Keni dëgjuar të thonë “mos e mbaj urinën”? Ja cilat janë pasojat
Share This Article
A e dinit që të mbash urinën ka pasoja? Sigurisht e bëjmë shpesh gjatë jetës, jemi në punë, jemi të zënë dhe edhe pse kemi nevojën të urinojmë nuk e bëjmë për shkak të nxitimit, pa e kuptuar se trupi jonë ka dhënë alarmin. Ka dhe nga ata madje që e mbajnë urinën për 3-4 orë derisa të kthehen në shtëpi.
Sigurisht, mund ta bëni ndonjëherë por nëse kjo ju bëhet zakon? Sepse ka njerëz që ndjehen rehat në tualetin e shtëpisë duke shmangu shërbimin publik apo dhe tualetin e punës. Megjithatë duhet pasur kujdes me këtë sjellje pasi ju dëmton. Ja se çfarë ndodh:
RREZIKOJME INFLAMACIONIN
Nuk duhet të harrojmë se urina, përveç ujit ka edhe substancat e tepërta që eliminon trupi dhe filtrohet nga veshkat. Në fshikëzën e urinës pra gjejmë edhe një perizerje të vogël mbetjesh, substanca acide dhe amoniake, që pak nga pak mund të dëmtojnë muret e traktit urinar dhe të vetë fshikëzës.
Mos harroni që sa herë shkojmë në tualet eliminojmë të gjithë bakteret e pranishme në uretër, duke shmangur kështu përhapjen e tyre në pjesë të tjera të trupit, ku mund të shkaktojnë inflamacion. Çfarë ndodh atëherë kur për çdo arsye jemi të detyruar të mbajmë urinën?
Këto bakteret rrinë për më shumë kohë në trupin tonë, duke rritur rrezikun që t’i drejtohen fshikëzës dhe zonave të tjera, duke provokuar cistit. Prandaj mos e mbani më shumë urinën! Shkoni në tualet!
ZMADHIM I FSHIKËZËS
Fshikëza normalisht mund të mbajë 150 deri në 220 ml lëngje (kjo varet nga individi). Mbi këto sasi janë rregulluar receptorët tanë të cilët lajmërojnë trurin kur është ora për të shkuar në tualet. Truri aktivizon ndjesinë e bezdisjes dhe dhimbjes për të kuptuar se duhet patjetër të zbrasim fshikëzën.
Por nëse nuk urinojmë? Nëse nuk i bindemi trurit tonë? Do detyrohemi të rimë ulur dhe të përpiqemi të harrojmë këtë “dëshirë” dhe nëse vijojmë të hamë apo pimë, lëngjet në brendësi të fshikëzës do të rriten, duke zgjeruar atë dhe duke shkaktuar dëme. Pra është e rrezikshme një gjë e tillë.
GURËT NË VESHKA
Disa dhimbje janë të tmerrshme si gurët në veshka. Ka njerëz që kanë mundësi më të mëdha për të prodhuar gurë në veshka, por në përgjithësi thjesht fakti i mbajtjes së urinës është një faktor që çon në këtë rrezik.
Nëse jeni mes personave që i rezistojnë fshikëzës të mbushur plot derisa të arrini në shtëpi, duhet të dini që përveçse inflamacionit, ka rrezik të depozitohen në veshka kristale të vogla, të bërë nga kalciumi, fosfati, amoni dhe magnezi.
Këto mbetje depozitohen shumë lehtësisht në veshja, duke u shndërruar me kohën në kristale të thjeshta dhe gurë që do të japin shumë probleme për eliminimin. Shmangni formimin e tyre duke pirë shumë ujë apo duke shkuar në tualet sa herë ua kërkon trupi.
REFLUKSI VEZIKO-URETRAL
Ky refluks është një problem serioz që shkaktohet nga një zakon i keq i mbajtjes së urinës. Ndodh kur urina ka mbëtur për shumë kohë në fshikëz në vend që të dalë jashtë riktheht përmes uretrës në veshka, duke shkaktuar ndjesinë e dhimbjes dhe ndonjëherë infeksioneve të rënda.
Në përgjithësi ky refluks ka faza të ndryshme intensiteti nga shkalla e I në të V. Faza e parë është më e lehtë dhe urina rikthehet deri në uretër.
Megjithatë nëse ky refluks arrin deri në veshka mund të flasim për fazën e pestë. Gjendja bëhet e rëndë pasi përveçse infeksionit rrezikojmë edhe lëndime në zonën renale.
PROVOKON BEZDISJE, DHIMBJE DHE LODHJE
Mbajtja e urinës nuk është çështje e parëndësishme por një sjellje që nuk duhet bërë zakon. Nëse trupi po të dërgon sinjal se duhet të urinosh, më mirë të mos e vononi më shumë se 10 apo 15 minuta. Për kohë më të gjatë truri nuk do të na lajmërojë më dhe do të sjellë pasoja.
Do të ndjeni barkun e fryrë, e përveç kësaj grumbullimi i lëngjeve dhe toksinave në fshikëz shkakton fillimisht të dridhura dhe më pas dhimbje të legenit. Në këtë pikë nuk ndjehet më nxitrja për të shkuar në tualet, por lodhje, ngadalësim në lëvizje, dhe një farë marramendje.
Prandaj mos e bëni më dhe shëndeti juaj do ju falenderojë!/ MeMjekun.com