Sedatimi, nga ndryshon nga anestezia? Çfarë duhet të dimë para një ndërhyrjeje
Share This Article
Me qetësim (sedatim) kuptojmë një teknikë anesteziologjike që çon në një ndryshim të vetdijes pa ndryshuar funksionet e tjera kardiake dhe respiratore të pacientit.
Falë qetësimit (sedatimit) pacienti është në një gjendje qetësie dhe arrin të tolerojë procedurat diagnostike apo terapeutike që në të kundërt do të ishin jotë kënaqshme.
Ka disa lloje sedatimi:
Sedatimi i vetëdijshëm i karakterizuar nga mbajtja në qetësi e pacientit nga sinjalet vertebrale. Në këtë lloj sedatimi mirëmbahen reflekset mbrojtëse të rrugëve të ajrit të pacientit dhe ai nuk ka nevojë të intubohet.
Sedatimi i vetëdishëm bëhet nga mjeku anestezist apo mjeku përgjegjës për procedurën endoskopike. Kryesisht bëhet përmes përdorimit të barnave që i përkasin llojit të benzodiazepine. Një metodë që po përdoret gjithnjë e më shumë për procedurat endoskopike, radiologjike dhe dentare.
Kjo metodë mban nën kontroll gjendjen e ankthit dhe tek fëmijët, dhe zvogëlon kohën e duhur për të ndjekur procedura të ndryshme, të cilat në këtë mënyrë mund të bëhenm pa pasur nevojë për ndërprerje. Sedatimi i vetëdijshëm shkakton amnezinë retrograde, pra pacienti do të ketë kujtime negative të lidhura me dhimbjen apo bezdisjen e një procedurë që i është nënshtruar.
Mund të klasifikohet në:
Minimal, kur ka për qëllim të ndihmojë pacientin të menaxhojë ankthin ndaj një procedurë mjekësore (anksiolizë)
E moderuar/ analgjezia, kur përdoret për të ndihmuar menaxhimin e stresit apo dhimbjes për shembull të një analize diagnostikuese si gastroskopia, kolonoskopia, etj.
Sedatim i thellë: përgjigja e pacientit ndaj stimujve verbalë është konfuze ose mungon. Pacienti vijon të marrë frymë në mënyrë autonome dhe pse ndonëjherë frymëmarrja spontane mund të jetë e papërshtatshme. Për këtë arsye sedatimi i thellë duhet të bëhet vetëm nga anestezisti.
Anestezia e përgjithshme, ndryshe nga llojet e tjera të sedatimit, në këtë rast parashikohet një gjendje e plotë pavetëdijeje e pacientit, i cili nuk mund të zgjohet edhe pasi është bërë një stimul i dhimbshëm. Në anestezinë e përgjithshme pacienti ësht ënë një gjendje të plotë pavetëdijshmërie dhe për funksionin e frymëmarrjes duhen përdorur patjetër aparaturat.
UDHËZIME
Sedatimi dhe diagnostikimi invaziv
Sedatimi përdoret për procedurat e
Diagnostikimit, si për shembull endoskopitë:
Kolonoskopia
Gastroskopia
Cistoskopia
Bronkoskopia
Radiologjia:
Rezonanca magnetike
Ablacioni i tumorit
Radiologjia pediatrike.
Ajo është një metodë që ndodh më shpesh, pasi jep mundësinë një përmirësimi të cilësisë së procedurave si në termat e saktësisë nga pacienti dhe të kompletimit të ekzaminimit.
Sedatimi dhe kirurgjitë e vogla
Sedatimi përdoret si një shoqërim i anestezisë lokale, bllokimit të nervave, anestezisë spinale apo epidurale, për ta bërë ndërhyrjen kirurgjikale më të durueshme për pacientin dhe më të lehtë për mjekun për ta kryer.
Kjo qasje anestezike lejon një rritje të mirëqënies së pacientit, por dhe një zvogëlim të lëvizjeve dhe përgjigjeve fiziologjike nga dhimbja dhe frika. Në këtë mënyrë ndërhyrja zgjat më pak dhe pacienti përfiton një shërim më të shpejtë.
Kjo është pratike në rastet e ndërhyrjeve:
Ortopedike (për shembull kirurgjia e këmbës, frakturat e kockave)
Ndërhyrjet kirurgjikale plastike (për shembull mastoplastika, otoplastika)
Ndërhyrjet kirurgjikale dentare.
Sedatimi në terapinë intensive
Në repartin e terapisë intensive dhe reanimacionit kushtet e pacinetit e bëjnë në pjesën më të madhe të rasteve të nevojshme përdorimin e qetësuesve për të lehtësuar terapitë dhe procedurat mjekësore që duhet ti nënshtrohen.
Pacientët në terapi intensive janë pothuajse gjithmonë të intubuar, e për pasojë nuk kanë një frymëmarrje spontane dhe autonome, por të lidhrua me aparaturën, ventilatorin që e ndihmon të marrë frymë. Për të lehtësuar frymëmarrjen përmes ventilimit nevojitet një sedatim i pacientit.
Niveli i qetësuesve në terapinë intensive ndryshon në bazë të nevojave të pacientit dhe janë:
Sedatimi i lehtë, me qëllim që të favorizojë një gjendje qetësië për të menaxhuar më mirë stresin që lidhet me shtrimin dhe kushtet klinike;
Sedatimi mesatar, që ka si synim një përgjigje më të mirë ndaj stresit me pasojë një konsum më të vogël të oksigjenit dhe një menaxhim më i mirë i dhimbjes;
Sedatim i thellë, i nevojshëm për shembull për pacientët e intubuar. Ka treguar se në këto raste një nivel më i madh qetësuesisht çon në avantazhe të prekshme përsa i përket kohës së rekuperimit të funksioneve jetësore.
SEDATIMI I THELLE NE KUJDESIN PALIATIV
Sedatimi i thellë në kujdesin paliativ ka si qëllim të zvogëlojë apo të zhdukë perceptimin e dhimbjes së një personi në fund të jetës; përdoret për të vënë në gjumë pacientin, pa i hequr frymëmarrjen spontane.
Nuk duhet të ngatërrohet me eutanazinë, pasi sedatimi i thellë nuk provokon vdekjen e pacientit dhe nuk përshpejton rrugën natyrale të sëmundjes, por thjesht e shoqëron duke lehtësuar dhimbjet fizike por dhe ato psikike në fazën e fundit të jetës.
Sedatimi i thellë paliativ kryhet me pëlqimin e informuar, përmes përdorimit të ilaçeve injektuese pa probleme në venë, në mënyrë që të mbajë një zvogëlim ose heqje të vetëdijes së pacientit.
KUNDËRUDHËZIMET
Mes kundërudhëzimeve kryesore për sedatimin vihen re:
Reaksionet alergjike nga ilaçet e përdorura,
Mosha e avancuar,
Shtatzënia,
Prani të gjendjes aktive infektive (temperaturë që kalon 38°,
Mosqënit esëll ditën e procedurës
Mungesa e një shoqëruesi
Vështirësi të dokumentuara në ventilim gjatë një procesi të mëparshme sedatimi apo anestezie,
Probleme të rënda kardiovaskulare.
PËRGATITJA
Kontrollet mjekësore
Disa ditë para procedurësh pacienti duhet të bëjë një vizitë të vlerësimit të gjendjes klinike, dhe nëse është e nevojshme, i nënshtrohet analizave të gjakut.
Para se të bëjë procedurën e sedatimit anestezisti apo mjeku endoskopist ndërton një anamnezë të detajuar, përmes një seri pyetjesh drejtuar pacientit që përfshin mes të tjerash:
Gjendja e përgjithshme shëndetësore,
Ndërhyrje kirurgjikale të kaluara,
Sëmundje kronike (diabet, tension i lartë…)
Çdo problem me mpiksjen e gjakut,
Ilaçet që përdor përfshi dhe suplementet dhe fitoterapi,
Alergji nga ilaçe apo ushqime,
Eksperienca të shkuara me anestezinë apo sedatimin.
Kjo do të ndihmojë mjekun të zgjedhë ilaçin e duhur për sedatimin. Pacienti do të informohet me një seri udhëzimesh që duhet ti përmbahet dhe që kanë të bëjnë si me përgatitjen e analizës/procedurës që duhet ti nënshtrohet dhe periudhën pas saj.
Ditën e ekzaminimit
Ditën kur duhet bërë sedatimi pacienti duhet të jetë esëll nga çdo lloj ushqimi solid për të paktën 6-8 orë dhe pa pirë lëngje të paktën 2-3 orë. Të qëniet esëll është e rëndësishme sepse gjatë sedatimit mund të ndodh që reflekset mbrojtëse të rrugëve të frymëmarrjes të zvogëlohen, me pasojën e rrezikshme që ajo që është në stomak të arrijë mushkëritë duke shkaktuar pneumoni ab ingestis.
Për të bërë ekzaminimin pacienti duhet të shoqërohet nga një familjar apo person mik i tij.
Sedatimi bëhet përmes përdorimit të ilaçeve anestezile/sedative dhe analgjezike. Përgjithësisht ilaçet që bëjnë sedatimin injektohen përmes një age të vogël të vendosur në venën e krahut, dhe pse ndonjëherë përdoret në formën e gazit që merret përmes maskës së vendosur në fytyrën e pacientit.
Nga momenti i nisjes së procedurës, efekti qetësues vjen në pak minuta. Gjatë kohës së sedatimit kontrollohet gjendja shëndetësore e pacientit përmes vlerësimit konstant në kohë reale të:
Vlerës së tensionit të gjakut përmes një pajisjeje të veçantë të vendosur në krah
Përqëndrimin e oksigjenit në gjak përmes një oksimetri, një farë pince e vogël e vendosur në gishtin e dorës.
Rrahjet e zemrës (elektrokardiograma) përmes ngjitësave të vendosur në gjoksin e pacientit
Temperatura e trupit.
ÇFARË NDJEN GJATË SEDATIMIT?
Ndjesia e pacientit ndryshon shumë në baza të sasisë dhe përzierjes së ilaçeve të përdorura, kështu që ajo mund të ndryshojë nga një gjendje e thjeshtë përgjumjeje, deri në një gjumë të thellë ku pacienti nuk zgjohet kur e thërret.
Niveli i sedatimit mund të modulohet gjatë procedurës në bazë të kërkesës dhe preferencës së pacientit, që në çdo rast nuk do të ndjejë dhimbje.
RIZGJIMI NGA SEDATIMI
Në momentin që procedura përfundon ilaçet ndërpriten dhe në pak minuta pacienti bëhet i vetëdijshëm.
Pacientët që i nënshtrohen sedatimit duhet të qëndrojnë për pak orë në vëzhgim të rreptë në një “recovery room” në një reaprt të përshtatzhëm me të njëjtin lloj monitorimi që përdoret gjatë procedurës.
Për sedatimin përdoren ilaçe që parashikojnë një largim të shpejtë, dhe që pacienti të kthehet në shtëpi pak orë pas procedurës. Por prapë është e rëndësishme që pacienti të shoqërohet, pasi nuk mund të ngasë makinën apo të bëjë aktivitete impenjative të paktën për një ditë.
Në veçanti në 24 orët pas sedatimit pacienti nuk mund të ngasë makinë apo makineri, të marrë vendime të rëndësishme apo të firmosë dokumente. Gjithashtu nuk këshillohet të konsumohen pije alkoolike apo ilaçe të ndryshme nga ato që i jep mjeku.
RREZIQET
Sedatimi është një pratikë e sigurtë dhe pacienti është gjatë gjithë kohës në një kontroll të rreptë mjekësor. Si çdo procedurë mjekësore në teori mund të ketë komplikacione, për shembull:
Reaksione alergjike ndaj ilaçeve të përdorura,
Depresion respirator,
Hipotension apo komplikacione kardiake si (aritmi dhe ishemi)
Haluçinacione/ MeMjekun.com