Koronavirusi/ A do të ndryshojë gjë në verë?
Share This Article
Ideja se ngrohja e motit do të ndalonte koronavirusin duket se është venitur pasi ai është përhapur në të gjithë globin. Por a mund të kenë studimet e reja një rreze shprese?
Është ende herët për të qenë të sigurtë nëse koronavirusi i ri është sezonal. Për ta ditur vërtetë këtë, ne duhet të shohim si ndryshojnë rastet në një vend përgjatë gjithë vitit. Por ne mund të shohim përhapjen e saj në vende të ndryshme klimaterike në të gjithë botën për të gjetur prova.
CILAT JANË PROVAT
Ka disa të dhëna se rastet e koronavirusit janë më të shumta rreth zonave të ftohta dhe të thata.
Një studim tregon se vendet veçanërisht të prekura nga virusi ato ku ai po përhapet i pakuptuar përmes transmetimit të komunitetit- deri më 10 mars kishin temperatura më të ulëta se ato vende që kishin pak raste.
Një tjetër studim ka vrojtuar 100 qytete kineze me më shumë se 40 raste të COVID-19 dhe tregoi se sa më e lartë të jetë temperatura dhe lagështira, më e ulët është shkalla e transmetimit.
Dhe një tjetër studim, por jo i rishikuar nga studiuesit, tregon se pavarësisht se rastet e koronavirusit janë të përhapura në të gjithë botën, shpërthimet janë në zona “relativisht të ftohta dhe të that”, deri më 23 mars.
Por siç tregon një grup shkencëtarësh i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, virusi tashmë është përhapur në çdo zonë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “ duke u shtrirë në mënyrë efektive në të gjitha zonat klimaterike, nga të ftohtë dhe të thatë deri tek të ngrohtë e të lagësht”.
A KA NJË NDARJE VERI-JUG?
Bashkë me shumë viruse të tjera, përfshi dhe gripin, një model sezonal është parë në hemisferën veriore dhe atë jugore. Por vendet tropikale, shumë afër ekuatorit nuk kanë pasur të njëjtin model.
Disa vende të ngrohta e të lagështa gjithashtu kanë pasur raste të transmetimit lokal të virusit të COVID-19, si Malajzia dhe Republika Demokratike e Kongos, të cilat janë shumë afër ekuatorit dhe nuk mund të japin provat më të mira për atë që po ndodh kudo tjetër
Por duke parë hemisferën jugore, Australia dhe Zelanda e Re, ishin në fundin e verës kur u shfaqën rastet e para, por kanë pasur më pak raste se vendet e hemisferën veriore.
Megjithatë ka shumë faktorë të tjerë në lojë si dendësia e popullsisë dhe pasojat globale.
Dhe që kur virusi u përhap gradualisht në të gjithë botën, fillimisht përmes udhëtimeve botërore, dhe në të njëjtën kohë që stinët po ndryshojnë, është e vështirë të përcaktosh efektet e klimës në mënyrë specifike.
A JANË SEZONALE KORONAVIRUSET E TJERA?
Ka disa të dhëna se koronaviruset e tjera qarkullojnë kryesisht në muajt e dimrit, sipas një grupi shkencëtarësh të University College London (UCL) dhe Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.
Ata pyetën mbi 2 mijë persona për një raport javor nëse dikush në familjen e tyre kishte simptoma të sëmundjeve respiratore. Dhe kujtdo që kishte simptoma u kërkohej të dërgonin një tampon për të testuar një sërë virusesh. Nga kjo shkencëtarët arritën në përfundimin se piku i rasteve të koronavirusit ishin në dimër, afërsisht në të njëjtin sezon me gripini. Kishte shumë pak raste në verë.
Një nga autorët e studimit, Ellen Fragaszy nga UCL tha se prandaj “ishte e mundur që të shohim një rënie të rasteve gjatë verës”. Por nuk mund të jemi të sigurtë nëse kështu do të jetë dhe koronavirusi i ri.
Dhe numri i madh i rasteve dhe përhapja e tyre në botë tregon se nuk duhet të jemi shumë shpresëdhënës për një kthesë në verë.
A ËSHTË KY VIRUS SI KORONAVIRUSET E TJERA?
Koronavirusi i ri, i quajtur SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen COVID-19, në parim përhapet njësos si koronaviruset e tjera. Por ajo që e bën të ndryshëm është se sa ju sëmur dhe numri i vdekjeve që shkakton.
Dr Michael Head, i universitetit të Southampton, thotë se zhvillimi dhe ndikimi i koronavirusit të ri “ ishte qartësisht ndryshe nga koronaviruset e “gripit të zakonshëm” ekzistues”,
“Mbetet për tu parë nëse rasett e COVID-19 do të bien si përgjigje e ndryshimeve mjedisore si temperatura dhe lagështira”, tha ai./ MeMjekun
Burimi: BBC