Sepsi, komplikacioni i rrallë por i rrezikshëm/ Shkaqet dhe simptomat
Share This Article
Sepsi është një komplikacion vdekjeprurës që ndodh në prani të një përgjigje imunitare të ekzagjeruar ndaj një infeksioni bakterial.
Substancat kimike që lëshohen në gjak nga sistemi imunitar për të luiftuar infeksionin shkaktojnë pezmatim (inflamacion) sistemik, në gjendje të përfshijë të gjithë trupin, dhe shkaktojnë mes të tjerash dhe mpiksje të gjakut apo hemorragji të përhapur, që mund të reduktojnë apo pengojnë qarkullimin e gjakut drejt organeve dhe indeve periferike, duke i privuar nga substancat ushqyese dhe oksigjeni.
Në rastet më të rënda
Një ose disa organe kalojnë në paaftësi të plotë të kryejnë funksionin e tyre (pamjaftueshmëri e organit)
Presioni i gjakut reduktohet në mënyrë drastike duke e ekspozuar personin drejt pasojave fatale (shoku septik)
Kushdo mund të preket nga sepsi por rreziku më i madh është tek:
Personat me sistem të dobët imunitar
Të porsalindurit dhe fëmijët
Të moshuarit
Personat e prekur nga sëmundje kronike, si diabeti, tumore apo sëmundje të veshkave apo mëlçisë
Personat e shtruar nga trauma të rënda apo djegie.
Simptomat më të zakonshme të sepsi janë:
Temperaturë
Ethe,
Rritje të frekuencës respiratore dhe rrahjeve të zemrës
Skuqje të lëkurës
Konfuzion
Çorientim.
Termi “septicemi” përdoret shpesh si sinonim i sepsit por është diçka tjetër. Bëhet fjalë për rastet kur sepsi shoqërohet me bakteremia në vend të llojeve të tjera të infeksionit.
SHKAQET
Çdo lloj infeksioni mund të shkaktojë sepsi, por mes shkaqeve më kryesore kujtojmë:
Polmoniti,
Infeksionet abdominale (apendiciti, peritoniti, infeksione të kanaleve biliare etj)
Infeksionet e rrugëve urinare (fshikëza, uretra, veshkat)
Infeksione të lëkurës (celuliti)
Infeksione të sistemit nervor (meningjiti)
Infeksionet e gjakut (bakteremi)
Infeksione të kockave
Infeksionet kardiake (endokarditi).
Normalisht aktiviteti i sistemit imunitar kufizohet në zonën e prekur nga infeksioni dhe përmes mekanizmave specifikë inflamatorë, kufizon përhapjen e mikroorganizmave përgjegjës (zakonisht baktere) në pjesën tjetër të trupit. Në rastin kur pacienti ka një infeksion veçanërisht të rëndë kjo mund të përhapet në të gjithë organizmin përmes gjakut, duke shkaktuar një aktivim të tepruar dhe jopropocionale të mbrojtjes imunitare, me rezultatin që gjendja inflamatore do të ndikojë në të gjithë trupin.
Ky mbi reagim për fat të keq shkakton dëme më të mëdha se vetë infeksioni, pasi është përgjegjës për një sërë komplikacionesh, mes të cilave shfaqja e trombeve dhe hemorragjive në gjendje të zvogëlojnë furnizimin me gjak të oksigjenuar në organe dhe inde.
Vitet e fundit rastete e sepsi duket se janë rritur dhe kjo për tre arsye thelbësore:
Plakja e popullsisë. Duke jetuar më gjatë rritet popullata e fashës së moshës më në rrezik, pra ata mbi 65 vjeç.
Përhapja e baktereve rezistentë ndaj ilaçeve. Shumë lloje bakteresh janë bërë rezistentë ndaj antibiotikëve që dikur arrinin ti dobësonin. Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve shpesh janë shkaku kryesor i infeksionit që provokon sepsi.
Dobësimi i sistemit imunitar. Gjithmonë e më shumë pacientë paraqesin dobësim të sistemit imunitar, të shkaktuar nga virusi HIV, terapitë antitumorale.
SIMPTOMAT
Simptomat e para të sepsi në përgjithësi janë:
Temperaturë (mbi 38.3 )
Apo dhe një ulje drastike temperaturës së trupit (hipotermia, nën 36 gradë Celsius)
Ethe dhe të dridhura
Rrahjet e zemrës të përshpejtuara
Rritje të frekuencës respiratore.
Në raste të përkeqësimit mund të shfaqetL
Ndjesia e marramendjes
Dobësi e madhe
Konfuzion dhe çorientim
Diarre
Nazuea dhe të vjella
Dhimbje muskulare
Mungesë frymëmarrje
Reduktim i rëndë i prodhimit të urinës
Lëkurë e ftohtë, e lagësht dhe e zbehtë
Humbje të vetëdijes.
Pjesa më e madhe e këtyre simptomave shkaktohet nga mosfunksionimi i organeve.
Sepsi tek fëmijët
Tek fëmijët nën 5 vjeç simptomat mund të jenë lehtësisht më të ndryshme:
Lëkurë e zbehtë ose mavi
Letargji
I ftohtë kur e prek
Rritje të shpejtësisë së frymëmarrjes
Shfaqje të skuqjes së lëkurës që nuk zhduket pas presionit mbi të
Konvulsione
Simptomat e shokut septik
Për të arritur tek diagnoza e shokut, pacienti duhet të ketë simptomat e sepsit të rëndë, në veçanti konfuzion, çorientim,diarre, nauzea dhe/ose të vjella dhe lëkurë të ftohtë e të zbehtë. Për fat të keq shpesh ka një rezultat fatal.
KUR DUHET LAJMËRUAR MJEKU
Sepsi në pjesën më të madhe të rasteve ndodh tek pacientit që janë të shtruar tashmë në spital, sepse ata që janë në terapi intensive dhe janë veçanërisht vulnerabël ndaj infeksioneve, që janë shkaqet kryesore të septikemisë.
Në rastet kur pacienti nuk është i shtruar por ka simptomat karakteristike duhet lajmëruar menjëherë urgjenca pasi kjo gjendje kërkon një ndihmë mjekësore të menjëhershme.
DIAGNOZA
Mund të jetë e vështirë diagnostikimi i sepsi, pasi simptomat mund të shkaktohen nga sëmundje të tjera por në shumë raste është e mjaftueshme të vëzhgohet:
Temperatura e trupit,
Frekuenca kardiake,
Frekuenca respiratore.
Sot për fat të keq nuk ka shenjues në gjendje të diagnostikojnë me saktësi sepsin, apo të parashikojnë prognozën. Aktualisht disa analiza gjaku kanë një rëndësi të madhe pasi të japin mundësinë të evidentosh:
Shenja të infeksionit (përshembull përmes numrit të leukociteve)
Probleme të koagulimit, mpiksjes (përmes PT dhe parametrave të tjerë)
Anomali në funksionimin e mëlçisë apo veshkave
Probleme në disponueshmërinë e oksigjenit,
Rritje e pashpjegueshme e glicemisë
Çekuilibri elektrolitik.
Sipas simptomave mund të jetë e nevojshme të vijohet me analizat e:
Urinës. Nëse mjeku dyshon për infeksion të rrugëve urinare, do të kërkojë të kontrollojë urinën në kërkim të shenjave të baktereve.
Feçe (Koprokultura)
Sekrecione të një plage. Nëse keni një plagë që duket e infektuar, analiza e një kampioni të sekrecionit të saj mund të jetë i nevojshëm për të kuptuar llojin e antibiotikut që duhet.
Sekrecione të aparatit respirator. Mukoza e nxjerrë mund të ekzaminohet për të kuptuar cili mikrob ka shkaktuar infeksionin.
Nëse nuk është i dukshëm lokalizimi i infeksionit, mjeku mund të kërkojë më shumë analiza imazherike në kërkim të shkakut.
TRAJTIMI
Trajtimi i sepsit duhet të bëhet patjetër në spital, pasi parashikon përpjekje të ndryshme:
Kontrastin e infeksionit
Mirëmbajtjen funksionale të organeve
Parandalimin e rënies së tensionit
Një trajtim shumë i shpejtë dhe agresiv rrit mundësinë e mbijetesës së pacientit. Kush vuan nga sepsi i rëndë duhet mbajtur në një kontroll të rreptë dhe duhet të kurohet në spital, në terapi intensive.
Hapi i parë përbëhet nga marrja e antibiotikëve të një spektri të gjerë, apo ilaçe në gjendje të vrasin lloje të ndryshme bakteresh; ndërkohë, përmes analizave të gjakut izolohet bakteri përgjegjës (kultura) dhe bëhet një analizë për të gjetur antibiotikun e përshtatshëm për rastin specifik (antibiograma)
Nëse sepsi shkaktohet nga një virus antibiotikët nuk do të funksiononin ndaj infeksioneve, por në fillim do të merreshin njësoj, pasi do të ishte shumë e rrezikshme të vonohej trajtimi deri në daljen e përgjigjes së analizës. Në rastet e konfirmimt të infeksionit viral do të ishte e nevojshme të pritej përgjigja specifike e sistemit imunitar.
Tensioni arterial gjithashtu do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të evidentuar një rënie të menjëhershme të tij.
Shumë pacientë kanë nevojë për oksigjen që në këtë fazë dhe lëngje endovenoze për të mbështetur frymëmarrjen dhe tensionin.
Në bazë të gjendjes së shëndetit mund të jetë e nevojshme të mbështeten dhe organet e tjera si për shembull:
Ventilimi mekanik për pamjaftueshmërinë e mushkërive.
Dializë për pamjaftueshmërinë e veshkave
Një ndërhyrje e mundshme kirurgjikale për të hequr shkakun e një infeksioni si për shembull një abces, pra mbledhja e qelbit.
Gjithashtu mund të përdoren edhe ilaçe të tjerë, për shembull vazosopresorët (për tensionin), kortizonik me dozë të ulët, insulinë (për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e glukozës në gjak) sedativët, …
Në rastin e sepsit të rëndë apo shokut septik mund të jetë e nevojshme të bëhet procedura e rianimimit për të stabilizuar funksionimin respirator apo kardiak.
PARANDALIMI
Sigurisht që vaksinimi kundër gripit, polmonitit dhe infeksioneve të tjera mund të çojë në sepsi.
Parandaloni infeksionet që mund të çojnë në sepsi:
Duke pastruar dhe dezinfektuar plagët dhe të gërvishturat
Duke praktikuar në mënyrë të rregullt dhe korrekt higjinenë (për shembull larje e shpeshtë e duarve)
Duhet të jeni të vetëdijshëm se koha bën një ndryshim të madh. Në rastin e pranisë së infeksioneve dhe simptomave si ethe, temperaturë apo hipotermi, dhimbje e fortë, konfuzion dhe çorientim, mungesë frymëmarrje apo rritje të frekuencës kardiake kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore./ MeMjekun.com