhe frekuencës së urinimit, rritje të shkallës së frymëmarrjes, frymëmarrje me erë karakteristike, lodhje, konfuzion dhe gjendje të fikti.
Diagnoza përcaktohet mbi bazën e analizave të gjakut, ndërsa trajtimi parashikon rihidratimin e pacientit dhe marrjen e insulinës.
SHKAQET
Dimë që diabeti i tipit 1 bazohet në mungesën (totale ose pjesërisht) të insulinës, hormoni kryesor detyra kryesore e të cilit është që glukozën që qarkullon e lirë në qarkullimin e gjakut, të magazinohet në brendësi të të gjitha qelizave të organizmit për tu përdorur më pas pak a shumë menjëherë.
Kur insulina mungon, pason një gjendje e hiperglicemisë: glukoza e cila nuk transferohet më në brendësi të qelizave, vazhdon në gjakun periferik dhe nivelet e saj rriten në gjak në mënyrë të frikshme.
Për të shmangur këtë situatë pacienti diabetik udhëzohet nga diabetologu për të marrë rregullisht insulinë, për të pasur një metabolizëm korrekt të sheqerit.
Në mungesë të sheqerit disa qeliza kanë nevojë urgjente për të gjetur burim alternativ të energjisë, dhe në veçanti është e vërtetë për qelizat e sistemit nervor qëndror. Burimi që kanë tendencë të përdorin këto qeliza janë acidet yndyrore. Por përdorimi i këtyre të fundit si pasojë ka prodhimin e sidomos akumulimin e produkteve të mbeturinave karakteristike, që quhen “trupa ketonike”.
Ato hyjnë në gjak, e për pasojë ulin pehashin pH (acidifikimi i gjakut).
Në të njëjtën kohë mbetet i lartë niveli i glicemisë, por paaftësia e qelizave për ta marrë atë nga gjaku aktivizon mekanizmat e hiperglicemisë që synon çlirimin e glukozës nga rezervat e organizmit, proces që çon në rritje të mëtejshme të nivelit të glukozës në gjak, duke hyrë dhe ushqyer kështu një rreth vicioz të rrezikshëm.
Faktorët e rrezikut
Çdo pacient diabetik i tipit 1 është i ekspozuar ndaj rrezikut të zhvillojë një ketoacidozë diabetike dhe pse jo gjithmonë është e mundur të gjurmohet shkaku i shpërthimit të tij, mes faktorëve që nxisi këtë proces kujtojmë:
Prania e infeksioneve, si gripi apo infeksion i traktit urinar
Harresa apo gabime në marrjen e insulinës,
Plagë apo ndërhyrje kirurgjikale
Disa ilaçe, si për shembull kortizoni
Abuzimi me alkoolin
Konsumi i substancave abuzuese
Shtatzëni
Fluksi menstrual.
SIMPTOMAT
Në nivelin klinik shenja karakteristike e pacientit të prekur nga ketoacidoza përfaqësohet nga frymëmarrja me erë acetonike apo frutash që vjen për shkak të eliminimit të acetonit të prodhuar nga katabolizmi i trupave ketonike.
Simptomat klinike janë:
Poliuria, apo urinimi i shpeshtës në 24 orë, mbi dy litra gjithë ditën. Në fakt është një gjendje tipike e diabetit të tipit 1, e pavarur nga ketoacidoza, por që në këtë gjendje tenton të theksohet më tej.
Polidipsia, apo rritje e ndjesisë së etjes që sigurisht është pasojë direkte e poliurisë.
Tensioni i ulët, që ndodh si përgjigje ndaj humbjes së madhe të lëngjeve dhe që nuk kompensohen.
Humbje oreksi
Nauzea dhe të vjella
Nervozizëm i përgjithshëm
Takipnea (shpeshtim i frekuencës respiratore)
Humbje e vëmendjes apo thjesht përgjumje, që shpesh mund të kalojë pa u vënë re, sidomos nëse flasim për ketoacidozën tek një fëmijë.
Ndonjëherë mund të shfaqet dhe temperaturë që në disa raste vjen për shkak të ndonjë infeksioni i cili mund të jetë në të vërtetë shkaktari i gjendjes.
KINI PARASYSH! Ketoacidoza diabetike ndonjëherë mud të jetë forma e parë e shfaqjes akute e një diabeti të tipit 1 të padiagnostikuar sidomos tek fëmijë, ku shpesh këto simptoma mund të ngatërrohen ose nënvlerësohen.
DIAGNOZA
Diagnoza zakonisht bazohet në identifikimin sa më shpejtë të jetë e mundur e simptomatologjisë karakteristike, për të bërë të mundur kështu bllokimin e shpejtë të situatës të çekuilibrit dhe shmangjen e pasojave më të rënda.
Nga ana e analizave laboratorike diagnoza bazohet në:
Hipergliceminë, që ka tendencën të rritet gjithmonë e më shumë për shkak të aktivizimit të mekanizmave hiperglicemikë që qelizat aktivizojnë në mugnesë të glukozës në brendësi të tyre;
Trupat ketonike, përveç një ulje të pH të lidhur me praninë e tyre; pH monitorohet në spital përmes një analiza speciale invazive që quhet emogazanaliza arterioze (EGA).
TRAJTIMI
Meqenëse rreziku i parë për pacientin me ketoacidozë përfaqësohet nga dehidratimi dhe më pas tensioni i ulët, trajtimi fillestar duhet të bazohet në një rehidratim të përshtatshëm për pacientin, proces gjatë të cilit është i rëndësishëm të kontrollohet ekuilibri elektrolitit, për të shmangur ndryshimet e papritura të përqëndrimit (sidomos natriumit dhe kaliumit).
Prandaj terapia kryesore ka për qëllim kompensimin metabolik të glukozës; një gjendje ku pacienti i prekur nga diabeti melit i tipit 1 e për këtë arsye i dënuar përjetë të prodhojë një kuote insuline më të vogël se normalja, dhe i lidhur padyshim me administrimin e insulinës ekzogjene.
Duke marrë insulinë nga jashtë glukoza mund të hyjë në brendësi të qelizave që është në gjendje ta përdorë si burim energjie primare. Hyrja e glukozës në brendësi të qelizave ul gjendjen e hiperglicemisë kronike.
PARANDALIMI
Tek pacienti me diabet të diagnostikuar, sidomos nëse është fëmijë, parandalimi i një gjendje të rrezikshme si ketoacidoza diabetike, mund të bëhet duke monitoruar me kujdes vlerat e glicemisë dhe dozat e nevojshme të insulinës për të mbajtur ekuilibrin e duhur.
Nëse pacienti, fëmijë apo jo, nuk e di që ka diabet, parandalimi i ketoacidozës rezulton më kompleks, pasi shpesh ketoacidoza është burimi i parë i shfaqjes. Por gjithsesi duhet të monitorohen shenjat dhe simptomat e alarmit si përgjumja, frymëmarrja acetonike, ndryshim i i frymëmarrjes apo frekuencës kardiake. /MeMjekun.com