Si trajtohet kontraktimi i cervikales apo siç njihet ngrirja e qafës
Share This Article
Kur flasim për kontraktim të cevikales flasim për ngurtësim të qafës të shoqëruar me dhimbje. Kjo zonë është shumë e ndjeshme për shkak të ligamenteve dhe muskujve që ndihmojnë për të mbajtur kokën. Këto muskuj variojnë nga koka dhe cerfikalja deri te klavikula, në toraks e struktura të tjera dhe janë 20 muskuj që bëjnë lëvizjen. Kur ndodh një kontraktim cervikal venat që furnizojnë gjakun në muskuj ngjeshen. Për pasoja, kontraktimi përkeqësohet.
Në përgjithësi, muskujt më të goditur në këtë rast janë trapezi i sipërm dhe skapula levatore. Simptomat nisin nga dhimbja deri tek vështirësia për të rrotulluar qafën. Ndonjëherë shfaqet dhe dhimbje kokë, dhimbje shpatullash e madje dhe krahu.Kontraktimi cervikal është shumë i zakonshëm. Por trajtimi në mënyrën e duhur do të jetë përcaktues për të shmangur rëndimin dhe kohëzgjatjen e këtij problemi.
SIMPTOMAT E KONTRAKTIMIT CERVIKAL
Nuk është e vështirë të diagnostikohet kontraktimi cervikal pasi ka një dhimbje intensive në qafë. Në disa situata është e tejzgjatur dhe në raste të tjera ndodh në mënyrë sporadike. Simptoma të tjera janë
Inflamacioni
Goditje të forta
Ndjesi shpimi
Nxehtësi në zonë
Dhimbje muskulare
Nevoja për të lëvizur bustin dhe rrotulluar qafën.
Në pjesën më të madhe të rasteve kontraktimi cervikal nuk shkakton probleme të rënda. Megjithatë, është e rëndësishme të ndërhyhet në kohë për të shmangur përkeqësimin e dhimbjeve Mjeku mund t’ju sugjerojë disa analiza nëse dyshohet për lezione më të rënda. Këto analiza dhe ekzaminime mund të jenë:
Radiografia
Elektromiografia (EMG)
Analiza e gjakut
Rezonanca Magnetike (RM)
Tomografia e kompjuterizuar (TC)
SHKAQET E CERVIKALES
Kontraktimet cervikale nuk kanë një shkak të vetëm dhe nuk shfaqen në një grup të caktuar të popullsisë. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një traumë në nivelin muskular janë disa faktorë që ndikojnë në rritjen e rrezikut për të vuajtur prej saj. Më të zakonshëm janë:
Mbingarkesë pune
Dobësi muskulare
Lëvizje e përsëritur e muskujve
Ekspozimi ndaj situatave stresuese
Postura (pozicioni) ku qafa është në një sforcim të gjatë.
SI TRAJTOHET
Në përgjithësi, për të trajtuar këtë sëmundje këshillohet të merren antiinflamatorë nga goja gjithmonë me përshkrim nga mjeku dhe aplikim i akullit apo pakove me ujë të ftohtë në këtë zonë për periudha të shkurtra. Kjo zvogëlone ënjtjen dhe dhimbjen.
Në rastet më të rënda është i nevojshëm rehabilitimi përmes fizioterapisë. Nëse asnjë nga këto metoda nuk funksionon këshillohet të vijohet me injektimin e kortikosteroideve në zonën e dhimbjes. Vetëm në rastet kronike vlen kirurgjia.
Vetëm për rastet e lehta
Nëse dhimbja është e lehtë mund të ndiqen disa ushtrime të thjeshta që relaksojnë muskujt dhe qetësojnë dhimbjen. Mbani shpinën drejtë dhe bëni frymëmarrjen e duhur. Megjithatë sërish këshillohet që para se të bëni këto ushtrime duhet të komunikoni me mjekun e duhur.
Nga ana tjetër ka masa të tjerë që lehtësojnë dhimbjen si:
Ndërpreja e çdo aktiviteti fizik për tri ditë
Masazhimi me delikatesë (për të përshpejtuar qarkullimin e gjakut dhe për të përhapur nxehtësinë)
Ndiqni një regjim ushqimor të pasur me ushqyes.
Ushtrimet me shkop
Më poshtë do të lexoni disa ushtrime që shërbejnë si automasazh për të lehtësuar simptomat e kontraktimit cervikal.
Nga e majta në të djathtë
Bëni një frymëmarrje të thellë dhe nxirrni frymën ngadalë. Ngrihuni dhe mbajeni shpinën drejt.
Merrni një shkop dhe vendoseni mbas qafës, duke e mbajtur në mënyrë delikate me pëllëmbët e duarve.
Ndiqni ngadalë një lëvizje lëkundëse me shkopin pa ushtruar shumë presion.
Lëvizeni shkopin përreth qafës dhe anash
Gjithashtu mund të anoni kokën para dhe anash
Përsëriteni këtë për pesë minuta
Rrëshqitja dhe rrotullimi
Merrni pozicionin e mësipërm, por tashmë rrëshqiteni shkopin poshtë përmes qafës.
Rrëshiteni, dhe rrotullojeni shkopin për të relaksuar muskujt
Të njëtjën gjë bëni dhe me pjesët anësore të qafës
Bëjeni këtë për pesë minuta
SI MUND TA PARANDALOJMË?
Shmangni pozicionet që sforcojnë qafën
Ndryshoni shpesh pozicion
Rrisni aktivitetin tuaj fizik
Mos bëni lëvizje të befta
Mos harroni të bëni ushtrimiet e nxemjes para çdo aktiviteti
Çdo dy orë shtriqni kurrizin dhe qafën.
Flini në pozicionin e duhur
Aktivitete si Yoga dhe Pilates janë perfekte për të parandaluar këto lezione
Bëni ushtrimet e relaksimit.
Një fizioterapist është profesionisti i duhur për të trajtuar problemin dhe për të patur një zgjidhje të sigurt. Mos harroni të këshilloheni me të dhe të ndiqni udhëzimet e tij.
Gjithashtu ju këshillojmë të realizoni vetë disa masazhe me një frekuencë të caktuar nëse prireni të vuani nga kontraktimet cervikale./ MeMjekun.com