Sëmundja “duar-këmbë-gojë”/ Shkaqet, simptomat dhe transmetimi
Share This Article
Duar- këmbë-gojë duket si një dredhi gjuhësore po në fakt është emri popullor i një sëmundje ekzantematike e përhapur kryesisht tek fëmijët.
Ajo shkakton shfaqjen e një ekzanteme, apo puçra, me lëng apo pa lëng në lëkurë, siç e thotë dhe vetë emri i sëmundjes që përqëndrohet në:
Gojë
Pëllëmbët e duarve,
Pëllëmbët e këmbëve.
Bëhet fjalë për një infeksion të zakonshëm tek të porsalindurit dhe fëmijët, dhe përveç shfaqjes në lëkurë shpesh karakterizohet nga ethe dhe një gjendje jo e mirë shëndetësore e lehtë.
Sëmundja ka tendencën të zgjidhet spontanisht pa komplikacione të veçanta në harkun e 1-2 javëve. Larja e shpeshtë e duarve dhe normat e higjienës janë të mjaftueshme për të reduktuar rrezikun e infeksionit.
Duar-këmbë-gojë mund të shkaktohet nga shumë viruse që në Shqipëri qarkullojnë me intenistet të madh në muajt e dimrit dhe pranverës, por që mund të ndodhin dhe gjatë gjithë vitit. Sipas ISHP, vetëm në dhjetor të 2019 janë regjistruar 2 raste në Fier.
SHKAQET
Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi Coxsackie dhe më rralle nga enterovirusi. Diagnoza vendoset përmes një vizite te mjeku apo vëzhgimit të shenjave dhe simptomave që shfaqen. Në raste dyshimesh, për raste të përzgjedhura kërkohet tamponi farnigut ose ekzaminimi i jashtëqitjes për të vijuar me identifikimin e kulturës së virusit.
Transmetimi
Tek të prekurit sëmundja mund të izolohet përmes sekretimeve të gojës dhe hundës, lëngut vezikular apo feçes.
Individi mund të përhapë tek të tjerët virusin përmes kontaktit të ngushtë personal, ajrit (duke u kollitur ose tështirë), kontaktit me feçen, kontaktit me objekte dhe sipërfaqe të kontaminuara.
Për shembull mund të infektohet duke puthur personin e prekur, apo duke prekur diçka që mban personi.
Në përgjithësi kulmi i ngjitjes ndodh gjatë javës së parë të sëmundjes. Por mund të mbetet ngjitëse për ditë apo javë nga shfaqja e simptomave.
Disa persona, sidomos të rriturit, nuk mund të shfaqin simptoma por mund ta transmetojnë atë tek të tjerët. Për këtë arsye duhet mbajtur një nivel i mirë higjiene, si për shembull, duke larë duart, duke zvogëluar mundësinë e përhappjes së infeksionit.
Në rastin e sëmundjes dorë-këmbë-gojë, duhet të qëndroni në shtëpi gjatë infeksionit, ose të konsultoni mjekun se kur duhet të riktheheni në kopsht apo punë.
SIMPTOMAT
Evolucioni i kësaj sëmundjeje përfshin simptomat e mëposhtme:
Acarim të gojës dhe fytit dhe ndonjëherë temperaturë,
Lodhje
Reduktim të oreksit
Lezione në duar, këmbë e ndonjëherë në ije
Episode të rralla të vjellash (kur shkaktohet nga virusi EV-71)
Nga momenti i infektimit duen 3 deri në 6 ditë prara shfaqjes së simptomave.
Shenjat e para janë në përgjithësi një temperaturë e lehtë (mesatarisht 38.3 gradë Celsius), oreks i dobët dhe dhimbje barku. Sëmundja shfaqet 1-2 ditë më pas me makulat e kuqe të dhimbshme në gojë e gjuhë, që kanë tendencën të çahen dhe të shkaktojnë dhimbje dhe vështirësi në ushqim. Pas dy ditësh shfaqen edhe në lëkurë në duar e këmbë. Më e shpeshtë më pas është shfaqja e pustulës në të ndenjura.
Skuqja përqëndrohet fillimisht në pëllëmbët e duarve e këmbëve e thembrave: dhe në këtë rast shfaqjen fillimisht njolla të kuqe 2-10 mm që kthehen në vezikula me një ngjyrë karakteristike gri. Në përfundimt të fazës së infeksionit ato mund të kthehen në lëkurë e hequr.
Në përgjithësi nuk provokojnë kruarje, vetëm me përjashtime rastësore.
Shërimi bëhet spontanisht në një javë apo pak më shumë, dhe shumë rrallë ka temperaturë të lartë dhe diarre.
Tetk të rriturit mund të jetë më e rëndë, por dhe në këtë rast komplikacionet janë të rralla.
Kontaktoni mjekun nëse….
Besoni se fëmija juaj duhet të vizitohet
Mishrat e dhëmbëve të fëmijëve janë me dhimbje, të skuqura e të fryra dhe nëse ka vezikula në buzë.
Nëse ka temperaturë për më shumë se tri ditë.
Shkoni në spital nëse…
Fëmija ka përgjumje, qan pa vetëdije
Fëmija shfaq simptoma të dehidratimit (ka gojë të thatë, nuk ka lot, nuk bën çiçin për më shumë se 8 orë)
TRAJTIMI
Nuk ka një kurë specifike, por me këshillë të pediatrit mund të merret paracetamoli për temperaturën apo ilaçe të tjera që lehtësojnë gëlltitjen e ushqimeve.
Në rast se ka kruarje mund të merren antihistamikë apo ilaçe topike, si krem apo xhel.
PARANDALIMI
Është e vështirë të këshillosh veprime specifike për të parandaluar shfaqjen në duar, këmbë e gojë. Në përgjithësi këshillohet të lahen duart me kujdes dhe të respektohet higjiena. Pacienti i prekur nga sëmundja mbetet i ndjeshëm ndaj shtameve të tjera përgjegjëse për të.
Mos i çani fluskat, pasi përhapet virusi. Që nga 2015 Në Kinë është e disponueshme një vaksinë, por që në Europë e SHBA nuk është ende në shitje.
PRANIMI NË SHKOLLË
Në përgjithësi fëmija mund të kthehet në shkollë pasi të mos ketë më temperaturë. Në rastet e kopshteve dhe çerdheve ka norma pak më strikte./ MeMjekun.com