Kategorite

Me te lexuarat

Këshilla/ Ilaçe dhe ushqime që nuk duhen marrë njëkohësisht

ilace ushim

Gjithmonë kemi menduar se marrja e ilaçeve nuk lidhet me regjimin tonë ushqimor, por ja që ekziston një listë ilaçesh e ushqimesh të cilat nuk kombinohen asnjëherë.

Arsyet janë të ndryshme sipas rastit, por rezultati final është i njëjti. E vërteta është se duhen ndjekur disa rregulla për marrjen e ilaçeve, ku përveç dozës ka të bëjë edhe me regjimin ushqimor që duhet ndjekur gjatë trajtimit.

BRONKODILATATORËT

Këto lloj ilaçesh përdoren për të trajtuar astmën, bronshitin dhe sëmundje të tjera që prekin mushkëritë. Nëse jeni duke marrë këto mjekime duhet të dini që duhet të kufizoni konsumin e pijeve dhe ushqimev që përmbajnë kafeinë.

Pse?

Kjo kategori ilaçesh ka efekt stimulues në sistemin nervor. Për të shmangur një nervozizëm të tepërt gjatë periudhës së trajtimit, kufizoni konsumin e kafeinës. Kujdes në mënyrë të veçantë për ilaçet me bazë teofilinë: kafeina rrit dhe toksicitetin e tyre. Gjithashtu duhen kufizuar dhe ushqimet me shumë yndryë, pasi rrisin biodisponueshmërinë e teofilinës.

ILAÇE QE ULIN TENSIONIN

Ilaçet që ulin tensionin e gjakut këshillohen të përdoren në sëmundje kardiake dhe të veshkave. Mes tyre gjejmë ilaçet me bazë captopril, enalapril dhe ramipril. Duhet të shmangim përzierjen e ushqimeve të pasura me kalium.

Pse?

Ilaçet e këtij lloji rrisin përqëndrimin e kaliumit në gjak. Një mbingarkesë mund të shkaktojë aritmi dhe ngulçime (frymëmarrje të shkurtër). Prandaj duhet kufizuar konsumi i bananes, patates, sojës e spinaqit.

ILAÇET PËR KOLESTEROLIN E LARTE

Këto ilaçe jepen në rastin e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Mes tyre gjejmë ilaçet me përbërës aktiv si atorvastatina, fluvastatina, lovastatina, simvastatina, rosuvastatina dhe pravastatina. Këto lloj ilaçesh nuk duhet të përziehen me agrumet.

Pse?

Agrumet rrisin në mënyrë të konsiderueshme përthithjen e ilaçeve, rrisin rrezikun e mbidozës dhe shfaqjen e efekteve anësore. Veprimi i një kokrre të kombinuar me lëng portokalli është ekuivalent me një dozë më të lartë ilaçi.

ANTIKOAGULANTËT DHE VITAMINA K

Antikoagulantët jepen për të trajtuar dhe parandaluar trombozën. Me tyre kujtojmë warfarin. Me këto lloj mjekimesh duhet kufizuar konsumi i ushqimeve që ulin viskozitetin e gjakut dhe që janë të pasura me vitaminë K.

Pse?

Kur marrim ilaçe antikoagulante duhet kufizuar konsumi i boronicave, hudhrës, xhinxherit dhe disa erëzave si piperi i kuq, kanella apo kurkuma.

Në fakt bëhet fjalë për ushqime me efekte antikoagulante që mund të rrisin veprimin e warfarin dhe të shkaktojnë hemorragji.

Vitamina K nga ana tjetër, zvogëlon efektin e ilaçit. Atë e gjejmë në sasi të mëdha tek spinaqi, repa, lakra dhe brokoli.

ANALGJEZIKËT DHE PIJET E GAZUARA

Analgjezikët përdoren për të trajtuar gjendjet inflamatore, dhimbjet e muskujve dhe dhimbjet e kokës. Në këtë kategori hyn ibuprofeni që nuk duhet marrë bashkë me pijet e gazuara të ëmbla.

Pse?

Ibuprofesni nuk përputhet me pijet e gazuara: dioksidi i karbonit dhe acidet që përmban rrisin aftësinë e përthithjes dhe përqëndrimit të ilaçit në gjak. Në këtë rast mbidozimi çon në rrezikun e intoksikimit dhe prek sidomos veshkat./ MeMjekun.com

Burimi referues: OMJ