Të njohim ilaçet/ Për çfarë shërben solucioni fiziologjik dhe si përdoret
Share This Article
Solucioni fiziologjik njihet gjithashtu edhe si solucion i kripur apo serum i kripur. Bëhet fjalë për një preparat të thjeshtë që mund të bëhet edhe në shtëpi, për ta pasur gjithnjë me vete. Dobia e saj, megjithëse në dyshim, është testuar.
Flasim për një preparat me bazë uji dhe kripë. Ja pse përbërja e saj e thjeshtë mund të bëhet në shtëpi. Përqendrimi i këtij solucioni është 0.9 për qind, dhe do të thotë se ka të njëjtin gradient përqendrimi të gjakut të njeriut.
Me të njëjtat përqëndrime mund të themi se bëhet fjalë për një preparat izotonik. Kjo do të thotë se as gjaku dhe as solucioni fiziologjik nuk kanë një përqëndrim të madh. Në bazë të kësaj karakteristike, solucioni fiziologjik mund të merret me siguri të plotë nga trupi i njeriut.
U shpik në 1896 nga shkencëtari holandez Hartog Jacob Hamburger, që e përgatiti në shtëpi për ta përdorur në një studim shkencor për hemolizën. Shpikësi i saj nuk kishte si qëllim ta aplikonte për qëllim mjekësor, megjithëse me kalimin e kohës ajo përdorej gjithnjë e më shumë në sektorin e shëndetësisë.
PËRDORIMET E SOLUCIONIT FIZIOLOGJIK
Solucionet fiziologjike kanë përdorime të ndryshme. Për shembull, për përdorim topik, por dhe përdorim të brendshëm, përmes venës.
Lavazh për sytë dhe lentet e kontaktit.Për këtë këshillohet të mbani steril solucionin, në mënyrë që as syri dhe as lentja të mos kenë kontaminim bakterial. Mund të blini solucionin për sytë me flakon me pika në farmaci.
Për të pastruar plagët: një prej lëngjeve më të përdorura për të dezinfektuar plagët është pikërisht solucioni fiziologjik. Bashkë me preparate të tjerë antiseptike ndihmon në parandalimin e infeksioneve.
Si inhalator: Në rastin e hundëve të bllokuara apo mukozës së tepërt në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, mund të merret përmes shiringës ose inhalatorit. Uji kripur bllokon sekrecionet duke shfrytëzuar gravitetin. Gjithashtu udhëzohet tek pacientët që vuajnë nga riniti apo bllokimi i hundëve për shkak të alergjisë. Tërheq mukozën dhe alergjenët. Mjekët e këshillojnë gjithashtu pas një ndërhyrjeje kirurgjikale si pjesë antispetike post-operatore.
Hidratim: kur trupi i njeriut është i dehidratuar apo hipotensiv për shkak të humbjes së lëngjeve, solucioni fiziologjik është një zëvendësues i vlefshëm për lëngjet e humbura. Në këto raste merret në formë endovenoze me një shpejtësi të lartë riintegrimi.
Aerosol: preparati vendoset në pajisjen aerosol për të hyrë në formën e avullit në rrugët respiratore. Përdoret në rastet e gripit, sinuzitit apo bronshitit.
FORMAT E DISPONUESHME
Solucioni fiziologjik është në disa forma:
Flakonë të vegjël: janë të vegjël dhe sterilë të mbyllur. Janë të transportueshëm kudo dhe të lehtë. Kur hapen nuk janë më sterile por kanë një sasi të vogël produkti, kështu që nuk përdoren më shumë se një herë.
Pika: tregtohet në këtë formë për sytë
Spray: përdoret kryesisht për lavazhin e hundëve dhe ky version shitet në farmaci. Ka avantazhin se është lehtësisht i transportueshëm.
Flakonë të mëdhenj: bëhet fjalë për një format më të madh që ka përdorime të ndryshme dhe që kërkon marrjen e një sasie të madhe lëngu. Për shembull pastrimi i një plage apo në rastin e djegies.
Flakonë për injeksion endovenoz: është me lloje të ndryshme mililitrash, ato përdoren në spital.
SI PËRGATITET NË SHTËPI
Siç e përmendëm dhe më sipër solucioni fiziologjik mund të bëhet dhe në shtëpi. Mund të jetë e nevojshme për përdorime specifike si pastrimi i një plage që e keni dezinfektuar më parë dhe është në fazën e shërimit. Por kujtojmë se kjo përgatitje nuk do të jetë sterile.
Për ta bërë, duhet shtuar një lugë me kripë gatimi në 250 cm kub ujë. I njëjti raport përdoret dhe për përgatitjen e sasive më të mëdha. Më pas preparati duhet të ruhet në tasa sterile. Duhet të përdoret brenda 48 orëve nga përgatitja.
Mund të ruhet në temperaturën e ambientit ose në frigorifer. Tani që i dini të mirat e solucionit fiziologjik, mund ta përdorni pa frikë. / MeMjekun.com