Kategorite

Me te lexuarat

E lidhur me hemorragjinë/ Pse duhet analiza e fibrinogjenit dhe çfarë tregojnë vlerat

Hematokriti

Fibrinogjeni është një proteinë e pranishme në gjak, roli kryesor i së cilës është i lidhur me hemostazën, pra grupi i proceseve fiziologjike që nuk lejon humbjen e gjakut (hemorragjinë) në çdo pjesë të trupit.

Nga ana kimike bëhet fjalë për një proteinë glikolizuese (glikoproteinë) që prodhohet në mëlçi dhe në qelizat endoteliale në formën e dimerit.

PSE DUHET FIBRINOGJENI?

Nga këndvështimi fiziologjik fibrinogjeni është një nga aktorët e procesve të hemostazës, më specifikisht bëhet fjalë për elementin e fundit që aktivizohet në zinxhirin e koagulimit: pasi është ndar nga trombina, një enzimë që i përket klasës së hidrolazës, fibrinogjeni transformohet në fibrinë dhe mund të nisë kështu procesin progresiv i “paketimit” pranë lezionit duke formuar një mbajtëse retikulare. Në këtë mënyrë ndalon daljen e elementëve të figuruar të gjakut nga vazat.

PËRSE DUHET MATUR SASIA NË GJAK?

Ekuilibri i duhur mes aktivitetit pro-trombotik dhe diatezës hemorragjike përbën një nga çështjet thelbësore të mjekësisë moderne sepse:

Një tendencë e tepruar e koagulimit e ekspozon pacientit ndaj rrezikut të ngjarjeve tromboembolike (infarkti i miokardit, tromboza venoze e thellë, embolia polmonare, iktusi cerebral,…)

Një sasi e madhe e rrjedhjes së gjakut, përkundrazi, favorizon gjakosjen me pasoja që janë nga format më të thjeshta tek hemorragjitë e brendshme.

Vlerat e larta të fibrinogjenit janë të loidhura me kuadtrin pro-trombotik, ndërsa vlerat e ulëta me ato hemorragjike.

ÇFARE TREGOJNE VLERAT E ULETA DHE TË LARTA

Kur vlerat janë të larta flasim për: artrit reumatoid, koronaropatitë, hepatitë, ethet reumatike, plagosje, glomerulonefrit, shtatzëni,iktus, infarkt, infeksion, inflamacion, ndërhyrje kirurgjikale, menstruacione, mieloma multiple, polmonit, sindroma nefrotike, tuberkulozi, tumori, uremia dhe djegie.

Kur vlerat janë të ulëta flasim për: abort, afibrinogjemi të trashëguar, anemi, ceroze, koagulim intravaskular i diseminuar, disfibrinogjenemia, shkëputje të plaçentës, eklampsia, embolia amniotike, embolia lipidike, hemofilia, fibrinoliza, leucemia, sëmundje të mëlçisë, kequshqyerja, sepsi, shok, tansfuzioni dhe tumori.

KUR KËRKOHET ANALIZA

Ndryshimet e fibrinogjenit shpesh nuk kanë kushte të dukshme klinike. Disa prej këtyre kushteve ku është i nevojshëm është:
Hemorragjitë me natyrë të papërcaktuar
Plagë që shërohen shumë ngadalë,
Episode trombotike në mungesë të faktorëve të dukshëm të rrezikut,
Prani e anomalive të tjera të koagulimit që dalin në analizat hematokimike,
Disfibrinogjemia
Vijueshmëria e sëmundjes klinike të mëlçisë.

A MUND TE ULET NIVELI I FIBRINOGJENIT?

Për fat të keq një ndërhyrje e drejt për drejtë tek fibrinogjeni, sot për sot, nuk është e mundur. Megjithatë në një këndvështrim më të gjerë menaxhimi i rrezikut trombotik mund të ndërhyjë dhe në faktorë të tjerë për të zvogëluar ndikimin e komplikacioneve:
Korrigjim i dislipidemisë (zvogëlimi i kolesterolit “të keq” LDL apo rritja e kolesterolit “të mirë” HDL).
Mbajtja e peshës së duhur
Praktikimi rregullisht i sportit dhe ushtrimeve fizike
Ushqime të freskëta dhe jo të procesuara.

ÇFARË ËSHTË RAPORTI FIBRINOGJEN/ALBUMINË?

Fibrinogjeni dhe albumina janë dy faktorë të rëndësishëm në inflamacionin sistemik dhe sipas disa autorëve, janë të lidhura me patologji tumorale. Një studim i Zhang, Xiao ka treguar se shkalla e mbijetesës është mesatarisht më e ulët tek pacientët që kanë një raport të lartë albuminë/fibrinogjen apo një raport të ulët të tij.

Roli prognostik dhe diagnostik i këtij raporti ende nuk është përcaktuar, por në të ardhmen do të vlerësohet më thellësisht dhe mund të jetë një mjet i rëndësishëm në vlerësimin e neoplazmave.

NDRYSHIMI MES ANALIZËS SË FIBRINOGJENIT, D-DIMERIT DHE DEGRADIMIT TË FIBRINËS

Vlerësimi i fibrinogjenit mund të jetë edhe sasior edhe funksional; D-Dimeri është një nga produktet e degradimit të fibrinës matja e të cilit vlerëson aktivizimin e sistemit fibrinolitik, shpesh i lidhur me gjendjet tromboembolike. Vlerësimi i produkteve të degradimit të fibrinës (FDP) mat sasinë e të gjithë fragmneteve të mpiksjes të tretura në procesin e lizës./ MeMjekun.com