Kategorite

Me te lexuarat

Shiriti i zorrëve, çfarë duhet të dimë për këtë infeksion

shiriti zorreve

Infeksioni nga shiriti i zorrëve është problem i shpeshtë tek personat që konsumojnë mish të pjekur viçi apo derri. Sipas OBSH-së, taenisis (emri mjekësor i këtij infeksioni parazitar), në rastet më të rënda shkakton probleme me aparatin tretës dhe komplikacione neurologjike.
Por si infektohemi? Cilat janë llojet e shiritit përgjegjës për infeksionin tek njerëzit?

Disa informacione për shiritin e zorrëve (taenia)

Shiritat e zorrëve janë krimba parazitarë, endoparazitë jashtëqelizorë të cilët jetojnë në brendësi të “pritësit” pra zorës së njeriut por nuk veprojnë në nivel qelizor, si në rastin e viruseve.

Kanë një cikël jetësor kompleks, dhe sipas shkallës së tyre shkaktojnë dy patologji tek personi i prekur:

Kur shiritat e rritur vendosër në zorrë prodhojnë taeniazë.

Forma e larvave dhe të reja shkaktojnë cistikerkozë, një patologji më e rëndë që shfaqet kur vendosë ne organet dhe indet e personit të prekur.

Shiritat e rritur kanë formën e krimbave të segmentuar dhe të rrafshuar. Në kokë ato kanë një sërë grepash që i përdorin për tu ngjitur në muret e zorrëve pritëse dhe të ushqehen me ushqimin përmes tyre.

NJË CIKËL BIOLOGJIK KOMPLEKS

Sipas Centers for Disease Control and Prevention (CDC), infeksioni nga shiriti shfaqet nga tre specie:
Taenia saginata.
T. solium.
T. asiatica.

Duhet të theksojmë se njeriu është i vetmi pritës përfundimtar i këtij paraziti, ndryshe nga shumë sëmundje të tjera që transmetohen nga kafshët tek njeriu. Për ta thjeshtuar ciklin biologjik kompleks të shiritit mund ta përmbledhim në tre faza.

Qënia njerëzore e prekur nxjerr vezët jashtë apo një segment të shiritit me jashtëqitjen, duke i lëshuar në terren ku mund të mbijetojnë për muaj.

Vezët aksidentalisht konsumohen nga lopët apo derrat dhe me kohën larvat vendosen në zorrët e kafshëve duke shkaktuar cisticerkozën.

Mishi i prekur i kafshës konsumohet nga njeriu dhe një nga larvat zhvillon formën e rritur në traktin intestinal, duke mbyllur kështu ciklin.

SIMPTOMAT E SHIRITIT TË ZORRËVE

Në pjesën më të madhe të rasteve infeksioni nga shiriti është asimptomatik. Megjithatë, disa persona mund të kenë shqetësime gastrointestinale dhe komplikacione të tjera. Shfaqja klinike e saj përfshin:
Dhimbje barku dhe humbje të oreksit
Dobësim progresiv pa ndonjë shkak të dukshëm
Dhimbje stomaku

Këto simptoma nuk shfaqen derisa paraziti të arrijë stadin e rritur. Nëse nuk bëhet një kulturë e feçes (përmes të cilave tregohet veza e shiritit të rritur) pacienti i infektuar mund të kalojë dhe një vit pa pasur simptoma.

Ndryshe është rasti i cistikerkozës, patologji e shkaktuar nga Taenia solium. Në këtë rast, njeriu nuk infektohet duke ngrënë mishin që përmban larvat, po duke e gëlltitur direkt.

Paraziti e ngatërron njeriun me pritësin e ndërmjetëm (derri apo lopa), duke shkaktuar cistokerkozën, pra përhapjen e larvave në inde, këtë herë në trupin e njeriut. Duhet theksuar se kjo dukuri nuk përkon me ciklin natyral biologjik të shiritit.

Në këtë rast kuadri klinik i infeksionit nga shiriti ndryshon dukshëm funksionin indeve të prekura. Kur larvat futen në tru, simptomat neurologjike janë përcaktuese për diagnozën e sëmundjes. Ato përfshijnë:

Dhimbje koke të forta dhe konstante
Epilepsi
Çorientim
Humbje kujtese

PARANDALIMI DHE TRAJTIMI I INFEKSIONIT TË SHIRITIT

Qoftë cistokerkoza apo dhe taeniasi mund të trajtohen përmes marrjes së ilaçeve antiparazitarë. Në rastin e parë në veçanti prognoza është pozitive. Ndonjëherë cistokerkoza kërkon edhe ndërhyrja kirurgjikale nëse nuk trajtohet pasi mund të shkaktojë vdekjen në pak kohë.

Si në pjesën më të madhe të rasteve, parandalimi më i mirë ka të bëjë me zbatimin e masave të higjienës dhe kontrollit të ushqimeve. Jo rastësisht infeksioni i shiritit të zorrëve është i rrallë në vendet e zhvilluara ku ushqimet i nënshtrohen kontrolleve rigoroze që parandalojnë shitjen e mishit cistikerkoza./ MeMjekun.com