Kategorite

Me te lexuarat

Të njohim ilaçet/ Bromazepam (Lexotan) për kurimin e ankthit, efektet anësore

bromazopam lexotan

Bromazepam është përbërësi aktiv i një barne që me emrin tregtar njihet si Lexotan, një benzodiazepine. Pra, përdoret për të trajtuar epilepsinë dhe ankthin.

Përveç tyre ky ilaç përdoret dhe ndaj pagjumësisë dhe vepron si një relaksues muskujsh. Megjithatë, efektet e tij varen nga doza që merret.

Kur Lexotan merret me doza të vogla, do të luftojë me efikasitet ankthin dhe tensionin nervor. Në doza më të lartë lufton pagjumësinë dhe relakson muskujt.

REAKSIONET ANËSORE

Lexotan, si të gjitha barnat e tjera në treg, nuk është i lirë nga reaksionet anësore. Pjesa më e madhe e njerëzve që marrin këtë ilaç e tolerojnë mirë. Por përveç kësaj mund të kenë një sërë kundërudhëzimesh, sidomos në fillim të trajtimit. Ndër efektet anësore më të zakonshme janë:
Dhimbje koke, marrje mendsh dhe konfuzion, pagjumësi, të vjella dhe nauzea, lodhje, ataksia (humbja e koordinimit të lëvizjeve).

Këto efekte janë tipike në fazat fillestare të trajtimit. Normalisht me kohën kanë tendencën të zhduken. Reaksione të tjera janë:

Halucinacione, çekuilibër në sistemin imunitar, çrregullime psikike, acarim, rritje të agresivitetit, shqetësime kardiake.

Duhet të konsiderojmë se marrja e benzodiazepine, si Lexotan (bromazepam) mund të shkaktojë varësi. Kjo ndodh kur merret për periudha të gjata.

Në përgjithësi është e nevojshme dhe një trajtim me kohë të shkurtër. Por dhe në këto raste mund të shkaktojë varësi.

ÇFARË ËSHTË VARËSIA NGA LEXOTAN

Bromazepam është një ilaç siç e thamë që mund të shkaktojë varësi të pacientit që e merr. Për këtë arsye, duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm me marrjen e këtyre ilaçeve dhe të kujtoni në mënyrë të qartë se vetëmjekimi është shumë i rrezikshëm, e madje mund të rezultojë fatal.
Përdorimi i tejzgjatur mund të provokojë varësi të rëndë fizike dhe mendore. Për më tepër nëse merret në kombinim me substanca të tjera, si alkooli, mund të çojë në overdose. Kjo pasi alkooli dhe bromazepam ndërveprojnë dhe fuqizojnë efektet reciproke.

Nga ana tjetër, siç dihet për të gjitha trajtimet me benzodiazepine nuk duhet të ndërpritet menjëherë, por pak e nga pak. Përballimi i sindromës së tërheqjes nga ky ilaç është mjaft kompleks.

Pra siç e thamë përdorimi i këtij ilaçi është kryesisht për çrregullime të ankthit. Merret gjithmonë me rekomandim të mjekut pasi mes efekteve të ndryshme është dhe krijimi i varësisë. KUJDES! Mos i merrni pa këshillën apo rekomandimin e mjekut. Një dozë e tepërt mund të shkaktojë vdekje. /MeMjekun.com


Burimi: StepToHealth

SteptoHealth