Këshilla të vefshme/ Si të ndihmoni fëmijën tuaj të ndihet i qetë duke vendosur një maskë
Share This Article
Nuk ka dyshim se ky vit shkollor i ardhshëm , i cili eshte duke u afruar do të duket ndryshe. Ndryshimi mund të jetë sfidues, por përshtatja për të ndryshuar herët mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit të ditës së parë. Një nga ndryshimet e njohura gjithëpërfshirëse që vijnë është vendosja e maskave në ambjente të mbyllura gjithashtu edhe në në klasë. Maskat janë një linjë e parë e rëndësishme dhe e lehtë e mbrojtjes për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve dhe mësuesve në klasë. Sot po ndajmë disa këshilla dhe truket për ta ndihmuar fëmijën tuaj të marrë zakon të vendosë një maskë për periudha të gjata kohe përpara se të kthehet përsëri në shkollë.
1. Bëhuni ju të paret model rol per fëmijët tuaj
Pavarësisht nëse e dimë apo jo, fëmijët shikojnë çdo veprim tonë. Nëse vini një maskë, ata me siguri do të pyesin pse. Shpjegimi i fëmijëve tuaj se jeni duke veshur një maskë në përpjekje për të mbrojtur veten dhe ata që ju rrethojnë nga virusi është një mënyrë e thjeshtë për të filluar bisedën. Askujt nuk i pëlqen të ndjehet i sëmurë, kështu që veshja e një maskë mund të ndihmojë në parandalimin e atyre ndjenjave. Të bësh këto biseda me fëmijët tani (nëse nuk keni bërë tashmë) është e rëndësishme që ata të fillojnë të kuptojnë pse maskat janë pjesë e normales sonë të re , dhe të fillojn dhe ata të vendosin maska.
2. Filloni të vishni maska që tani
Të gjithë e dimë se sa tensionuese mund të jetë dita e parë e shkollës, sidomos pas gjithë asaj shkëputje që ndodhi me mësimin online ! Kjo nuk është koha për të shtuar edhe një maskë në gjithë atë tension. Fillimi i praktikës së veshjes së maskës paraprakisht do t’i ndihmojë fëmijët të futen në rutinë, në mënyrë të ngjashme me veshjen e këpucëve, ose sikur vendosja kapuç-shall gjate dimrit. Fillimi i kësaj praktike disa javë më parë do të ndihmojë që fëmija juaj të njihet më shumë me idenë e vendosjes së maskës për të shmangur çdo shtytje në ato ditë të para.
3. Praktikoni në shtëpi
Ka disa mënyra për të filluar normalizimin e idesë së maskave në shtëpi. Të mësojmë nëpërmjet lojës! Provoni të vendosini një maskë në një kafshë ose kukull të preferuar të fëmijës, dhe luani sikur shkoni tek tek mjeku. Kafsha ose kukulla do të vlerësohet për veshjen e maskës së tyre, duke bërë kështu që fëmija juaj të fillojë të shoqërohet pozitivisht me mendimin e vendosjes së një maske. Fillimi i vendosjes së maskës për 4-5 orë çdo ditë (varet se si do behen orët mësimore) do të jetë një ndryshim i madh nëse fëmija juaj e ka vendosur atë vetëm për periudha të shkurtra kohe (ose aspak). Gradualisht lini fëmijën tuaj të veshë maskën për kohë më të gjatë. Filloni me një kohë të shkurtër si 5 sekonda, pastaj 10 sekonda dhe punoni për më shum deri kur të arrini qëllimin. Qëllimi është të rritni vetëm kohën kur fëmija juaj ka vendosur me sukses maskën pa e hequr atë dhe përforconi dhe vlerësoni femijen për këtë sjellje. Një mënyrë tjetër për të praktikuar në shtëpi është të vishni një maskë në shtëpi. Normalizimi i kësaj pamje me fëmijën tuaj do të ndërtojë familjaritet dhe rehati menjëherë në shtëpi. Provoni të bëni edhe selfie me maskën , shikoni foton dhe përdorni komente pozitive si “Ti dukesh si një superhero!” ose “Dukesh shkëlqyeshëm me maskë!”
4. Maskat e personalizuara
Provoni të stamponi maskën me karakterin e preferuar të fëmijës tuaj (super heronj , kafshe te preferuara , personazhe vizatimorë , ose dhe një foto e femijës ose familjare) në mënyrë që maska të duket tërheqëse për fëmijën , inkurajoni ata të vendosin këtë maskë. Komentoini pozitivisht se si maska me karakterin e preferuat të fëmijës do të ndihmojë të tjerët dhe vetë ata të mos preken nga virusi, unë jam e sigurt se ata do të mbanin një maskë të tillë për të mbrojtur veten miqtë e tyre , pasi ju ua keni shpjeguar këtë. Ose mund ta personalizoni maskën në të tillë mënyrë që të kombinohet me uniformën e shkollës , çantën e shpinës , veshjet. Nëse gjeni një maskë që u pëlqen, ata mund të jenë më të prirur ta veshin atë dhe të zgjedhin veshjet për të shkuar me të.
Nëse është e nevojshme, ju mund të ofroni një shpërblim të vogël për veshjen e maskës siç , koha e ekranit ose një libër i veçantë për të lexuar , dhurata të vogla, ose ushqime të preferuara. Vendosja e udhëzimeve të qarta për këto shpërblime mund t’i bëjë fëmijët të ndjehen më të prirur nëse ata përpiqen.
Artikull nga Irena Danjolli, punonjese sociale