Thërmimi i ilaçeve, pse është i rrezikshëm
Share This Article
Thërmimi i ilaçeve për ti pirë më lehtë është një praktikë e zakonshme që ndryshon efektivitetin e ilaçeve. Ideale do të ishte që të gjitha ilaçet të merren pa i modifikuar ato. Pjesa më e madhe e ilaçeve janë në formën e tabletave, kapsulave dhe kapsulave me xhel. Për këtë arsye kur bëhet e vështirë gëlltitja e tyre apo ka vvështirësi të tjera shpesh i ndajmë në pjesë dhe i thërmojmë.
PSE ËSHTË E GABUAR TË THËRMOSH ILAÇET?
Shumë njerëz janë mësuar të thërmojnë ilaçet për të lehtësuar marrjen e tyre. Sidoqoftë, siç është shpjeguar e detajuar në një publikim në revistën “Nursing”, disa variante janë menduar për të liruar përbërësit aktivë gjatë një harku të caktuar kohor.
Për rrjedhojë, mund të jetë e dëmshme thërmimi para konsumit. Por a ka dhe arsye të tjera që kjo praktikë duhet shmangur? Më poshtë do të flasim për disa prej tyre:
1. Ilaçi humb qëndrueshmërinë
Vështirësia e gëlltitjes është e zakonshmes mes të moshuarve dhe personat që vuajnë nga çrregullime të sjelljes.Në këto raste zgjidhete të thërmohen kokrrat apo të hapen kompresat, çka mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në qëndrueshmërinë e përbërësit aktivë.
Ajo sjell një humbje të mundshme të efikasitetit të ilaçit, dhe mund të ketë dhe lëshim të erërave dhe shijeve të pakëndshme, që janë të pakapshme kur ilaçi është i plotë.
2. Gabimi në dozim
Si rregulla të përgjithshme, mund të ndajmë vetëm kokrrat që kanë vizën ndarëse. Por nuk është gjithmonë kështu duke pasur parsaysh se nuk ka siguri në lidhje me prishjen për shkak të formës, përmasave apo veshjes.
Në momentin që ilaçi ndahet, nuk ëhstë është e sigurtë nëse shpërndarja e përbërësit aktiv është e njëjta në të dy gjysmat. Mund të merrni një dozë të gabuar dhe të shtoni problemet shëndetësore.
Disa ilaçe janë veçanërisht të vogla dhe një ndryshim i vogël në ndarjen e tij mund të ndryshojë dozën për të cilën keni nevojë. Për këtë mund të përdorni një dozues për të bërë një ndarje të saktë, edhe pse dhe në këtë rast mund të gaboni.
3. Anomali në lëshimin e përbërësit aktivë
Thërmimi i ilaçeve mund të shkaktojë ndryshime domethënëse në dozën e marë. Ky aspekt mund të ndikojë dhe në karakteristikat e përthithjes së përbërësit aktiv të produktit. Përtej kësaj, rritet rreziku i reaksioneve anësore, mund të shfaqen probleme të efikasitetit të ilaçit dhe efekteve sekondare.
Disa ilaçe kanë një veshje të veçantë, në mënyrë që të përthithen në një mënyrë të caktuar. Kjo veshje rregullon shpejtësinë e lëshimit të përbërësit aktiv, pra veprimin e ilaçit. Thërmimi i këtij ilaçi në këtë rast do të të thotë që të ndryshosh mekanizmin nga i cili varet lëshimi i përbërësit aktiv.
Si të mos mjaftonte kjo humb kontrollin e dozës së ilaçit, i cili mund të sjellë një dozë të pamjaftueshme apo mbidozë.
4. Thërmimi i ilaçeve modifikon përthithjen
Ka ilaçe me një veshje të njohur si enterike. Qëllimi i tij është që ilaçi të kalojë pa u prekur dhe të shpërbërhet në stomak.
Në këtë mënyrë parandalohet acarimi i mukozës gastrike dhe efekti i lëngjeve gastrike mbi përbërësin aktiv. Acidet e stomakut, në fakt, mund të shkatërrojnë përbërësin aktiv apo të vonojnë në kohë efektet.
Kur thërmojmë një ilaç pilulë, veshja enterike gjithashtu përfshihet, dhe kjo nidkon negativisht në veprimin e ilaçit. Për më tepër, mund të acarojë stomakun dhe të shkaktojë efekte sekondare
5. Ndryshon efekti
Pilulat nën-gjuhë janë menduar që të shkrijnë shpejt, e për rrjedhojë të përthithen shpejt. Këto ilaçe shkrijnë nëngjuhë për të hyrë në qarkullimin e gjakut në një kohë të shkurtër. Nëse i thërmojmë ato ndryshojmë të gjithë qëndrueshmërinë dhe ndryshojmë efektet.
6. Rreziku i dëmtimit nga një ilaç
Një tjetër pengesë që vjen nga thërmimi i ilaçeve të caktuara dhe që mund të përhapen në ajër dhe të thithen përmes ajrit nga personi që po i thërmon.
Kjo mund të jetë një situatë e rrezikshme pasi acaron mukozë. Në rastin e grave, nëse janë në pritje apo kanë planifikuar një shtatzëni, disa ilaçe janë teratogjene.
MË MIRË TË MOS I THËRMONI
Një zgjidhje e mirë për të mos thërmuar ilacet është të gjeni përgatitje të tjera farmaceutike. Këto alternativa mund ta bëjnë më të lehtë ndjekjen e një trajtimi pa ndryshuar ilaçet. Në këtë mënyrë shmangen rreziqet për të cilat kemi folur. Në raste dyshimesh, konsultohuni gjithmonë me mjekun apo farmacistin tuaj./ MeMjekun.com