Sindroma e Tourette apo tiku nervor, simptomat dhe trajtimi
Share This Article
Sindroma e Tourette është nga ato shqetësimet e famshme që bëhen shpesh objekt ilariteti. Bëhet fjalë në të vërtetë për një gjendje që mund të jetë diskriminuese për personin.
Karakterizohet nga prodhimi i lëvizjeve, tingujve apo fjalëve të përsëritura dhe të pakontrolluara. Janë tike motorike dhe zanore të lidhura me lezione të sistemit nervor. Në përgjithësi shfaqen gjatë fëmijërisë, tipikisht rreth moshës 5-9 vjeç.
Kjo sindromë është përshkruar për herë të parë rreth viteve ’80. Mekanizmat nuk janë të qarta tërësisht por vihet re se rol të rëndësishëm luan gjenetika.
Sindroma e Tourette është më shumë se një shqetësim nervor pasi prek të gjitha aspektet e jetës së pacientit, në veçanti sferën shoqërore.
ÇFARË ËSHTË SINDROMI TOURETTE
Të vuash prej këtij sindromi do të thotë të kesh një tik që nuk e kontrollon dot. Mund të jenë lëvizje të përsëritura, tinguj apo fjalë, e mes këtyre dhe fjalë të këqija. Një gjest tjetër është edhe ajo e lëvizjes së vazhdueshme të shpatullave.
Prek më shumë meshkujt. Simptomat shfaqen para moshës 15 vjeç, por numri më i madh i rasteve ndodhin rreth moshës 6 vjeç. Tik mund të jenë pak a shumë komplekse që shfaqen me frekuenca të ndryshme. Disa prej veprimeve të pakontrolluara janë:
Përplasja e vazhdueshme e qepallave
Lakimi i hundës
Kolla
Të përsërisësh fraza
Të bëni gjeste të turpshme apo fyese.
Një aspekt i rëndësishëm i këtij sindromi është dhe tendenca për tu lidhur me sëmundje të tjera. Është e zakonshme që pacienti të vuajë dhe nga probleme të vëmendjes apo impulsiviteti. Përveç kësaj shpesh ekzistojnë histori familjare të saj.
SI TRAJTOHET?
Për fat të keq sindromi i Tourette nuk ka një trajtim përfundimtar. Por ka ilaçe që ndihmojnë të kontrollojnë tik. Për më tepër ka dhe qendra terapeutike që i mbështesin.
Trajtimi mjekësor varet nga rasti specifik i rëndësisë së tikut. Disa pacientë nuk kanë nevojë të marrin asnjë ilaç dhe në përgjithësi mund të bëjë një jetë produktive pavarësisht vështirësisë.
Një qasje e parë mund të jenë ilaçet që reduktojnë nivelin e dopaminës në tru. Por ama kanë efekte të ndryshme anësore, mes të cilave dhe rritja në peshë.
Shpesh përdoren dhe antidepresivët që reduktojnë ankthin dhe çrregullimet obsesive-kompulsive të lidhura me Tourette.
Përveç ilaçeve në trajtimin e Tourrette është i nevojshëm edhe një terapi psikologjike.
SI PËRFUNDIM
Sindroma e Tourette është një shqetësim kompleks nervor që shfaqet përmes tikeve motorike dhe verbale. Një nga problemet më të mëdha është se ndërhyn në jetën shoqërore të personit.
E rëndësishme është që të jeni të vetëdijshëm për pasojat psikologjike që lidhen me të. Nuk duhet të lejoni që sindromi i Tourrette të jetë objekt talljeje dhe paragjykimi. Është përgjegjësi shoqërore të integrohen në të gjitha nivelet personat e prekur./ MeMjekun.com