Kategorite

Me te lexuarat

Po flitet kaq shumë për hidroksiklorokinën, po a e kuron COVID-19? Ja çthotë shkenca

klorokina

Presidenti Trump tha se një ilaç që përdoret kundër malaries është miratuar në SHBA për të trajtuar koronavirusin e ri. Bëhet fjalë për hidroksiklorokinën, si një nga ilaçet më të njohura e më të vjetra kundër malarjes.

Por BBC shtron pyetjen nëse ka të drejtë presidenti dhe çfarë dihet për efektivitetin e saj?

Hidroksiklorokina shitet në botë prej dekadash. Por nuk rekomandohet shumë në Afrikë për shkak të rezistencës së që është krijuar nga parazitët e malaries.

Kjo deklaratë e Trump ka bërë që në disa vende të shitet e gjithë hidroksiklorokina, sidomos në Nigeri raporton BBC.

FDA NUK E KA MIRATUAR ENDE KUREN

Presidenti Trump në konferencën e tij të përditshme (20 mars 2020) tha se hidroksiklorokina është aprovuar për përdorim në trajtimin e koronavirusit nga FDA (Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave). Ky është autoriteti që licencon ilaçet për përdorim në Shtetet e Bashkuara

“Ne do të jemi në gjendje ta bëjmë atë ilaç të vlefshëm menjëherë. Dhe në këtë pikë FDA ka qenë e shkëlqyer. Ata kaluan procesin e miratimit, dhe e kanë miratuar”, tha presidenti Trump

Për të qenë të qartë, hidroksiklorokina është aprovuar për të trajtuar malarien dhe artritin. Megjithatë FDA e ka bërë të qartë se nuk është rasti për të trajtuar njerëzit me COVID-19.

“Nuk ka asnjë ilaç terapeutik të miratuar nga FDA për të trajtuar, kuruar apo parandaluar COVID-19”, thotë FDA. Megjithatë ajo konfirmon se po bëhen studime për të parë nëse hidroksiklorokina është efektive në trajtimin e COVID-19. Autoriteti thotë gjithashtu se janë udhëzuar nga Presidenti Trump që të vijojnë studimet për efektivitetin e ilaçit.

ÇFARË PO NDODH ME KËRKIMET SHKENCORE NË BOTË?

Nuk është për tu çuditur fakti se hidroksiklorokina ka qenë pjesë e kërkimeve shkencore për të ndihmuar pacientët me koronavirus. Ai është ilaç që njihet mirë, është i lirë dhe i lehtë për t’u prodhuar. Në trajtimin e pacientëve me malarje, ilaçi është përdorur për të ulur temperaturën dhe inflamacionin.
“Hidroksiklorokina duket se bllokon koronavirusin në studimet në laborator. Por ka disa prova anekdotale nga mjekët që thonë se duket se ndihmon:, thotë James Gallagher, korrespondenti i BBC për Shëndetin.

Por është e rëndësishme të thuhet se nuk ka prova të plota klinike të cilat janë të rëndësishme për të treguar se si ilaçet veprojnë tek pacientët aktualë, dhe pse po kryhen në Kinë, SHBA, Britani dhe Spanjë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se deri më tani nuk ka prova përfundimtare për efektivitetin e hidroksiklorokinës, por është pjesë e vazhdueshme e provave.

“Për të ditur cilat terapi mund të punojnë për trajtimin e infeksionit viral kemi nevojë për të ndërmarrë prova klinike dhe për të përfituar prova të plota që ato punojnë apo jo”, thotë profesr Trudie Lang, drejtor i The Global Health Network në Universitetin e Oksfordit. / MeMjekun.com

Burimi: BBC