Kategorite

Me te lexuarat

Intervista/ Dr. Fatjon Hajdari: Trajtimi fizioterapeutik për hernien diskale

hernia diskale

Hernia diskale është një sëmundje ku disqet e vertebrave të shtyllës kurrizore shtypen me njëra-tjetrën. Si pjesë e programit të rehabilitimit për të, krahas trajtimit me ilaçe mund t’i drejtoheni fizioterapisë, profesionisti që përdor metoda fizike për lehtësimin e dhimbjeve. Ai e ndihmon pacientin duke e mbajtur aktiv, pa rrezikun e ushtrimeve të gabuara që mund të zgjasë kohën e shërimit dhe të shtojë dhimbjet. Për këtë memjekun.com ka biseduar me fizioterapistin Dr. Fatjon Hajdari.

Hernie diskale është mjaft e përhapur sidomos tek personat punët e të cilëve shoqërohen me përkulje të trupit, rrotullime në mënyrë anormale por dhe shkaqe të tjera. Çfarë është hernie diskale dhe kush janë më të rrezikuarit?

Hernia diskale është një sëmundje ku disqet e vertebrave të shtyllës kurrizore shtypen me njëra-tjetrën, ato mund të fryhen ose të çahen në pjesën që bën amortizimin e vertebrave për prekjen e nervit. Herniet diskale më të shpeshta i kemi në pjesën e qafës edhe në pjesën e mesit, ku janë edhe herniet diskale në pjesët më të vështira edhe të rrezikshme, ku në pjesën e qafës mund të japin dhimbje të krahut, mpirje edhe ulje të forcës muskulare por mund të shoqërohet me të vjella në pjesën cervikale. Kurse herniet diskale të pjesës lumbare janë më të shpeshta, shoqërohen me dhimbje të forta të mesit edhe këmbës së prekur të nervit. Hernie diskale janë një sëmundje që pas moshës 40 vjeç është me prezente te njerzit, sidomos ata që kanë një aktivitet të jetës me përkulje të shumta te mesi edhe një pune me pesha.

Sëmundjet reumatizmale dhe pjesa e trashëgimisë kanë ndikim në krijimin e një hernie diskale. Po kohët e fundit vërehet edhe në moshat e reja. Kur nervi mund të humbasë deri ne 40 % te funksionalitetit të tij, edhe mprija e këmbës ulja e masës muskulare janë gjërat më të zakonshme në personat me hernie diskale.

Lexo edhe- Hernie diskale/ Simptomat, ushtrimet, trajtimi dhe parandalimi

Cilat janë mënyrat e trajtimit të hernies diskale? Kur rekomandohet trajtimi kirurgjikal?

Mënyrat e trajtimit të hernies diskale janë trajtimi kirurgjikal, kur hernia është një fazë shumë të avancuar, dhe dhimbjet e forta prezente gjatë gjithë kohës, e bejnë trajtimin kirurgjikal shumë të nevojshëm. Trajtim tjetër është trajtimi me anë të fizioterapisë për të bërë të mundur qetësimin e dhimbjes edhe rikithimin në normalitet të pacientit.

Përsa i përket trajtimi fizioterapeutik, si zhvillohet ai?

Trajtimi me fizioterapi konsiston në pjesen e elektroterapisë për qetësimin e irritimit të nervit si edhe në pjesën e terapisë fizike për ta bërë të mundur qetësimin sa më të madh. Po trajtimi me fizioterapi kërkon një kohë paksa të gjatë që shkon 2 deri në 3 javë. Ndaj duhet edhe pak durim nga ana e pacientit për të mos shkuar në operacion.

Si mund ta parandalojmë hernien diskale?
Parandalimi i hernies diskale ka të bejë me kujdesin që tregojmë të gjithë ndaj trupit tonë, ku pjesë të rëndësishme ka gjimnastika e përditshme. Edhe pesha trupore është edhe ajo një faktorë shumë i rëndësishëm. Personat më të favorizuar të cilët mund të preken nga hernia diskale janë personat që punojnë me pesha, shoferat që bëjë udhëtime të gjata, si edhe persona që rrijnë për një kohë të gjatë ulur në karrige edhe kanë nje trup statik. Noti edhe ushtrimet gjimnastikore janë mënyra më e mirë për ta parandaluar një hernie diskale të avancojë./ MeMjekun.com

Dr. Fatjon Hajdari, Fizioterapist
Klinika e Fizioterapise “RED”
Nr. tel: +355 69 33 11 384