Analiza e BNP-së në gjak, vlerat që tregojnë pamjaftueshmërinë e zemrës
Share This Article
BNP (bashkë me NT-proBNP) është një proteinë që prodhohet nga zemra kur lodhet shumë. Një rezultat më i lartë se vlerat e referencës tregon për një dështim të zemrës (gjendje që njihet dhe si pamjaftueshmëri kardiake). Sa më e lartë të jetë vlera, aq më e rëndë është patologjia.
Pamjaftueshmëria kardiake është një gjendje që karakterizohet nga paaftësia e zemrës të furnizojë organizmin me sasinë e duhur të gjakut, në lidhje me nevojat aktuale. Në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave, zemra i nënshtrohet një sasie pune që nuk është në gjendje ta mbështesë dhe kjo e çon atë në një sforco dhe përshtatje të ndryshme si në strukturë dhe në funksion.
Një nga këto pasoja është edhe rritja e sasisë së gjakut që mblidhet në zemër, e paaftë ta pompojë në pjesën tjetër të trupit. Kur muret e zemrës tendosen më shumë se normalja shkakton një sasi të tepërt gjaku në brendësi të tyre, dhe në gjak shtohet sasia e mokelulave të quajtura proBNP.
Në vetvete kjo molekulë është inaktive, por në gjak ajo “ndahet” në dy fragmente të ndryshme:
BNP: peptidi natriuretik i trurit (BNP nga anglishtja Brain Natriuretic peptide) një hormon që kryen funksione të ndryshme, por që ka si qëllim të fundit reduktimin e presionit arterioz për të lehtësuar zemrën, për shembull
Relaksimi i vazave të gjakut
Favorizon eliminimin e lëngjeve
NT-proBNP, është një proteinë inaktive (pra nuk ka funksione të dukshme biologjike); por matja e saj kërkohet pasi kimikisht është më e qëndrueshme krahasuar me BNP dhe e aftë të qëndrojë në gjak për shumë kohë.
Prania mbi normën e këtyre dy molekulave është tregues për praninë e pamjaftueshmërisë kardiake.
Meqënëse BNP dhe NT-proBNP janë dy fragmente që vijnë nga ndarja e bërë në pro-BNP, fillimisht përqëndrimi i tyre në gjak është i njëjtë. Por meqënëse NT-proBNP është fraksion inaktiv dhe më i qëndrueshëm sasia reale e pranishme në qarkullim, diferencohet në mënyrë të dukshme dhe kjo ka dy pasoja kryesisht:
Të dy analizat nuk mund të zëvendësohen lirshëm me njëra tjetrën
Doza e NT-ProBNP në përgjithësi është një shenjues më i besueshëm
Duhet vënë re se pwrcaktimi “tru” i pranishëm në emrin e proteinës lidhet thjesht me faktin se molekula u izolua fillimisht në trurin e derrit gjatë eksperimenteve. Por në organizmin e njeriut prodhimi ndodh ekskluzivisht në nivelin kardiak.
VLERAT NORMALE
BNP
Më pak se 100 pg/ml: është vlera normale dhe ka më pak gjasa që pacienti të vuajë nga pamjaftueshmëria kardiake
Mes 100 dhe 400 pg/ml: ka mundësi që pacienti të vuajë nga një pamjaftueshmëri kardiake
Mbi 400 pg/ml: pacienti vuan nga një pamjaftueshmëri kardiake
NT-proBNP
Pacientë nën 70 vjeç
Meshkuut: më pak se 100 pg/mL
Femrat: më pak se 150 pg/mL
Pacientët mbi 70 vjeç: më pak se 300 pg/mL
INTERPRETIMI
Nivelet e ulëta të BNP përjashtojnë me një saktësi mundësinë e dështimit të zemrës,
Nivelet e larta të BNP-së mund të vijnë për shkak të dështimit të zemrës apo dhe kushteve të tjera.
Kur pacienti vuan nga pamjaftueshmëria kardiake vlerat eBNP dhe NT-proBNP janë propocionale me seriozitetin e gjendjes. Pra, sa më i lartë rezultati, më e rëndë është gjendja.
KUR KËRKOHET ANALIZA
Matja e BNP dhe e NT-proBNP kërkohet nga mjeku kur personi ka simptoma të pamjaftueshmërisë kardiake si për shembull:
Dispnea (marramendje),
palpitacione,
këmbë dhe kavilje të enjtura.
Shumë nga simptomat tipike të dështimit të zemrës janë të zakonshme për patologjitë e sistemit respirator, dhe vlerësimi i niveleve të BNP dhe NT-proBNP ndihmon në orientimin e diagnozës në drejtimin e duhur.
Pas përcaktimit të diagnozës vendoset dhe terapia, një dozë periodike është e nevojshme për të monitoruar efektet e saj. Mund të jetë gjithashtu e dobishme dhe në rastet e Urgjencës, kur është e nevojshme të përcaktohet me urgjencë gjendja aktuale e dështimit të zemrës.
FAKTORËT QË NDIKOJNË NË ANALIZË
Nivelet e BNP dhe NT-proBNP rriten fiziologjikisht me avancimin e moshës dhe janë më të rritura tek femrat se sa te meshkujt.
Për më tepër vlerat e saj rriten dhe tek pacientit me patologji të veshkave, cerozë të mëlçisë me ascitet, angina e paqëndrueshme, dhe hipertension polmonar.
Ndryshe nga këto personat obezë kanë vlera të reduktuara.
Për të bërë analizën nuk është e nevojshme të jeni esëll, dhe ajo kryhet përmes marrjes së një kampioni gjaku./ MeMjekun.com