Mupirocina, antibiotiku për lëkurën. Çfarë duhet të dimë?
Share This Article
Bactroban është emri tregtar i një kremi antibiotik principi aktiv i të cilës është mupirocina. Çdo gram i kremit përmban 20 mg mupirocinë, një antibiotik që përftohet nga fermentimi i Pseudomonas fluorescens.
Mupirocina është aktiv ndaj pjesës më të madhe të baktereve që shkaktojnë infeksion të lëkurës.
PËR ÇFARË PËRDORET
Mupirocina përdoret në trajtimin e infeksioneve të lëkurës të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshme. Pra është e nevojshme në trajtimit e infeksioneve të lëkurës primare si folikuliti apo impetigo.
Jepet dhe në rastet e infeksioneve dermatologjike sekondare, si dermatiti i kontaktit i supërinfektuar, plagë të infektuara, dermatiti atopik, ekzema me kusht që të kenë përdorim të kufizuar.
Mupirocina është një agjent antibakterial topik që ka aktivitet ndaj stafilokokut aureus, S. Epidermidis dhe disa lloje të streptokokut beta-hemolitik.
Spektri i aktivitetit të tij përfshin këto baktere
Stafilokokun aureues dhe epidermidis
Disa lloje të streptokokut
Haemophilus influenzae.
Neisseria gonorrhoeae dhe Neisseria meningitidis.
Moraxella catarrhalis.
Pasteurella multocida.
Nëse ju është rekomanduar të përdorni bactroban për të kuruar çarjet e gjoksit, është e nevojshmer të lani mirë zonën para se të ushqeni bebin.
SI PËRDORET MUPIROCINA
Aplikimi i mupirocinës përdoret 2-3 hrë në ditë për 5-10 ditë, sipas reagimit. Nëse 3-5 ditë pas trajtimit nuk vihet re pëmirësim, diagnoza dhe/ose trajtimi duhen rikonsideruar.
Para së gjithash duhet të lahet dhe thahet zona që do të trajtohet, kështu që aplikohet një sasi e vogël e kremit, nëse është e nevojshme mbulohet me një fasho ose garzë.
Nuk duhet përzier me kremëra të tjerë pasi rrezikon të h ollohet. Kjo do të thotë që reduktohet aktiviteti i saj antibakterial.
REAKSION DHE KUNDËRUDHËZIMET
Reaksionet që mund të japë ilaçe bazohen në 12 studime klinik të bëra në 1573 pacientë. Në lëkurë dhe nënlëkurë mund të shfaqjen djegie lokale në zonën ku është aplikuar. Ka pasur dhe reaksione alergjike mes të cilave dhe ortikaria dhe angioedema.
Përdorimi i mupirocinës nuk rekomandohet tek pacientet me mbindjeshmëri ndaj principit aktiv apo përbërësve të tjerë në formulën e saj. Për shkak të mungesës së informacionit nuk këshillohet të përdoret. Dhe tek nënat që ushqjenë fëmijën me gji nuk këshillohet pasi mund të tranferohet në qumështin e gjirit.
Në rastet e reaksionit për mbinidjeshmërinë apo irritim të fortë lokal gjatë përdorimit të ilaçit ndërpriteni trajtimin.
Mupirocina gjithashtu nuk përdoret në rastet e pamjaftueshmërisë së veshkave pasi në formulimin e saj përmban dhe macrogol, një substancë që pasi përthithet nga lëkura eliminohet nga veshkat. /MeMjekun.com