Abuzimi me çmimet/ OBSH publikon recetën e dezinfektuesit të bërë vetë
Share This Article
Alkooli etilik, glicerina dhe uji i oksigjenuar të holluara në ujë të distiluar apo të zierë e më pas të ftohur. Kjo është “receta” e dezinfektuesit për duart “të bërë vetë” që ndodhet në një dokument të publikuar në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shpjegon dhe hapat e nevojshëm.
Për të përgatitur 10 litra dezinfektues, shpjegon dokumenti që është pjesë e materialit të publikuar nga OBSH për larjen e duarve dhe nuk është specifik vetëm për koronavirusin, përdoren rreth 8.3 litra alkool etilik 96 %, 420 ml ujë të oksigjenuar 3 %-tsh dhe 145 mililitra glicerinë 98% duke e rritur volumin në dhjetë litra me ujë steril, të distiluar apo të zierë e më pas të ftohur. Mbajtësi mund të jetë plastik ose xham, ndërkohë që solucioni mund të përzihet me material plastik, metal apo dru.
Pas lajmeve në të gjithë botën për rritje të çmimit të dezinfektuesve pas shpërthimit të koronavirusit, dhe lajmet e rreme për “receta fantazie” në rrjetet sociale OBSH në faqen e saj jep “udhëzuesin”. /MeMjekun.com
Burimi i informacionit: Ansa