Klebsiella, bakteri përgjegjës për shumë infeksione. Simptoma dhe trajtimi
Share This Article
Bakteret gram negative të llojit Klebsiella bëjnë pjesë në familjen Enterobacteriaceae, dhe përfshin një grup mikroorganizmash që prekin normalisht mukozën respiratore të zorrëve të njeriut.
Infeksionet e shkaktuara nga Klebsiella merren zakonisht në ambiente spitalore përmes kontaktit me:
Sipërfaqe të kontaminuara, si mbështetëset e krevatit, komodina, dorezat e dyerve, telefoni…
Dhe interpersonale, nga paienti në pacient apo përmes personelit shëndetësor.
Gjithshtu kontaminimi mund të ndodhë dhe përmes raportit seksual apo transmetimit nënë-fetus (gjatë shtatzënisë)
Infeksionet shfaqen më shpesh tek persoat me imunitet të dobët dhe në këta pacientë bakteret e llojit Klebsiella përcaktojnë kryesisht:
Polmonitin dhe infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes
Infeksionet e rrugëve urinare
Infeksione të plageve
Osteomieliti
Meningjiti
Ulcera gjenitale
Bakteriemia
SIMPTOMAT
Sipas llojit të infeksionet mund të shfaqen simptoma të natyrave të ndryshme, si për shembull:
Temperaturë
Të dridhura
Kollë me gëlbazë dhe/ose gjurmë gjaku
Prani të baktereve në urinë
Dhimbje në zonën pubike
Ndryshim të frekuencës së urinimit
Shfaqje të noduseve gjenitale.
DIAGNOSTIKIMI
Kultura e gjakut dhe/ose indit të infektuar është thelbësor për diagnostikimin, ndërsa lloje të tjera ekzaminimesh, si ekografia, radiografia, tomografia e kompjuterizuar bëhen në bazë të llojit të infeksionit.
TRAJTIMI
Trajtimi bëhet përmes antibiotikëve, në bazë të rezultatit që vjen nga ndjeshmëria lokale, të evidentuara në antibiogramën. Megjithatë vitet e fundit, është vënë re një rritje të shtameve të Klebsiella nga antibiotiku, në mënyrë që në disa raste si në polmonitin e shkaktuar nga Klebisella pneumoniae e marrë në ambientet e kujdesit shëndetësor, mundësitë terapeutike të disponueshme rezultojnë të kufizuara dhe kjo çon në një shkallë mortaliteti që kalon 50% tek pacientët vulerabël, pavarësisht marrjes së ilaçeve antibakteriale.
Mes antibiotikëve më të përdorur, edhe ndonjë kombinim mes tyre janë:
Cefalosporinat e gjeneratës së tretë
Karbapenemet
Aminoglikosidet
Kinolonet
Siç e përmendëm më lartë tek pacientët vulnerabël përveç marrjes së ilaçeve antibakteriale mund të kërkohet dhe një trajtim kirurgjik për drenazhimin e absesit polmonar/MeMjekun.com