Ibuprofeni dhe COVID-19, debati i gjerë për përdorimin dhe studimet e fundit
Share This Article
Teksa vijojnë studime të thelluara mbi lidhjen mes ibuprofenit dhe COVID-19, OBSH këshillon që ai të mos merret, vetëm nëse ua jep mjeku.
Studimet për këtë duhet të përfudnojnë brenda majit. Pavarësisht kësaj, në bazë të informacioneve të disponueshme aktualisht, ibuprofeni përdoret zakonisht për të trajtuar simptomat fillestare të një infeksionit dhe prandaj është e vështirë të përcaktohet shkak-pasoja.
Agjencia Evropiane e Barnave e ndjek nga afër këtë situatë dhe siguron se do të vlerësojë çfarëdo lloj informacioni të ri të disponueshëm për lidhjen mes ibuprofenit dhe CO VID-19 në kuadër të pandemisë aktuale. Megjithatë AEB thekson se për momentin nuk ka prova shkencore që vërtetojnë përkeqësimin e simptomave të sëmundjes pas marrjes së ilaçit.
PARACETAMOLI, TRAJTUESI I PARË PËR TEMPERATURËN
Fleta udhëzuese e barnave që përmbajne ibuprofen tregojnë se ky përbërës aktiv mund të maskojë simptomat e një infeksioni e sipas autoriteteve ndërkombëtare kjo mund të vonojë diagnozën, duke ndikuar në përkeqësim. Por kjo i referohet infeksioneve në përgjithësi, dhe jo në mënyrë te veçantë infeksionit të COVID-19.
Prandaj sot rekomandohet paracetamoli si alternativa e parë për të trajtuar teperaturën. AEB thotë se megjithatë nuk ka prova mbi kundërudhëzimin e përdorimit të ibuprofenit në trajtimin e simptomave të vogla. Në të dy rastet, ilaçet merren sipas udhëzimeve dhe në dozën më të ulët.
IBUPROFEN DHE COVID-19; A KA RREZIK PËRKEQËSIMI?
Polemika nisi pasi ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi përmes llogarisë së tij në Tvvitter se marrja e ibuprofenit dhe ilaçeve të tjera antiinflamatore përkeqësojnë infeksionin e COVID-19.
Por autoritetet ndërkombëtare thonë se për momentin nuk ka prova që konfirmojnë përkeqësim të infeksionit të COVID-19 nga marrja e ibuprofenit dhe ilaçeve të tjera antinflamatorë josteroidë.
IBUPROFENI APO PARACETAMOLI
Qoftë OBSH qoftë dhe AEB janë dakord se ka mungesë provash mbi faktin se ibuprofeni është kundërprodhues në rastin e COVID-19. Madje kërkohet më shumë përgjegjshmëri nga komuniteti shkecor për të parandaluar përhapjen e mesazheve të tilla, pa patur prova shkencore.
A ka prova klinike mbi marrëdhënien mes ibuprofenit dhe COVID-19?
Për momentin praktikisht është e pamundur të kemi prova klinike të tilla që të japë një përgjigje pyetjeve shkencore që kanë lindur rreth këtij infeksioni. Pjesa më e madhe e të dhënave të disponueshme vijnë nga studime epidemiologjike për të cilat nuk është e mundur të përcaktohet një lidhje rastësore, siç thuhet nga organizatat e lartpërmendura. Në mënyrë të ngjashme nuk ka të dhëna të disponueshme lidhur me reagimet e dëmshme të këtyre ilaçeve nga agjenci kombëtare e ndërkombëtare të rregullimit dhe vlerëimit të ilaçeve./ MeMjekun.com