Si të kuptojmë analizën e anti-TPO dhe roli që kanë në tiroide
Share This Article
Në kushte normale antitrupat janë proteina të prodhuara nga sistemi jonë imunitar për t’u mbrojtur në raste kërcënimi të jashtme si infeksioni apo sëmundja. Por në disa raste prodhohen auto-antitrupa, pra antitrupa me drejtim gabimisht ndaj pjesëve të shëndetshme të trupit tonë.
Të tilla janë antritrupat anti peroksidazë ( shkurt njihen edhe si antitrupat anti-TPO) apo të quajtura auto-antitrupat e drejt për drejtë kundër peroksidazës tiroide (TPO).
TPO është një glikoproteinë me peshë të lartë molekulare, e vendosur në brendësi të qelizës folikulare të gjendrës tiroide; bëhet fjalë për një enzime thelbësore në një sërë aktivitetesh të tirorides, në veçantë në prodhimin e hormoneve nga jodi.
Prania e antitrupave antiperoksidazë të zbuluar me një analizë të thjeshtë gjaku konsiston në diagnozën e keqfunksionimit të tiroides mbi baza autoimune.
VLERAT REFERUESE
Antitrupat antiperoksidazë janë normalisht të barabartë me
0-35 UI/ml tek femrat
0-35 UI/ml te meshkujt
INTEPRETIMI
Antitrupat antiperoksidazë analizohen në laborator (zakonisht bashkë me autoantitrupat e tjerë, si për shembull antitrupat anti-tireoglobuline dhe antitrupat anti-receptor TSh) për të përjashtuar praninë e keqfunksionimit të tiroides, e lidhur me prodhimin e (auto)antitrupave të drejtuata gabimisht kundër peroksidazës së tiroides
Këto antitrupa mund të jenë shkak për disa patologji të tiroides, si një inflamacion kronik të gjendrës, apo një tiroidit me natyrë autoimune.
Nga studime të ndryshme ka rezultuar se antitrupat antiperoksidazë në fakt janë të pranishme në
70-90% të pacientëve me sëmundjes e Graves-Basedow
90-99% të pacientëve me Tiroiditin e Hashimotos.
Në veçanti zbulimi i antitrupave antiperoksidazë në pacientët me hipotiroidizëm subklinik, pra që nuk ka simptoma, mund të jetë faktor rreziku për në të ardhmen që të shfaqut hipotirodizmi me simptoma.
Një test negativ i antitrupave antiperoksidazë (me vlera të ulëta të antitrupave antiperoksidazë) tregon zakonisht se nuk ka një mosfunksionimi të gjendrës tiroide me natyrë autoimune; por gjithashtu është vënë re tek disa pacientë që vuajnë nga sëmundja autoimune e tiroides, që mund të rezultojnë negativ në analizën e parë të antitrupave antiperoksidazë dhe për këtë arsye përsëritet analiza pas disa kohësh.
VLERAT E LARTA DHE TË ULËTA
Vlerat e ulëta të anti-TPO tregojnë kushtet e normalitetit dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
Vlerat e larta mund të gjenden tek sëmundjet autoimune të tiroides:
Sëmundja e Graves-Basedow
Tiroditi i Hashimotos
Vlerat mesatarisht të larta mund të gjenden tek tumori i tiroides, hipotiroidizmi, LES, artriti reumatodi, anemia perkuloze, sidroma e Sjogren, diabeti melit i tipit 1, gastriti atrofik, sëmundja e Addison, miastenia gravis dhe myxedema.
Në rast se një grua shtatzënë ka një vlerë të lartë të antitrupave anti-TPO duhet të ndërhyhet menjëherë, pasi një anomali e tillë mund të lidhet me një rrezik të lartë të :
Mosfunksionimit të gjendrës tiroide të fëmijës së palindur ende (si hipotiroidizmi, hipertiroidizmi apo tiroditi)
Abortit
Preklampsi
Lindje e parakohshme
Mossukses në procedurën e fertilizimit in vitro.
FAKTORET QE NDIKOJNE NE ANALIZE
Rreth 10% e personave që gëzojnë shëndet të plotë mund të shfaqin vlera të larta të anti-TPO dhe një përqindje e tillë rritet në veçanti tek femrat apo tek personat në moshë të avancuar. Nuk tregojnë shenja të sëmundjes së tiroides, por gjithësesi mund të jenë një faktor rreziku për zhvillimin në të ardhmentë një patologjie të tiroides dhe për këtë bëhen kontrolle periodike.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në analizë janë përdorimi i multivitaminave apo suplementeve me bazë biotinën (susbtanca që përdoret për të përforcuar thonjtë dhe flokët) në ditën para analizës.
KUR KERKOHET ANALIZA
Doza e anti-TPO mund të kërkohet në rastet e
Zmadhimit të tiroides, apo rritje e duksjme e tiroides në qafë ;
Në rastin kur analizat e tjera që kërkohen për vlerësimin e një funksionimi të mirë të gjendrës tiroide, si FT3, FT4,apo TSH kanë rezultate të ndryshuara;
Në rastin kur pacienti referon simptoma sipas të cilave dyshohet një rënie (hipotiroidzmi) apo rritje (hipertiroidizmi) i aktivitetit të tiroides.
PËR KUJTESË! Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit janë ndjesia e të ftohtit, lëkura e thatë, tharrje dhe dobësim i flokëve/thonjve, rritje e peshës që nuk justifikohet nga ushqim, stipsi, vështirësi në kujtesë, humor depresiv.
Simptomat e hipertiroidizmit janë flokë të dobët, lëkurë e butë, dobësi muskulare, takikardi, ankth, nervozizëm, acarim i lehtë, dridhje të duarve, rritje të djersitjes, shqetësime të gjumit, rënie në peshë, anomali të ciklit menstrual te gratë.
Kjo analizë është gjithashtu e rëndësishme në vlerësimin e pacientit me sëmundje autoimune të tiroides si tiroiditi i Hashimotos apo sëmundja e Graves-Basedow.
Por mjeku mund të kërkojë analizën gjithashtu dhe në rastin e
Pacientëve që vuajnë nga sëmundje të tjera autoimune si LES, artriti reumatodi, anemia perkuloze, me simptoma që të çojnë në dyshime për përfshirjen e tirodies;
Në rastet e dyshimit të karcinomës së tiroides
Gjithashtu analiza mund të kërkohet tek një grua shtatzënë dhe që ka një histori klinike me aborte të përsëritura.
Infine il test può essere richiesto nel caso di una donna in gravidanza o con storia clinica segnata da ripetuti aborti.
PËRGATITJA
Analiza e anti-TPO bëhet në laboratorin e analizave dhe bëhet përmesa mostrës së gjakut të marrë në venën e krahut të pacientit, mundësisht në mëngjes dhe esëll. Nuk kërkohet asnjë përgatitje specifike./ MeMjekun.com