Çfarë do të thotë “Frenimi i kurbës së infeksionit”, shpresa për lehtësimin e masave
Share This Article
Përdorimi i shprehjes “frenimi i kurbës së infeksionit” është bërë tashmë lajmotivi i këtyre javëve. Përpjekjet për tëfrenuar rritjen eksponenciale të sëmundjes, në fakt, është hapi i parë për të fituar betejën kundër koronavirusit.
COVID-19 ka tendosur sistemin shëndetësor në shumë vende. Në Shqipëri aktualisht numri i rasteve të reja ndryshon nga dita në ditë, megjithatë janë në rritje rastet e pacientëve të shëruar dhe ka një rënie të numrit të pacientëve të shtuar në spitalin infektiv. Kjo bën që të mos ketë fluks në spital dhe të menaxhohet më mirë situata.
E kemi dëgjuar kaq shumë herë: rreziku i koronavirusit nuk ka të bëjë më shumë te vdekshmëria, se sa te shkalla e lartë e infektimit, pra aftësia të rrëzojë sistemin shëndetësor publik. Gjithashtu është shumë e rëndësishme, të kuptojmë domethënien e kurbës rritëse të COVID dhe për pasojë t’i përgjigjemi.Le ta kuptojmë në artikullin më poshtë këtë.
KURBA EPIDEMIOLOGJIKE DHE PARAQITJA E RASTEVE
Kurba epidemiologjike apo kurba e infektimit është paraqitja grafike e numrit të rasteve epidemike bazuar në fillimin e sëmundjes. Ajo jep të dhëna mbi:
Mënyrën e përhapjes së sëmundjes.
Entitetit të epidemisë.
Rastet e izoluara.
Tendenca në kohë.
Periudha e ekspozimit dhe inkubacionit të sëmundjes.
Një vlerë shumë e rëndësishme në luftën ndaj COVID-19 është padyshim identifikimi i përhapjes fillestare të sëmundjes. Prandaj është e rëndësishme të vëzhgohet paraqitja e periudhës së ekspozimit në kurbën e infeksionit.
Pra, në vendin tonë përhapja fillestare e sëmundjes në Shqipëri u shënua më 9 mars, dhe masat e izolimit u morën menjëherë por ndërkohë kishte persona që ishin të sëmurë por në fazën e inkubimit të virusit.
FUNKSIONI GOMPERTZ, SHPRESA E FRENIMIT TË COVID-19
Lakorja apo funksioni Gompertz është një model matematikor për një seri kohore. Ky funksion sigmoid (i zgjatur në formën e S) jep një rritje më të ngadaltë në fillim dhe në fund të një periudhe të caktuar.
Ky funksion fillimisht u krijua për të përshkruar vdekshmërinë, por përdoret shpesh dhe në epidemiologji. Dhe është pikërisht ky funksion që pritet për zhvillimin e COVID-19 në nivel global.
Rafshimi fillestar korrespondon me një seri rastesh të izoluara të zbuluara, ndërsa pjesa tjetër e të prekurve do të ishte në periudhën e inkubacionit.
Më pas këto vlera rriten me shpejtësi, duke e zgjatur pjesën e sipërme të S. Në këtë fazë përfshihen dhe ato të inkubacionit fillestar, si dhe të gjitha rastet e reja të infektuara prej tyre. Kjo fazë rritje është eksponenciale, rritet gjithmonë e më shpejt.
Pikërisht këtu masta e marra luajnë një rol vendimtar. Rritja eksponenciale nuk mund të zgjasë përgjithmonë, por në përkeqësimin e rasteve ngadalësohet kur arrin 100% të të infektuarve.
Izolimi në shtëpi dhe identifikimi i shpejtë i personave të infektuar duhet të frenojnë kurbën e infektimit në rritjen e saj eksponenciale. Duke qenë se nuk ka njerëz në qarkullim që mund të transmetojnë virusin, normalish modeli i shpërndarjes së sëmundjes nuk mund të jetë i njëjtë nëse do të vijojmë rutinën e përditshme.
FRENIMI I KURBËS SË INFEKSIONIT NUK DO TË THOTË SE JEMI JASHTË RREZIKUT
Frenimi i kurbës së infeksionit është hapi i parë në luftën kundër Koronavirusit, por jo fundi i saj. Ndodhin raste të reja të sëmundjes dhe vdekje të mëtejshme. Situata epidemiologjike, mbi të gjitha është globale dhe jo individuale. Fakti që bilanci sëmurë-shëruar nis të jetë e qëndrueshme është një lajm i mirë, gjithashtu dhe numri i ulët i vdekjeve në vend.
Kur situata të jetë e qëndrueshme dhe tendenca të jetë rafshuar, duke marrë formën e kurbës Gompertz, mund të thuhet se e keqja ka kaluar. Por duhet të jetë e qartë se dhe kur rritja e numrit të infektimeve të ngadalësohet, zhdukja plotësisht e tij është e pamundur në një periudhë të shkurtër kohe.
Në fund të kësaj pandemi (sepse e gjithë kjo do të përfundojë) do të vijojmë të kemi raste të COVID-19, por mund të trajtohen në mënyrë më efikase nga një sistem shëndetësor që është në funksionim normal. / MeMjekun.com