Kategorite

Me te lexuarat

PSIKOLOGJI/ Pasojat emocionale të kancerit, si të mbështesim të sëmurin

pacienti kancer

Kanceri është ndër tre sëmundjet më të përhapura në botë, ku vetëm në 2018 janë diagnostikuar 18.1 milionë raste të reja dhe llogaritet që ky numër të rritet në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Pasojat emocionale të kancerit, nisur dhe nga numri i lartë i rasteve janë të ndryshme por jo të parëndësishme.

Edhe pse shkaqet e një tumor janë shumë faktorë (gjenerikë, infektiv, si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit apo agjentëve kimikë kancerogjenë), një numër i lartë rastesh varet dhe nga mënyra e jetesës.

Pra, alkooli, duhani, jeta sedentare, stresi i zgjatur, obeziteti dhe kequshqyerja janë faktorë që rrisin rrezikun e ndonjë neoplazie malinje.

SI REAGOHET NDAJ DIAGNOSTIKIMIT ME KANCER?

Në rastin e diagnostikimit me neoplazmë malinje, të prekurit reagojnë në mënyra të ndryshme sipas personalitetit dhe idesë që kanë për sëmundjen. Sipas Moorey e Greer (1998) pacientët reagojnë sipas aftësisë së tyre për tu përshtatur. Pesë reagimet kryesore janë:

Lufton. Pacienti adopton një sjellje proaktive ndaj sëmundjes, duke kërkuar informacione dhe duke iu nënshtruar trajtimit.

Mohimi. Pacienti nuk flet për problemin dhe vepron sikur të mos ekzistonte.

Fatalizmi. Pacienti mendon skenarin më të keq të mundshëm, me të dhëna objektive në dorë që mbështesin këtë tezë.

Dëshpërim. Personi përfshihet nga mendime negative që ushqejnë kuadrin depresiv.

Shqetësim i ankthshëm. Pacienti ndjehet në vështirësi dhe lodhje për të menaxhuar pasiguritë që vijnë nga sëmundja.

A NDRYSHOJNË ME KOHËN EMOCIONET E PACIENTIT?

Teksa pacienti përballet me fazat e ndryshme të sëmundjes nga ana fizike, dhe mendimet e tij, ndjenjat dhe emocionet gjithashtu ndryshojnë dhe përshtaten në çdo fazë.

Kështu, situata do të jetë ndryshe nëse pacienti i përgjigjet trajtimit, në rastin e një shërimi të pjesshëm, në prani të rikthimit, nëse ka metastaza apo është në fazën përfundimtare.
Personaliteti i pacientit, bashkuar me shkallën e kancerit ku ndodhet, janë vendimtare në përcaktimin e qasjes psikologjike të pacientit.

PASOJAT EMOCIONALE TË KANCERIT, ANKTHI DHE DEPRESIONI

Ankthi dhe depresioni janë reagimet psikologjike më të zakonshme tek pacientët e prekur nga kanceri.

Depresioni

Sipas studimeve të ndryshme incidenca e depresionit ndryshon nga 4 në 58% tek pacientët onkologjik, sipas personalitetit dhe shkallës së sëmundjes.

Mesatarja llogaritet rreth 40%, përqindje shumë e lartë krahasuar me popullatën e përgjithshme. Kuadri i depresionit mund të çojë pacientin në një kontroll më të pakët të simptomave të sëmundjes dhe të refuzojnë trajtimin. Të afërmit e pacientit duhet të kenë njohuri mbi simptomat depresive dhe të mbajnë komunikim të drejt për drejtë me psikologun onkologjik apo me një person që ofron mbështetje për pacientin.

Ankthi është më i zakonshmi

Jo rrallë kanceri mund të bëjë nervoz pacientin, duke pasur një frikë të madhe. Disa nga arsyet më të zakonshme janë:
Marrja e diagnozës
Vështirësia në menaxhimin e një situate kaq të pasigurtë
Riaktivizimi i vetë ankthit: fobive, sulmeve të panikut, apo stresi post-traumatik.
Frika nga dhimbjet fizike
Ndjesia e humbjes së kontrollit
Ankthi ekzistencial
Ankth i intensifikuar nga trajtimet me ilaçe
Vuajtje për shkak të dhimbjes së familjarëve
Frikë nga trajtimi (efektet e padëshirueshme si rënia e flokëve, ndërhyrjet kirurgjikale, pasojat fizike dhe psikologjike)
Frika nga vdekja.

RËNDËSIA E MBËSHTETJES EMOCIONALE

Shkalla e mbijetesës nga kancerit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por është ende një ndër sëmundjet vdekjeprurëse për shumë pacient.

Shpesh miq dhe të afërm përqendrohen më shumë tek rezultatet e analizave apo biopsia, duke e vendosur gjendjen emocionale të pacientit në vend të dytë. Por studimet tregojnë se pacienti mund të përjetojë pasoja të rëndësishme emocionale.

Lexo edhe- Pse është i rëndësishëm kujdesi paliativ, si funksionon në Shqipëri

E rëndësishme është që familja dhe personat më të dashur të mësojnë të japin mbështetjen e duhur emocionale për pacientin, pasi të kenë marrë një trajnim specifik, ti drejtohen terapeutit apo specialistit psikonkologjik./ MeMjekun.com