Kategorite

Me te lexuarat

Çfarë është tenosinoviti dhe si trajtohet

tenosinoviti

Tenosinoviti është një nga patologjitë më të zakonshme të traumatologjisë. Bashkë me tendinitin janë shqetësimet më të shpeshta të tendinave.

Dimë që një tendin është një ind fibroz që bashkon muskulin me kockën e trupit dhe është i rëndësishëm për kontrollin e lëvizjeve të pjesëve të ndryshme të trupit.

Tenosinoviti ka një incidencë të lartë jo vetëm tek sportistët, por mund të prekë këdo. Trajtimi i tij është i rëndësishëm për të parandaluar dëmtimin e tendinave.

Çfarë është tenosinoviti

Tenosinioviti është një inflamacion i mbështjelljes sinoviale, shtresa që vesh dhe mbron tendinat. Në kushte normale kjo strukturë prodhon lëngun sinovial që e mban tendinën të lubrifikuar.

Në prani të një lëndimi, prodhimi i lëngut mund të pësojë ndryshime dhe mbështjellja pezmatohet. Këto dy evente, simptoma të tenosinovitit, nxisin keqfunksionim të tendinës e cila humb funksionin e saj mekanik.

Pavarësisht se cila tendinë prekret, dëmi mund të përkthehet në një mosfunksionim motorik. Për shembull, në rastin e dëmtimit të një tendinë të shpatullës, është e pamundur të lëvizësh krahun ose të ndjeni dhimbje të forta gjatë lëvizjes.

SHKAQET

Kjo patologji ka një etiologji të gjerë (apo faktorë nxitës). Gjerësisht, bëhet një dallim mes tenosinovitit akut dhe kronik sipas kohëzgjatjes. Të dyja shkaktojnë dhimbje gjatë prekjes dhe kufizojnë lëvizjen.

Duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për një sëmundje që prek vetëm sportistët, po mund të prekë këdo. Sidoqoftë, është e vërtetë që në pjesën më të madhe të rasteve përfshin individë që kryejnë lëvizje të përsëritura.

E njëjta gjë ndodh kur mban të njëjtën posturë për një kohë të gjatë, apo qëndrimi në këmbë për orë të gjata. Në disa raste tenosinoviti ndodh për shkak të akumulimit të kalciumit, Përdhes dhe nivelit të lartë të kolesterolit.

Nuk duhet të harrojmë as tenosinovitin (apo tendinitin) e De Quervain, një nga format më të njohura. Prek tendinin e pulsit dhe përfshin lëvizjen e gishtit të madh. Në disa persona kjo patologji vjen nga një infeksion.

TRAJTIMI

Trajtimi i tenosinovitit ndryshon sipas shkakut. Synimi është të qetësojë dhimbjen dhe inflamacionin, arsyeja për të cilën rekomandimi i parë është pushimi.

Ideale do të ishte të shmangej sa më shumë lëvizja e pjesës së prekur. Në disa raste mjekët mbështesin zonën e prekur me fashë, allci e mbështetëse të tjera. Në përgjithësi, vendoset një plan trajtimi me bazë ilaçe antiinflamatore jo steroide (AIJS) si ibuprofeni.

Mund të vijohet me injeksione të kortikosteroidëve kur dhimbja nuk qetësohet. Gjithashtu në zonën e prekur vendosen pako akulli që reduktojnë inflamacionin. Nga ana tjetër kur shkak është një infeksion merren dhe antibiotikë specifikë.

Një artikull i publikuar në Universitetin Manuela Bartran shpjegohet se stimulimi elektrike nervor trans-lëkuror është një mundësi e trajtimit të rasteve të tenosinovitit të De Quervain. Bëhet fjalë për një teknikë që ka si qëllim të qetësojë dhimbjen.

Një tjetër studim i Universitetit të La Frontera thotë se aplikimi i valëve të shokut jashtë-trupor përmirëson inflamacionin që shoqëron këtë shqetësim. Të dyja këto teknika janë inovative dhe janë një përparim në trajtimin e tensinovitit.

KËSHILLA TË TJERA

Trajtimi bazë i tenosinovitit mund të përmirësojë situatën, por shërimi mund të mos jetë i plotë. Shumë shpesh nevojitet një rehabilitim dhe fizioterapi për të përmirësuar dhe forcuar më tej pjesën e prekur. Dobësia e zgjatur është e dëmshme, sidomos tek sportistët që duan të rimarrin veten, të nisin stërvitjen dhe të bëjnë aktivitetin e tyre.

Kjo parandalon dhe dëmtime të mëvonshme, duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një shqetësim që mund të kthehet. Në këto raste zgjidhja e vetme është ndërhyrja kirurgjikale.

Ndërhyrja kirurgjikale mund të ndryshojë në bazë të kuadrit klinik. Gjerësisht bëhet fjalë për artroskopinë, që përfshin prerje të vogla duke lënë një shenjë pak të dukshme dhe pak invazive për indet.

SI TA PARANDALOJMË?

Duke ditur se shkaqet janë të natyrave të ndryshme, disa masa të përgjithshme ndihmojnë në parandalimin e tenosinovitit. Para së gjithash, shmangni lëvizjet e përsëritura në përditshmërinë tuaj. Përveç kësaj, duhen forcuar muskujt për të përmirësuar qëndrueshmërinë e kyçeve.

Para se të bëni aktivitet sportiv bëni nxehjen, dhe stërvituni duke respektuar kufijtë pasi kjo është shumë e rëndësishme për të reduktuar mundësinë e lëndimeve të tjra. Sforcimi i tepërt është në bazë të një sërë traumash që sjellin dhimbje.

Dhe e fundit, e rëndësishme është higjiena dhe kurimi i plagëve për të shmangur infektimin. Prandaj, këshillohet ti drejtoheni mjekut kur keni simptoma të një infeksioni të mundshëm bakterial./ MeMjekun.com