Çfarë është hormoni AMH (anti-mullerian) dhe pse duhet të dimë vlerat e tij
Share This Article
Hormoni anti-mullerian (AMH) është një glikoproteinë që prodhohet nga indet riprodhuese, testikujt tek meshkujt dhe folikulat ovariane tek femrat.
Vlerat e këtij hormoni maten përmes një kampioni të gjakut, kryesisht tek gratë në moshën e fertilitetit, kur ka vështirësi të ngelet shtatzënë apo nëse ka patologji femërore, si sindroma e vezores policistike apo pamjaftueshmëria primare ovariane.
Ndryshe nga analizat e tjera të rezervave të ulëta të vezores, si FSH dhe estradioli matja e të cilëve duhet të kryhet domosdoshmërish në ditët e para të ciklit, përqëndrimi i AMH tek gratë në moshën e fertilitetit mbeten konstante gjatë gjithë fazës së ciklit menstrual dhe në shtatzëni, prandaj mund të matet në çdo moment.
Tek burrat, hormoni prodhohet nga testikujt në rritje të përqëndrimit deri në moshën 2 vjeç; tek fëmijët meshkuj në fakt vepron duke penguar zhvillimin e organeve riprodhuese femërore, dhe më pas duke nxitur zhvillimin e atyre mashkullore, pra zvogëlohet në mënyrë progresive deri në pubertet, kur regjistron një rënie të dukshme të përqëndrimit në gjak.
Në përgjithësi analiza e përqendrimit të AMH tek meshkujt është e lidhur me patologji më të rralla dhe specifike, si puberteti i parakohshëm apo i vonshëm, prania e mikropenisit dhe çrregulime të tjera të zhvillimit seksual.
Më poshtë artikulli do të përqëndrohet tek organizmi femëror, ku udhëzimi për kryerjen e këtij ekzaminimi ka një rëndësi më të madhe.
VLERAT NORMALE
Tek meshkujt
Nën dy vjeç: 14-466 ng/mL (100-3500 pmol/L)
2-12 vjeç: 7.4-243 ng/mL (50-1700 pmol/L)
Të rritur: 0.7-19 ng/mL (5-140 pmol/L)
Tek femrat
Nën moshën dy vjeçe: më pak se 4.7 ng/mL (më pak se 35 pmol/L)
2-12 vjeçe: më pak se 8.8 ng/mL (më pak se 70 pmol/L)
13-45 vjeçe: 0.9-9.5 ng/mL (7-70 pmol/L)
Më shumë se 45 vjeçe: më pak se 1.0 ng/mL (më pak se 7 pmol/L)
Si gjithmonë vlerat normale konsiderohen nga një laborator në tjetrin, prandaj intervali referues duhet të jetë ai që merrni tek analiza.
VLERAT E LARTA
Tek vajzat e vogla, prodhimi i kufizuar i AMH ka të bëjë me zhvillimin e organeve femërore; përqëndrimi i saj mbetet i ulët deri në moshën e pubertetit, kur vezoret nisin të prodhojnë.
AMH më pas zvogëlohet në mënyrë progresive tek gratë në moshën e fertilitetit dhe bëhen shumë të vogla, madje të padukshme pas menopauzës.
Pikërisht tek gratë në moshën e fertilitetit përqëndrimi i saj ka një rëndësi thelbësore në termat diagnostikues. Në lindje ka rreth një milion qeliza vezë, të cilat ulen në 500 mijë në përiudhën e fëmijërisë.
Hormoni anti-mulerian pas pubertetit ka një efekt balancues në veprimin mujor të hormonit folikolo-stimulues (FSH) dhe të hormonit luitenizues (LH), gjatë procesit falë të cilit vetëm disa nga këto ovocite të mbetura do të arrijnë pjekurinë folikulare dhe në të cilën vetëm një, folikula mbizotëruese, do të lëshojë ovocitin (vezën) gati, ndoshta, për tu fekonduar.
Studime të ndryshme kanë treguar se përqëndrimi i AMH mund të jetë i nevojshëm për të vlerësuar “rezervën e vezores”,. Apo numrin e ovociteve të mbetura (që mund të arrijnë pjekurinë) dhe një vlerësim të probabilitetit, të paktën në mënyrë indirekte për të ngjizur një fëmijë përmes fekondimit artificial.
Më në përgjithësi mund të themi që vlerat e larta të AMH gjenden tek:
Gratë në moshën e fertilitetit;
Sindroma e vezores policistike, një gjendje e karakterizuar nga një sasi e lartë e AMH që vjen për shkak të tepricës së folikulave tipike të kësaj gjendje; në këto raste ndodhin ciklet jo të rregullta dhe anovuluese.
Në prani të tumoreve të vezores (beninjë apo malinjë), të karakterizuar nga përhapja e qelizave që prodhojnë hormonin. Në këtë rast përcaktimi i AMH mund të përdoret si një markues i tumorit, për të montoruar efikasitetin e terapisë dhe rishfaqjen e mundshme.
Së fundmi, vlerat e larta të AMH mund të jetë udhëzues për një përgjigje më të mirë të nxitjes ovarike në teknikat e fekondimit të asistuar.
VLERAT E ULËTA
Vlerat e ulëta të AMH mund të jenë tregues të:
Një reduktimi të pjellorisë (fertilitetit) tek femrat: sa më e ulët të jetë vlera e AMH më e ështirë është të mbetet shtatzënë, pasi folikulat ovarike të mbetura janë pak.
Menopauza e afërt.
KUR KËRKOHET ANALIZA
Analiza mund të jetë e nevojshme në këto raste:
Vlerësimi i kushteve të menopauzës.
Vështirësi në ngjizje
Sindroma e vezores policistike.
Prania e të porsalindurve me të dy organet gjenitale ose anomali të zhvillimit të testikujve.
Diagnostifikimi dhe monitorimi i tumoreve të vezores.
Duhet të keni parasysh që vlerësimi vetëm i hormoneve AMH nuk është i mjaftueshëm për të bërë diagnozën e një sëmundje, por kërkohen gjithmonë analiza të tjera diagnostifikuese, laboratorike dhe ekzaminime./ MeMjekun.com