Kategorite

Me te lexuarat

Uveiti, apo inflamacioni i syrit/ Si ta dallojmë dhe trajtimi

uveiti

Uveiti është inflamacioni uveas, një shtresë e vendosur mes sklerës dhe retinës. Mayo Clinic thotë se ky çregullim shfaaqet përmes skuqjes okulare, shikimit të mjegullt dhe dhimbje. Në pjesën më të madhe të rasteve përkeqësohet shumë shpejt.

Siç e tregojnë studime të shumta mjekësore, forma kronike e këtij çrregullimi lidhet me komplikacione si glaukoma apo shkëputja e retinës. Prandaj është shumë e rëndësishme të njohim simptomat, të formulohet një diagnozë e saktë dhe të përcaktohet trajtimi sa më parë.

ÇFARË ËSHTË UVEITI?

Uvea është membrana e ndërmjetme e syrit, e furnizuar nga kapilarët. Përmes vazave të gjakut mund të hyjnë në qelizat imunitare që shkaktojnë një përgjigje të padëshiruar inflamatore.

Mes të dhënave që ekzistojnë për uveitin, OBSH e konsideron atë një sëmundje të rrallë. Bashkë me diabetin melit, uveiti është shkaku kryesor i verbërisë në popullatën në moshë pune, aspekt që sjell një tjetër impakt socio-ekonomik. Në SHBA, 10% e rasteve të verbërimit shkaktohet nga uveiti.

Shifrat flasin për një çrregullim që është me një rritje të lehtë vitet e fundit, me një prevalencë të madhe tek femrat krahasuar me meshkujt. Sipas National Eye Institute ka disa lloje të uveitit sipas vendndodhjes së tij:

Iriti: Prek pjesën e përparme të syrit, shoqërohet me skuqje okulare, dhimbje dhe fotofobi.

Uveiti i ndërmjetëm: një inflamacion që prek trupin qelqor të syrit, ose masën xhelatinoze që përcakton tonin aokular dhe mbush dhomën qelqore. Mund të grumbullohen qeliza inflamatore.

Uveiti i pasmë: inflamacion i rretinës apo koroidit.

Panuveiti: në këtë rast inflamacioni është i përhapur dhe në pjesën e përparme dhe të pasme të syrit.

SHKAQET

Për të trajtuar sëmundjen, mbi të gjitha duhet të njohim shkaqet. Organizata National Eye Institute tregon shkaqet e mundshme të uveitit ku më të zakonshme mund të gjejmë:

Sëmundjet autoimune, një sulm i gabuar i vetë sistemit imunitar ndaj organizmit
Infeksioni i syrit
Tumori i syrit
Dëmtime dhe lëndime
Substanca toksike në brendësi të syrit
Disa sëmundje si toksoplasmoza, tuberkulozi, HIV etj.

DIAGNOZA

Diagnostikimi i uvieitit kërkon një anamnezë të detajuar mjekësore të pacientit, nga momenti që shkaqet mund të jenë të shumta dhe kanë pak lidhje me njëra-tjetrën. Mbi të gjitha, bëhet një vizitë te okulisit, duke pasur parasysh lidhjen mes uveitit dhe verbërisë. Më pas okulisti mund tju sugjerojë disa analiza dhe ekzaminime si:
Testi i mprehtësisë vizuale
Analizën e fundusit okular
Matjen e tensionit intraokular
Inspektim të syrit

Në rastin e uveitit të ndërmjetëm janë të nevojshme dhe analiza për vlerësimin e sistemit nervor qendror. Studime të ndryshme tregojnë se mund të bëhet fjalë për një simtpomë të sklerozës multiple në fazën fillestare.

Burime të tjera thonë se analizat e gjakut lehtësojnë diagnostikimin e kësaj sëmundjeje. Ai mund të japë komplikacione të ndryshme në sy dhe është mirë të dallojmë natyrën infektive apo jo.

TRAJTIMI

Trajtimi i uveitit ka si qëllim të kurojë inflamacionin, qetësojë dhimbjen okale dhe të parandalojë dëme të mëtejshme të indeve. Megjithatë zgjedhja e ilaçit bëhet në bazë të shkakut dhe për këtë mund të flasim për tre grupe:

Ilaçe antiinflamatore: ilaçet steroide që jepen zakonisht, siç janë pikat në sy

Antibiotikë apo antiviralë për të luftuar apo eliminiuar vatrën e infeksionit virale apo bakterial nga e ka origjinën dhimbja

Moduluesit e sistemit imunitar: ilaçe imunosupresuese për të rregulluar përgjigjen imunitare të pacientit, kur inflamacioni është për shkak të një patologjie autoimune.

ÇFARË DUHET TË MBAJMË MEND PËR UVEITIN

Pra, uveiti është një inflamacion i syrit që shfaqet si rezultat i një sërë shkaqesh. Mund të jetë pasojë e një procesi infektiv, si kolonizimi i baktereve, por edhe semundje neurodegjenerative komplekse si skleroza multiple.

Për këtë arsye diagnostikimi dhe trajtimi mund të jenë kompleks. Në çdo rast në prani të dhimbjes së vazhdueshme të syrit, kërkohet patjetër një asistencë mjekësore. /MeMjekun.com

Burimi: NIH