Qelbëzimi i fshikëzës së tëmthit/ Shkaqet, simptomat dhe trajtimi
Share This Article
Qelbëzimi (Empyema) i fshikëzës së tëmthit është një infeksion i rëndë i karakterizuar nga prania e materialit purulent (qelb) në brendësi të organizmit. Ndodh zakonisht si pasojë e progresit të kolecistit akut të pa trajtuar, dhe më pak e shpeshtë mund të jetë sekondare nga një traumë apo një ndërhyrje kirurgjikale.
Duke qenë se është një patologji shumë e rëndë duhet trajtuar menjëherë, përmes përdorimit të antibiotikëve dhe heqja urgjente të fshikëzës së tëmthit për të reduktuar rrezikun që infeksioni të përhapet përmes gjakut duke shkaktuar një shok septik (Sepsi).
Qelbëzimi i fshikëzës së tëmthit është një patologjik e rrallë po shumë e rëndë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore në spital. Nëse trajtohet sa më shpejt prognoza është shumë e mirë, por nëse pacienti ka një imunitet të dobët, është i moshuar apo ka sëmundje sistemike si diabeti. Qelbëzimi mund të bëhet i paparashikueshëm dhe të shkaktojë sepsi të rëndë.
ÇFARË ËSHTË FSHIKËZA E TËMTHIT?
Fshikëza e tëmthit është një organ në formën e dardhës i vendosur poshtë mëlçisë. Ajo ruan bilet lëngun e prodhuar nga mëlçia dhe që ndihmon në tretjen e yndyrnave. Gjatë procesit të tretjes gurët e tëmthit lëshojnë bilet përmes kanalit biliar, atij që lidh fshikëzën me mëlçinë dhe zorrët.
SHKAQET
Shkaku më i zakonshëm është kolecistiti akut, i verifikuar në 5-15% për qind të pacientëve. Guri i pranishëm në traktin biliar (përgjegjës për inflamacionin e tëmthit) përcakton një ngecje të tëmthit duke u bërë një terren fertil për rritjen dhe përhapjen e mikroorganizmave patogjenë, mes të cilave E.Coli, Klebsiella, Streptokoku faecalis duke nxitur kështu enzimat inflamatore që bashkë me bakteret çojnë në krijimin e qelbëzimit (Empyema).
SIMPTOMAT
Pacientët me qelbëzim të fshikëzës së tëmthit kanë simptoma të ngjashme me kolecistitin akut:
Dhimbje e vazhdueshme e lokalizuar në hipokondri, pra kuadrati i sipërm djathtas i barkut.
Temperaturë dhe ethe
Nauzea dhe të vjella
Verdhëz
KOMPLIKACIONE
Nëse sëmundja nuk trajtohet, kuadri klinik mund të përkeqësohet dhe infeksioni të përhapet përmes gjakut dhe të shfaqet shoki septik një gjendje e karakterizuar nga: temperaturë shumë e lartë, ethe, djersitje, takikardi, rënie të tensionit.
DIAGNOZA
Tek pacientët në stadin fillestar të qelbëzimi, simptomat, dhe analizat laboratorike dhe radiologjike mund të jenë të ngjashme me ato të kolecistit akut. E rëndësishme është që pasi është bërë një anamnezë e kujdesshme të pacientit, të vijohet me analizat objektive, të gjakut dhe të tjera.
1. Analizat objektive të pacientit: Tek pacienti i dyshuar me empyemë bëhet palpimi i barkut, në veçanti në hipokondrinë e djathtë. Duke pasur parasysh bllokimin e traktit biliar, fshikëza e tëmthit mund të rrisë përmasat në mënyrë të dukshme. Një shenjë karakteristike është pozitiviteti ndaj Manovrës së Murphy. Pra , mjeku vendos dorën në hipokondrinë e djathtë dhe i kërkon pacientit të bëjë një frymëmarrje të thellë. Në këtë mënyrë fundi i fshikëzës së tëmthit shtyhet drejt gishtave të mjekut. Nëse ka inflamacion kjo manovër shkakton një dhimbje të fortë duke e bërë pacientin të ndalë frymëmarrjen.
2. Analizat në laborator
Rritje e qelizave të bardha (leukocitoza)
VES dhe PCR e rritur (që tregojnë që po ndodh një inflamacion)
Bilirubina dhe GammaGT e rritur.
3. Analizat e tjera: ekografia është e para analizë që mund të përdoret sidomos në rastet e një guri përgjatë kanalit biliar. Aspekti karakteristik i empyemës është zbulimi përmes ekografisë i një fshikëze urine edematoze (me lëngje përreth) dhe e zmadhuar. Tomografia kompjuterike dhe ndoshta reznonanca magnetike, mund të jenë më specifike drejt një diagnoze më të saktë.
Por vetëm rezultatet radiologjike mund të jenë të pamjaftueshme për një diagnozë të kujdesshme të qelbëzimit të fshikëzës së urinës. Për rrjedhojë, një kombinimin i rezultateve klinike, radiologjike dhe të laboratorit janë të rëndësishme për një diagnozë korrekte.
TRAJTIMI
I vetmi trajtim efikas është heqja e plotë e fshikëzës së tëmthit (kolecistoktemia). Në fazën para-operatore është e rëndësishme që pacienti të marë antibiotikë në kombinim me lëngje dhe qetësues të dhimbjeve në mënyrë intravenoze.
Ka dy lloje të kolecistoktemisë:
Laparotomike (e hapur)
Laparoskopia.
Dallim mes të dyjave është tek invaziviteti i ndërhyrjes: laparoskopia është më pak invazive dhe bazohet në përdorimin e laparoskopit, një mjet me një telekamer që vlerëson organet pa qenë nevoja për prerje të mëdha të barkut. Sidoqoftë, duke qenë se është një ndërhyrje delikate dhe jo pakomplikime, në rastin e qelbëzimit të fshikëzës së urinës përdoret teknika e laratomisë duke i dhënë mundësi kirurgut të punojë më me lehtësi.
Pas trajtimit kirurgjik dhe heqjes së fshikëzës së urinës nevojitet përdorimi i antibiotikëve endovenozë derisa temperatura dhe vlerat e qelizave të bardha të shkojnë në nivele normale. Pjesa më e madhe e pacientëve qëndrojnë në shtëpi me antibiotikë dhe për një javë tjetër, në mënyrë që të reduktohet rreziku i ndonjë tjetër infeksioni. / MeMjekun.com
Burimi: Gallbladder Empyema