Kategorite

Me te lexuarat

Kemi dëgjuar shpesh për imunitet të dobët, por çfarë është imunodefiçenca

imunodeficence

Termi imunodefiçencë grupon së bashku një seri gjendjesh klinike të karakterizuara nga një reagim i pamjaftueshëm imunitar ndaj patogjenëve që mund të sulmojnë potencialisht trupin tonë; këto gjendje shfaqen në përgjithësi me një ndjeshmëri më të madhe ndaj infeksioneve dhe janë pasojë e ndryshimeve sasiore dhe cilësore të një apo më shumë komponentëve të përgjigjesh imunitare.
Imunodefiçencat zakonisht klasfikohen në bazë të shkakut të tyre si:

Format primare (defektet e vetë sistemit imunitar)- Anomali e brendshme e sistemit imunitar që mund të jenë të lindura apo të fituara, që janë shkak i një grupi sindromash apo sëmundjesh të quajtura imunodefiçencë primare; këto anomali janë të lidhura vetëm me difekte gjenetike, diagnoza e të cilëve është në periudhën e fëmijërisë. Ato shoqërohen me gjendjen e mëposhtme si:
Sëmundjet autoimune (në veçanti anemitë hemolitike, trombocitopeni, neutropenia)
Tumori (rrit rrezikun që shkon nga 10 në 100 herë krahasuar me njerëz të shëndetshëm të së njëjtës moshë)
Shfaqet e alergjive (atopitë)

Format sekondare (defektet e jashtme të sistemit imunitar, që e bëjnë në mënyrë indirekt pak apo aspak efektiv).- Kjo formë vjen nga agjentë apo situata të jashtme të sistemit imunitar që ndryshojnë funksionimin normal. Janë më të shpeshta se format primare dhe mes shkaqeve kryesore janë kequshqyerja, marrja e ilaçeve imunosupresive (të përdorura për shembull në format e rënda të atritit reumatoid, psoriasi, sëmundja e Crohn etj), ndërhyrja kirurgjikale e heqjes së shpretkës (splenektomia), anomali kromozomike si sindromi Dovvn), infeksionet virale, alkoolizmi, hepatiti, diabeti melit etj. Duhet të theksojmë se termi sindromë e imunodefiçencës së fituar i referohe SIDA-s (AIDS përfaqëson agronizmin anglez Acquired Immune Deficiency Syndrome), e shkaktuar nga virusi HIV.

Gjithashtu duhet të kujtojmë, se ndryshe nga forma primare, format sekondare rezultojnë të jenë potencialisht të zgjidhshme pasi korrigjohet gjendja që i shkakton ato (kur është e mundur), si në rastin e kequshqyerjes, apo përmes ndërprerjes së ilaçeve imunosupresive dhe shërimi nga një neoplazmë.


SIMPTOMAT

Infeksionet e përsëritura zakonisht janë sinjali që çon në dyshimin e pranisë së imunodefiçencës, dhe pse ndonjëherë shenja të tjera karakteristike mund të orientojnë drejt diagnozës para se të shfaqet vërtetë defiçiti i sistemit imunitar.

Sëmundjet infektive që vijnë nga gjendja e imunodefiçencës janë të natyrave të ndryshme, dhe mund të shfaqin, për shembull në episode të përsëritura të sëmundjeve të ftohjes, ( si ftohja, gripi, polmoniti…) apo gjendje të tjera si konjitiviti dhe infekisoni gjenital i mykut që nuk i përgjigjet trajtimit (tipik tek pacientët diabetik).

Përveç sindromave infektive të përsëritura, pacientët me format primare të imunodefiçencës vuajnë në përgjithësi nga rritja e rrezikut të zhvillimit të neoplazmave, sëmundjet autoimune, sindroma alergjike.

DIAGNOZA

Një diagnozë korrekte e imunodefiçencës bazohet mbi të gjitha në historinë klinike, duke vlerësuar predispozitën për zhvillimin e një infeksioni duke eksploruar simptomat e përshkruara.

Analizat në laborator

Analizat laboratorike që janë të nevojshme në këtë kuptim janë studimi i
Formula dhe numërimi leukocitar (pra numri dhe lloji i rruazave të bardha të pranishme në gjak)
Shpejtësia e Eritrosendimentit në gjak (ESR, një analizë që tregon inflamacion në organizëm)
kuantifikimi i imunoglobulinave (Ig, d.m.th. proteina të pranishme në gjakun tonë që kanë një rol mbrojtës kundër patogjenëve).

Vlerësimi i imunitetit qelizor
Vlerësimi i imunitetit qelizor bëhet me një analizë specifike, citometria e fluksit, që përcakton sasinë dhe llojin e limfociteve T të pranishme në gjakun e pacientit. Rezultati mund të orientojë drejt një diagnoze të të ashtuquajtrës defiçit i imunitetit qelizor.

Provat funksionale

Bëhet fjalë për prova të përdorura për të vlerësuar përgjigjen imunitare; mes më të përdorurave kujtojmë: Prova në lëkurë e hipersensibilitetit të vonuar, që konsiston në vendosjen e një bire të vogël nënlëkurë për të vlerësuar fuqinbë e përgjigjes imunitare ndaj patogjenëve.

Përgjigja proliferative, e cila përmes një prove të kryer në gjakun e pacientit, në epruvetë, vlerëson aftësinë e qelizave të bardha të shumëfishohen në përgjigje ndaj një patogjeni

TRAJTIMI

Që para trajtimit të imunodefiçencës është e rëndësishme të theksohet rëndësia e një parandalimi korrekt të infeksionit: respektimi i normave të higjineës bazë, dhe marrja e disa masave të thjeshta që mund të zvogëlojnë në mënyrë drastike ndikimin e kësaj sëmundje në cilësinë e jetës së të prekurit.
Disa shembuj në këtë kuptim janë:
Zvogëlimi i ngarkesës mikrobike në mjedis
Aktivizimi i profilaksisë së parakohshme në situatë rreziku (për shembull, shtrimi në spital).
Reduktim i kontakteve direkte me persona të prekur nga infeksioni që e transmetojnë lehtësisht
Përshtatja me një stil të shëndetshëm jetese
Zvogëlimi i frekuentimit të vendeve me shumë njerëz.

Imunodefiçenca primare

Trajtimi specifik për imunodefiçencën primare është selektiv dhe i lidhur me shkakun; në format ku për shembull, imunoglobinat janë të pranishme në mënyrë defiçitare apo pak funksionale, trajtii bazohet në infuzionin e tyre zëvendësues (nga donatori) përmes rrugës endovenoze apo nënlëkurore në mënyrë që të kemi një mbrojtje bazë për pacientin.
Nëse infuzioni i imunoglobinave jep rezultate të kënaqshme, atëherë në një trajtim të dytë kemi të bëjmë me transplantin e palcës së kockës. Kjo zgjedhje ka të bëjë me zëvendësimin e linjave mirkobike të qelizave imunitare difektoze me ato që vijnë nga donatori i përputhshëm. Megjithatë është një lloj trajtimi që ka mjaft efekte anësore, madje dhe të rënda, dhe që e bëjnë një mundësi që përdoret në numër të kufizuar rastesh.

Imunodefiçenca sekondare
Trajtimi i këtyre formave është i lidhur me zgjidhjen e gjendjes që e përcakton atë; nëse kjo në disa pacientë është e thjeshtë siç është rasti i kequshqyerjes, në të tjera mund të kërkojë procedura terapeutike veçanërisht komplekse si në rastet e tumoreve të qelizave të gjakut./ MeMjekun.com