Ibuprofeni përkeqëson koronavirusin? Rekomandohet përdorimi i paracetamolit
Share This Article
Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se anti-inflamatori i përdorur gjerësisht mund të përkeqësojë koronavirusin.
Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran i cili është i kualifikuar si doktor dhe neurolog ka psotuar të shtunën se “ Marrja e antiinflamatorëve (ibuprofen, kortizon) mund të jetë një faktor që përkeqëson infeksionin. Në rast temperature merrni paracetamol. Nëse keni marë tashme antiinflamatorë kërkoni këshillat e mjekut”.
Zyrtarët e shëndetësisë tregojnë se ilaçet antiinflamatore dihet që janë një rrezik për ata që kanë sëmundje infektive pasi kanë tendencën të zvogëlojnë përgjigjem e sistemit imunitar të trupit. Ministri francez i shëndetësisë ka thënë se pacientët duhet të zgjedhin paracetamolin “ sepse redukton temperaturën pa kundërsulmuar me inflamacionin”.
Pacientë francezë janë detyruar që në mes të janarit të konsultohen me farmacistët nëse duhet të marin qetësue të përdorur si ibuprofen,paracetamol dhe aspirinë nëse do të jenë në rrezik
Jean-Louis Montastruc, kreu i farmakologjisë në spitalin e tuluzës ka thënë për radio RTL: “Ilaçet antinflamatore rrisin rrezikun e komplikacioneve kur ka temperaturë apo infeksion”./MeMjekun.com
Burimi: The Guardian