Intervista/ Dr. Besfort Ferhati: Çfarë duhet të dimë për ngrirjen e embrioneve
Share This Article
Ngrirja e embrioneve është një proces gjatë Fertilizimit in Vitro që bëhet në temperaturë shumë të ulët. Ajo është një alternativë për të pasur më shumë shanse për shtatzëni pas një cikli të vetëm të IVF. Për më shumë rreth saj flet embriologu dr. Besfort Ferhati në një intervistë për memjekun.com
Çfarë është krioprezervimi i embrioneve?
Me kriprezervim do të kuptojmë ruajtjen (prezervimin) e embrioneve që formohen gjatë procesit të Fertilizimit In Vitro në temperaturë shumë të ulët (krio). Krioprezervimi është një alternativë që ka rritur edhe më shumë shanset e suksesit për shtatzanë pas një cikli të vetëm IVF. Bebja e parë e lindur pasi ka qenë e ngrirë si embrion ka lindur në vitin 1984. Ruajta në ngrirje mund të kryhet përmes ngrirjes e ngadaltë ose ajo të shpejtë (vitrifikim). Vitrifikimi është një teknik që përdoret gjithnjë e më shumë se sa ngrira e ngadaltë.
Sa gjatë mund të ruhen embrionet e ngrira?
Për aq kohë sa ato ruhen në azot e lëngët në – 196 gradë Celcius, embrijat do të jenë të gjallë. I vetmi dëmtim teorik është humbja që shkaktohet nga kristalizimi i akullit. Shtete të ndryshme kanë ligje të ndryshme që rregullojnë kohën gjatë së cilës embrijat mund të ruhen të ngrira.
Cilat janë avantazhet e ngrirjes së embrioneve?
Avantazhet e ngrirjes (krioprezervimit) të embrioneve janë si më poshtë:
Mundëson maksimizimin e mundësive të shtatzanisë brenda të njëjtit procedurë të IVF dhe shmang “flakjen” e embrioneve normale, të gjalla por që kanë “tepruar”.
Në raste të hiperstimulimit ovarian, transferimi i embrioneve mund të anulohet; embrionet të ngrihen dhe të transferohen më vonë kur hiperstimulimi të jetë kaluar.
Në raste kur endometriumi nuk duket i përshtatshëm për implantim, embrijat mund të ngrihen dhe të transferohen më vonë kur endometriumi të jetë më i përshtatshëm për implantim.
Në rastet me kancer, embrijat mund të ngrihen përpara kimioterapisë ose radioterapisë dhe të transferohen në një moment të dytë.
Një qendër moderne Fertilizimi In Vitro, kemi gjithnjë një përqindje mbijetese që arrin në 75-80%. Humbja prej 20% i detyrohet procesit të ngrirjes dhe mërzitjes, të cilët përbëjnë një stres fizik të cilin jo të gjithë embrionet kalojnë. Në qendrën modeste, kjo humbje është shumë më e lartë.
Cila eshte procedura e transferimit te embrioneve te ngrira?
Embrionet e ngrira, pas shkrihen, mund të transferohen në një cikël natyral ose në një cikël me përgatitje hormonale (me apo pa Doën Regulation). Në momentin që kemi një trashësi endometriale optimale dhe një nivel estradioli normal, atëherë nisim suportin e fazës luteale dhe programojmë shkrirjen dhe transfertën e embrioneve në një ditë që të jetë në një fazë me zhvillimin endometrial.
Strategjitë e mundshme të transfertës së embrioneve të ngrira:
Transfertë e embrioneve të ngrira në një cikël natyral të modifikuar ose jo
Transfertë e embrioneve të ngrira në një cikël me përgatitje hormonale me / pa Doën regulation
Që të dyja metodat kanë shanse të njëjta suksesi.
Kur mund të ngrihen embrionet?
Embrionet mund të ngrihen në stadin kur janë 2 deri në 8 qeliza, si dhe në stadin e blastokistit (dita 5 e jetës). Qëllimi kryesor është ruajtja e mundësive të tjera shtesë për shtatzanë në një IVF ciklit./ MeMjekun.com
Dr. Besfort Ferhati
Spitali Amerikan 2