Kategorite

Me te lexuarat

Gjendja e shokut hipovolemik/ Shkaqet, simptomat, rreziqet dhe trajtimi

shoku hipovolemik

Me fjalën “shok” (angl: Shock) kuptojmë një gjendje çekuilibri qarkullues ku organet nuk marrin sasinë e mjaftueshme të gjakut dhe oksigjenit që përmban, për pasojë vuajnë dhe në mungesë të një trajtimi, shkaktohet vdekja. Në terma mjekësore një ulje e furnizimit me gjak përcaktohet si një reduktim i perfuzionit (qarkullimit) apo thjesht hipoperfuzion.

Në rast shoku organizmi vë në lëvizje një seri mekanizmash duke tentuar të kompensojë mungesën e oksigjenit dhe janë pikërisht këto përpjekje që shfaqen nga jashtë përmes simptomave klasike të shokut.

Mes shkaqeve të ndryshme në bazë të gjendjes së shokut gjejmë reduktimin e volemisë, apo vëllimit të gjakut qarkullues në organizëm: indet marrin më pak gjak pasi në “vaza ka më pak gjak që qarkullon”, edhe pse më poshtë do të shohim se nuk kështu për të gjitha rastet e shokut hipovolemik.

Trajtimi parashikon përpjekje dhe metoda të ndryshme bazuar në mekanizimin themelor që ka çuar në hipoperfuzion.

Prognoza ndryshon në bazë të faktorëve të cilët janë:
Sasia e gjakut/ lëngjeve të humbura,
Shpejtësia me të cilin është bërë humbja,
Shkaqet e humbjes.
Gjendja shëndetësore e personit në prani të kushteve mjekësore kronike si diabeti apo sëmundje kardiake etj.
Mosha

Një shok hipovolemik mund të rezultojë fatale pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të një mjeku.

Llojet e ndryshme të shokut:

Nën përkufizimin e shokut, i njohur si vuajtje e indeve periferike nga hipoperfuzioni, gjejmë lloje të ndryshme që varen nga mekanizmi bazë:
Shoku kardiogjen: hipoperfuzioni periferik nga mosfunksionimi kardiak.
Shoku neurogjen: hipoperfuzioni periferik për shkak të mungesës së kontrollit të vaskularizimit nga ana e sistemin nervor qendror.
Shoku septik: hipoperfuzioni periferik nga ndryshimi të vazave pas një infeksioni
Shoku anafilaktik: ndryshimi i vazave perfierike për shkaki të reaksionit alergjik dhe lëshimi i ndërmjetësuesve molekular specifike.

Shoku obstruktiv: gjendje që ndryshon shkëmbimin normal të gazit në nivelin e kapilareve të mushkërisë (si pneumotoraksi apo embolia polmonare).

Shoiku hipovolemik: reduktim i perfuzionit perfierik për shkak të reduktimit të volemisë (sasisë së gjakut qarkullues)

SHKAQET

Në kontekstin e shokut hipovolemik, për të cilën do flasim në këtë artikull, mund të bëjmë dallimet e mëposhtme:
Shoku hipovolemik në bazë të hemorragjisë, për shkak të një humbje të madhe gjaku (hemorragji) që përcakton reduktimin e volemisë (vëllimit). Shkaku më i zakonshëm është sigurisht origjina traumatike (për shembull një incident rrugor, një rrëzim etj) por mes origjinave të mundshme kujtojmë edhe

Gjakderdhja gastrointestinale
Gjakderdhja e një shtatzënië jashtë mitre
Gjakderdhja nga një ndërhyrje kirurgjikale
Gjakderdhja vaginale.

Shok hipovolemik johemorragjik: reduktim i volemisë për shkak të humbjes së lëngjeve që jo domosdoshmërisht shfaqen humbje gjaku në gjithë tërësinë e saj. Shembuj për këtë mund të jetë një:

Djersitje e shpeshtë dhe e madhe
Një ndryshim i veshkave me humbje të mëdha lëngjesh
Humbje lëngjesh në nivelin e zorrëve
Humbje lëngjesh të trupit për shkak të djegieve dhe dehidratimit.

Shoku hipovolemik është më i zakonshmi mes fëmijëve, sidomos për shkak të diarresë e për pasojë dehidratimit në vendet që janë në zhvillim.

SIMPTOMAT

Pacienti me një reduktim modest të vëllimit të gjakut mund të ketë fillimisht etje, ngërçe muskulore dhe/ose hipotension ortostatik.
Mund të ketë disa shfaqje të përbashkëta për të gjitha format e shokut, pavarësisht nga shkaku që ka në origjinë; pasi hipoperfuzioni periferik në thelb përcakton një reduktim të furnizimit me oksigjen të indeve në organizëm (hipoksi), dhe ato përgjigjen duke reduktuar konsumin. Për qelizat kjo do të thotë kalimi nga një metabolizëm aerobik në një metabolizëm anaerobik duke gjeneruar produkte të mbeturinave të acideve si për shembull acidi laktik i muskujve, kur për shkak të sforcimeve të tejzgjatura përfundon disponueshmëria e oksigjenit për metabolizmin aerobik.

Molekulat e “reaksionit” që lirohen gjatë shokut përcaktojnë disa shenja dhe simptoma karakteristike:

Rritje të frekuencës kardiake
Rritje të frekuencës respiratore
Shtrëngimi i enëve të gjakut
Djersë të ftohta

Në rastin e shokut hipovolemik pacienti ka tendencën të bëhet i zbehtë dhe i ftohtë në nivelin periferik për shkak të mungesës së qarkullimit.

Sa më e madhe dhe e shpejtë të jetë humbja e gjakut më të rënda janë simptomat e shokut që mund të përfshijnë ankth dhe irritim, konfuzion, dobësi përgjumje dhe humbje vetëdije.

DIAGNOZA

Shumë shpesh nuk ka kohë të ndiqen ekzaminimet për konfirmimin me siguri të diagnozës së supozuar të shokut, prandaj diagnoza është klinike, bazuar mbi shenja e simptoma dhe anamnezën.

Disa ekzaminime që mund të ndihmojnë nëse ka mundësi kohore të bëhen janë:
Elektrokardiograma për të parë frekuencën kardiake (sidomos në gjendjet e shokut që janë të ndryshme nga ai kardiogjen)

TRAJTIMI

Synimi kryesor i pacientit në shok është të ndihmojmë qarkullimin e gjakut dhe në rastin e shokut hipovolemik kjo përkthehet në marrjen e lëngjeve lloji i të cilëve varet nga lloji i humbjes:
Në rastin e shokut hipovolemik me origjinë hemorragjike humbja ka të bëjë me përbërësit e gjakut, që do të riintegrohen përmes transfuzionit
Ndërsa në rastet e thjeshta të humbjes së lëngjeve merren lëngje nga pacienti në bazë të humbjes së vlerësuar.

Lëngjeve u shtohen dhe ilaçe për të monitoruar dhe kontrolluar funksionimin e zemrës dhe venave.

Synimi i fundit është ai i rikthimit të volemisë për t’u siguruar herë pas here për një perfuzion korrekt në të gjitha strukturat e organizmit./ MeMjekun.com