Të njohim ilaçet/ Novalgina, përse shërben dhe kur përdoret
Share This Article
Novalgina është një ilaç i përbërë nga metamizole apo dipironi dhe i përket grupit të pirazolonëve. Ka një veprim analgjezik dhe antipiretik.
Sidoqoftë novalgina ka edhe veti antiinflamatore dhe spazmolitike, dhe pse me intensitet më të vogël.
SI VEPRON NOVALGINA
Siç ndodh me ilaçet e tjera të këtij grupi, dipironi apo metamizole vepron duke ndaluar veprimin e ciklooksigjenazës. Për pasojë, ndalon sintezën e prostaglandinës, një veprim ndaj të cilit i detyrohen vetitë analgjezikë dhe antipiretike. Përveç këtij aspekti metabolitët e tij janë aktivë dhe bllokojnë sintezën e prostagladinës, dhe aktiviteti i tij antiinflamator nuk është i konsiderueshëm.
Ky ilaç përdoret në trajtimin e dhimbjeve akute të moderuar apo intensive post-operatore apo post-traumatike, të tipit kolik ose me origjinë tumorale. Gjithashtu jepet dhe në rastin e temperaturës së lartë kur nuk ka reagim nga masat e tjera apo ilaçet e tjera antipiretike.
DOZA DHE KUNDËRUDHËZIMET
Doza varet gjithmonë nga efekti analgjezik që dëshironi dhe nga kushtet e pacientit. Në përgjithësi për të rriturit doza që merret nga goja në përgjithësi shkon nga 8-16 mg/kg të peshës trupore.
Administrimi parenteral është i lidhur me një rrezik më të madh të reaksioneve anafilaktike. Për trajtimin e gjendjes febrile tek fëmijët, zakonisht është e mjaftueshme një dozë prej 10 mg/kg të peshës trupore.
Efektet analgjezike dhe antipiretike veprojnë 30-60 minuta nga marrja e ilaçit. Doza parentale që kalon 1 g dipiron duhet kontrolluar pasi mund të shkaktoj tension të ulët.
Një tjetër rekomandim që duhet marrë në konsideratë është se tek pacientët diabetikë duhet të jepen tableta ose pika dhe jo shurup. Për më tepër duhen shmangur dozat e larta të metamizole tek pacientët me pamjaftueshmëri të veshkave apo mëlçisë. Përsa i përket kundërudhëzimeve, novalgina nuk jepet në këto raste:
Un’altra raçomandazione da tenere in considerazione è che, nel caso di pazienti diabetici, è bene
Mbindjeshmëri ndaj pirazolonëve
Pamjaftueshmëria e veshkave apo mëlçisë qoftë akute apo kronike.
Diskrasitë e gjakut.
Ulcer aktive duodenale
Pamjaftueshmëria kardiake.
Në shtatzëni dhe ushqyerje me gji.
Për më tepër këshillohet të bëni një analizë hematologjike para se të nisni trajtimin, por dhe periodikisht gjatë trajtimit.
EFEKTET E PADËSHIRUARA
Dipironi apo metamizole është një analgjezik që për shkak të efekteve të tij toksike dhe në veçanti për lidhjen e saj me agranulocitozën, është hequr nga tregu në shumë vende. Ka informacione të ndryshme që tregojnë si marrja e këtij ilaçi mund të shkaktojë reaksione të rënda mbindjeshmërie.
REKOMANDIMET PËR PROFESIONISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR
Pas studimit të efekteve specialistët e shëndetit këshillohen që të përshkruajnë metamizole vetëm për trajtime të shkurtra, maksimumi shtatë ditë. Gjithashtu rekomandohet gjithashtu që metamizole të përdoret në rastet kur hyn në udhëzimet terapeutike të autorizuara dhe në dozën më të vogël efikase.
Në rastet kur kërkohet trajtim i zgjatur pacienti duhet ti nënshtrohet analizave të gjakut, dhe llogaritjes së gjakut me formulën e leukociteve.
SI PËRFUNDIM
Novalgina në Shqipëri nuk përdoret. Sipas listës së barnave të FSDKSH për 2019-tën ilaçe me përbërje metamizole janë Analgin dhe Analgine të dy kompanive të ndryshme farmaceutike dhe janë në formën e tretësirës për injeksion. Para se të jepet metamizole duhet ndjekur një anamnezë me historinë mjekësore të detajuar për pacientin. /MeMjekun.com