PSIKOLOGJI/Në botën e dominuar nga media, Biblioterapia mënyrë efikase trajtimi
Share This Article
Biblioterapia përfshin konsultimin e librave, materialeve të leximit dhe mjeteve didatike për të ndihmuar pacientin të kuptojë më mirë shqetësimet e sferës emotive dhe psikologjike: pra, favorizon trajtimin.
Në një botë të dominuar nga televizioni ku fëmijët e të rinjtë bombardohen në mënyrë të vazhdueshme nga massmedia, mos u çudisni që shqetësimet e sferës mendore dhe emotive të jenë më të shpeshta.
Materialet audiovizive nuk kërkojnë mirëkuptimin tonë. Na furnizojnë me skenën e plotë, nga fillimi në fund dhe ndërhyrja e vetëdijes sonë është minimale, në shumë raste fare. Përkundrazi, leximi kërkon mirëkuptim dhe refleksion dhe mesazhet e tyre janë shumë më të mëdha në thellësi dhe kompleksitet.
Përdorimi i biblioterapisë si burim trajtimi përfshin profesionistë të shëndetit mendor dhe të kujdesit parësor, bibliotekarë, shoqata dhe vetë pacientin. Sfidë e madhe është përzgjedhja e teksteve sipas moshës apo patologjive specifike.
HISTORIA E BIBLIOTERAPISË
Mund të duket aktuale dhe e re, por kjo praktikë njihet që në antikitetin grek ku bibliotekat quheshin si “vende të shërimit të shpirtit”. Në të njëjtën mënyrë, ushtarëve të plagosur në Luftën e Dytë Botërore u këshillohej të lexonin gjatë konvaleshencës.
Biblioterapia u përdor në Shtetet e Bashkuara në vitet ’30 me tituj sugjerues si “The Prescription of Literature”. Në vitet e ardhshme u shfaq një numër në rritje të librave të lidhura me këtë specialitet.
Fillimisht, përdoreshin si një material didatik në mënyrë që pacienti të kishte një njohuri të plotë të sëmundjes së tij. Duke nisur nga vitet ’90 me shfaqjen e mjekësisë dhe psikologjisë bazuar në prova, biblioterapia filloi të përdorej me qëllime terapeutike.
Mes vendeve të ndryshme evropiane, Mbretëria e Bashkuar është lidere botërore në këtë fushë përmes sistemit shëndetësor dhe bibliotekar, që nxit iniciativa të vazhdueshme.
Libri shumë i jnohur “Plato, not Prozac!” i filozofit kanadez Lou Marinoff që në vitet 2000 këshillote përdorimin e filozofisë për të kuptuar botën e brendshme.
KARAKTERISTIKAT E TERAPISE SE LIBRIT
Ka rezultuar i nevojshëm në trajtimin e shqetësimeve të sferës emotive dhe psikologjike
Mund të përdoret në rastet e lehta si një trajtim i vetëm me mbikëqyrjen e duhur apo si shtesë e përdorimit të ilaçeve të psikoterapisë në raste të tjera.
Mund të realizohet në spitale, në qendra të kujdesit ditor apo hapësira të tjera shëndetësore apo të promovohen bibliotekat publike dhe qendrat edukative.
Tekstet dhe materialet duhet të përzgjidhen me kujdes sipas patologjive dhe moshave.
Shumë prej materialeve ekzistuese synojnë të ulin nivelet e stresit, ankthit dhe depresionit.
Leximi jep mesazhe pozitive për të ndihmuar pacientin të zgjidhë konfliktet e tyre dhe të rifitojë mirëqenien.
Gjithashtu leximi synon të fusë optimizëm në jetën e personit që vuan nga çrregullime mendore ose emocionale përmes literaturës së mirënjohur të vetë-ndihmës.
Kjo e bën leximin një mjet për të ndryshuar mendimin e pacientit dhe e ndihmon atë të ndihet më mirë.
PËRFITIMET E BIBLIOTERAPISË
Leximi aktivizon zona të ndryshme të trurit. Për këtë arsye disa atletë përdorin imagjinatën e tyre për të stërvitur muskujt.
Leximi promovon ndjeshmërinë dhe qëndrueshmërinë.
Rrit fjalorin dhe përmirëson komunikimin.
Nxit të mësuarin dhe kuriozitetin, rrit burimet njohëse dhe vonon simptoma të sëmundjeve neurodegjenerative si demencia apo Alzheimer.
Qetëson nivelin e stresit. Efekti qetësues varet nga nevoja për të qenë i vëmendshëm në lexim, pak a shumë sikur jeni duke medituar.
Favorizon pushimin dhe gjumin: aktivizon mekanizmat e gjumit. Jo rastësisht është një ilaç i mirë ndaj pagjumësisë për shumë njerëz.
Redukton ndjesinë e vetmisë pasi përfshin lexuesin në subjektin e vet.
Librat ofrojnë njohuri, zgjuarsi dhe liri zgjedhjeje, që ndikojnë më pas në vetëvlerësim dhe sigurinë e jetës së njeriut.
Librat kanë njohuri, aventurë, udhëtim, intriga, histori, dashuri dhe mundësi për të kuruar sëmundje të sferës mendore dhe emotive. / MeMjekun.com
Burimi referues: PubMed