Kujdesi gjatë udhëtimit në temperatura të larta
Share This Article
Për shkak të sezonit turistik gjatë stinës së verës rritet fluksi i qarkullimit në rrugët tona dhe rreziku për aksidente. Vetë temperaturat e larta përbëjnë rrezik potencial për ngjarje tragjike në rrugë.
Lexo edhe- Kujdes në timon! Ilaçet që provokojnë përgjumjen
Gjatë lëvizjes në këto temperatura:
- ulet efektiviteti trupor
- kemi dobësim, turbullim tëshikimit
- luhatje tensioni
- plogështi
- djersitje
- reflekset humbasin vlerat e tyre
- automjeti punon në kushte më të vështira
- gomat mund të pësojnë çarje
- asfalti bëhet më i rrezikshëm
- nga të nxehtit krijohen imazhe që turbullojnë shikimin.
Kujdes shpejtësinë! Shumë aksidente ndodhin nga shkaku i shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Ndaj:
- Vendosni rripin e sigurimit.
- Të përdorim sa më shumë lëngje, ujë të freskët pije freskuese, çaj të ftohtë.
- JO konsumit të alkolit gjatë udhëtimit, kjo merr vlera shumë më të rrezikshme në kushtet e temperaturave tël arta.
- Të bëjmë here pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë.
- Në asnjë moment mos lini të qëndrojnë vetëm fëmijët në makinë. ·Të evitojmë udhëtimet e gjata, pa ndalesa.
- Të përdorim kondicionerin e në kushte mungese të udhëtojmë me xhama të ulura
- Të përdorim veshje të lehta
- Të kontrollojmë gjendjen teknike të mjetit para nisjes, nivelin e fryrjes së gomave, nivelin e ujit në motor.
- Asnjëherë mos vijojmë udhëtimin direkt pas ngrënies së vaktit; për shkak se bien parametrat në organizëm kemi luhatje tensioni, përgjumje, ulje të vëmendjes,plogështi-reflekset humbasin vlerën e mëparëshme.
- Gjithnjë të rinisim udhëtimin pas një pushimi të shkurtër 30-45 min.
Lexo edhe- Ilaçet që duhet të merrni me vete në një udhëtim
NE KUSHTET E PANDEMISE
Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat, si element kyç për parandalimin e virusit.
ISHP këshillon të gjithë qytetarët që udhëtojnë të zbatojnë masat bazë, si larja e duarve, distancimi dhe higjiena.
Mesazhi i ISHP:
Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:
• Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant
• Mbani distancë dhe vendosni maskë
Burimi: ISHP