Çfarë tregon analiza e GGT, enzima që ndihmon mëlçinë të metabolizojë ilaçet
Share This Article
Gamaglutamil transferaza (GGT apo gama GT) është një enzimë që funksion kryesor ka transportin, duke çuar disa molekula në brendësi të organizmit; në veçanti luan një rol domethënës duke ndihmuar mëlçinë të metabolizojë ilaçet dhe toksinat e tjera.
Prandaj ajo është e përqëndruar më shuë në melçi, por mund të gjendet edhe në fshikëzën e tëmthit, shpretkë, pankreas dhe veshka.
Nëse merret individualisht një vlerë e lartë mund të tregojë një dëmtim të mëlçisë, por nuk të tregon gjendjen që mund të ketë shkaktuar dëmi; për këtë arsye matja e gamës GT në gjak kërkohet bashkë me enzimat e tjera të mëlçisë, transaminaza alanine (ALT), transaminazën aspartate (AST), ALP dhe bilirubinën. Doza e saj përcaktohet në laborator përmes një kampioni gjaku.
Lexo dhe- Çfarë janë transaminazat dhe analizat e tjera për mëlçinë dhe pse duhen
VLERAT NORMALE
Niveli i gama-GT mund të ndryshojë sipas moshës dhe gjinisë.
Meshkujt
0 – 11 muajsh: më pak se 178 U/L
12 muajsh – 6 vjeç: më pak se 21 U/L
7 – 12 vjeç: më pak se 24 U/L
13 – 17 vjeç: më pak se 43 U/L
Moshë e rritur: 8 – 61 U/L
Femrat
0 – 11 muajshe: më pak se 178 U/L
12 muajshe– 6 vjeçe: më pak se 21 U/L
7 – 12 vjeç: më pak se 24 U/L
13 – 17 vjeç: më pak se 26 U/L
Moshë e rritur: 5 – 36 U/L
Mos harroni si gjithmonë që vlerat ndryshojnë lehtësisht sipas laboratorit ku kryeni analizat, kështu që duhet ti referoheni atij laboratori.
INTERPRETIMI I VLERAVE
Vlerat e gama-GT mund të diagnostikojnë një dëmtim në mëlçi, por pa përcaktuar shkakun. Përgjithësi sa më e lartë të jetë vlera aq më i rëndë është dëmtimi. Përkundrazi, niveli i ulët i gama-GT nuk janë shqetësuese pasi tregojnë për një mëlçi në shëndet të mirë.
Vlerat e larta
Mes shkaqeve më të zakonshme që rrisin vlerat kujtojmë:
Abuzimi me alkoolin
Hepatiti viral kronik
Reduktim i fluksit të gjakut në mëlçi
Përdorimi i tepërt i disa ilaçeve (barbiturates apo disa antiepileptikë)
Arrest kardiak
Tumor në mëlçi
Steatoza e mëlçisë (mëlçi yndyrore)
Cerozë
Gur në tëmth
Diabeti
Pankreatiti
Gama- GT matet shpesh me enzimën tjetër, fosfatazën alkaline (ALP).
Nëse të dyj kanë vlera të larta, personi mund të ketë prani të sëmundjeve të mëlçisë ose kanaleve biliare, nëse ALP është e lartë ndërsa GGT normale, tregon për sëmundje të kockave.
KUR KËRKOHET ANALIZA?
Mëlçia është një organ thelbësor për prodhimin e proteinave në organizëm dhe filtrimin e toksinave: prodhon dhe bile, një substancë shumë të rëndësishme për përpunimin e yndyrnave.
Gama-GT aktualisht është treguesi enzimatik më i ndjeshëm ndaj një dëmtimi të mëlçisë, prandaj kërkohet në analizat rutinë, apo kur keni simptoma të dëmtimeve të mëlçisë si për shembull:
Oreks i dobët,
Nauzea apo të vjella,
Lodhje të përgjithshme,
Dhimbje barku,
Verdhëza,
Urinë e errët apo feçe me ngjyrë të hapur
Kruarje të lëkurës.
Gjithashtu është një analizë e nevojshme për ata që ndjekin një program rehabilitimi për të reduktuar varësinë nga alkooli. Në këtë kontekts analiza e GGT vlerëson efektivitetin e trajtimit.
Për të bërë analizën nevojitet të jeni esëll, 8 orë para se të merret kampioni i gjakut, gjithashtu të mos keni marrë as disa ilaçe si fenobarbital, fenitoina etj. / MeMjekun.com