Shqetësimet e zemrës, kur është faji i tiroides?
Share This Article
Tiroidja është gjëndra në formën e fluturës, e gjatë rreth 5 cm e me një peshë prej 85 gram. Ndodhet në qafë para laringut, dhe ka dy lobe, nga një në çdo anë të trakesë.
Ajo është një nga gjendrat që ndërton sistemin endokrin që prodhojnë hormone që lëshohen në qarkullimin e gjakut. Hormonet shpërndahen më pas në trup dhe udhëheqin aktivitetin e qelizave.
Tiroidja prodhon dy hormone tiroksinën (FT4), trijodiotironinën (FT3). Në këtë artikull do të flasim për lidhjen mes tiroides dhe çrregullimeve kardiovaskulare.
Lexo edhe – Analizat e gjakut për tiroiden, pse janë të nevojshme dhe çfarë tregojnë
SËMUNDJET E TIROIDES DHE SHQETËSIMET E ZEMRËS
Hipotiroidizmi
Nëse nuk kurohen, sëmundjet e tiroides mund të kenë pasojë të rëndësishme për zemrën. Madje edhe ndryshime të lehta të nivelit fiziologjik të hormoneve të tiroides mund të përcaktojnë një problem të zemrës.
Disa patologji të tiroides, si për shembul tiroiditi i Hashimotos (sëmundja autoimune që provokon inflamacion të tirodies dhe për pasojë hipotiroidizmin) janë të lidhura me rritjen e rrezikut të hiperkolesterolemisë, tensiont të lartë, aterosklerozës, sëmundjeve të zemrës dhe iktus. Fibrilacioni atrial duket se ka një lidhje të ngushtë me sëmundjet e tiroides.
Pra hipotiroidizmi mund të shkaktojë një ngadalësim të një sërë funksionesh të trupit, përfshi dhe ato kardiake. Kjo nxit një dobësim të punës kardiake në fazën e kontraktimit (sistolik) dhe të relaksimit (diastolik). Për më tepër mund të shkaktojë dhe forcim të mureve të brendshem të enëve të gjakut e për pasojë zemra nuk është në gjendje të pompojë me intensitetin e nevojshëm. Kur zemra nuk relaksohet nga një rrahje në tjetrën mund të lindë mosfunksionimi diastolik, dhe kjo është një gjendje e rëndë që mund të shkaktojë grumbullim të gjakut në organet e trupit, sidomos në mushkëri dhe merr emrin kongjestioni polmonar.
Një tjetër efekt i hipotiroidizmit është zemra hipertrofike, ku muskuli kardiak zgjerohet në përgjigje të mbingarkesës që i nënshtrohet: ky fakt nga ana tjetër mund të çojë në dështim të zemrës.
Komplikime të tjera mund të jenë efuzione perikardiake në vlera të larta të homocisteinës, fenomen i lidhur me një rritje të rrezikut kardiovaskular.
Hipertiroidizmi
Hipertiroidizmi, përkundrazi, është përgjegjës për kontraksionin kardiak më intensiv se normalja, dhe rritje të rrahjeve të zemrës. Zemra punon më fort dhe kjo mund të sjellë probleme të rënda për një person që është prekur që më herët nga një sëmundje e zemrës. Emëtimi i gjakut nga zemra rritet dhe presioni i gjakut gjakut brenda barkushes bëhet i lartë.
Mes shqetësimeve të tjera kardiake nga hipertiroidizmi mund të kujtojmë dhe fibrilacionin strial i cili mund të shkaktojë një rritje të rrezikut për formimin e mpiksjeve të gjaktu, të rrezikshme pasi ato mund të çojnë në iktus apo emboli polmonare. Edhe arresti kardiak dhe vdekja kardiake e papritur mund të jenë rezultat i një rritje të rritmit kardiak që shfaqet si pasojë e hipertiroidizmit. Komplikacione të tjera mund të përfshijnë edhe prolapsin e valvulës mitrale dhe hipertensionin polmonar. Në disa raste sëmundet e tiroides kërkojnë një trajtim që zgjat gjithë jetën.
Lexo edhe- Tiroiditi Hashimoto, sëmundja imunologjike e trashëguar
SIMPTOMAT KARDIOVASKULARE NGA SËMUNDJET E TIROIDES
Çrregullimet e tiroideve mund të kenë pasoja të rëndësishme kardiovaskulare, duke çuar në probleme me hipertensionin dhe hiperkolesteroleminë. Në disa raste mund të shfaqet dhe fibrilacioni atrial por në këtë situatë, simptomat në nivelin e zemrës varen nga lloji i shqetësimit dhe personi.
Simptomat më të zakonshme të lidhura me hipotiroidizmin
Bradikardia (kur zemra rreh më ngadalë). Hormonet e tiroides ndikojnë në rregullimin e frekuencës së rrahjeve. Kur këto hormone prodhohen në sasi të pamjaftueshme, numri i rrahjeve mund të jetë më i vogël, rreth 10-20 rrahje më pak se ritmi normal.
Mungesë fryme gjatë një ushtrimi fizik.
Hipertension diastolik (minimalja)
Fillimi ose përkeqësimi i dështimit të zemrës
Përkeqësim i koronopatisë
Simptomat më të zakonshme nga hipertiroidizmi
Takikardia (rrahjet e përshpejtuara të zemrës) Pacientët me hipertiroidizëm pas një ushtrimi fizik qoftë dhe të lehtë kanë një rritje të rrahjeve të zemrës, qoftë gjatë ushtrimit, qoftë në pushim. Mund të kenë dhe lloje të tjera të aritmisë, si fibrilacioni atrial dhe ekstrasistola.
Angina, dhimbje në gjoks
Mungesë fryme
Hipertension sistolik
Ata që mendojnë se kanë shqetësime të tiroides duhet patjetër të konsultohen me mjekun sidomos nëse kanë pasur edhe shqetësime të zemrës si këto më sipër. /MeMjekun.com