Kategorite

Me te lexuarat

A mund të konsumohen bashkë alkooli dhe ilaçet?

ilacet alkooli

Jam duke pirë ilaçe, por a mund të pi një gotë pije alkoolike? Kjo është një pyetje e shpeshtë e sidomos gjatë festave, por a mund të konsumohen bashkë?

Duhet të kemi parasysh se alkooli është një substancë kimike, ashtu si dhe ilaçet. Nëse kemi këtë në mendje, duhet të dimë se këto dy substanca kanë një pikë të përbashkët: mënyrën se si organizmi i përpunon dhe i eliminon. Alkooli dhe ilaçet merren të dyja nga goja, përthithen në aparatin tretës dhe përhapen në organe përmes gjakut. Pasi bëjnë efektin e tyre, trupi i eliminon, por më parë metabolizohen nga mëlçia.

Të pish një gotë pije alkoolike kur merr ilaçe krijojnë pra një “konflikt” të themi në mëlçi. Enzimat metabolike, që duhet të merren me të dyja substancat, bëhen më pak efiçente.

Më pak efiçente do të thotë që ilaçi do të metabolizohet më ngadalë, me një rritje të përqendrimit aktiv në gjak dhe të efektit të tij. Ky ngadalësim i metabolizmit ndodh gjatë gëlltitjes akute të alkoolit, si për shembull në një festë ku pini koktej alkoolik.

Rasti tjetër është alkoolizmi kronik. Në këtë rast efekti rritet pasi dëmi që pëson mëlçia ka ndryshuar metabolizmin, por në mënyrën e kundërt. Mjekimet e mara nga një person me varësi ndaj alkoolit nuk kanë efekt të madh, por të vogël.

FAKTORËT E RREZIKUT

Reagimi që vjen pas konsumit të alkoolit të kombinuar me ilaçet nuk është njësoj për këdo. Disa faktorë mund të kenë ndikim më të madh apo më të vogël. Mes tyre:

Gjinia femërore: Gratë në përgjithësi kanë një metabolizëm më të ngadaltë të alkoolit. Kanë tendencën të kenë një përqindje të ujit të trupit më të ulët se meshkujt dhe një sasi më të vogël enzimash hepatike në gjendje të metabolizojnë alkoolin.

Predispozicioni: Gjenetika ka një rol të rëndësishëm. Efektet negative janë shpesh një tendencë në familje.

Polifarmakologjia: Përzierja bëhet edhe më e rrezikshme kur merrni më shumë se një ilaç. Reagimet e kryqëzuara rrisin mundësinë e efekteve anësore.

EFEKTET E KONSUMIT ALKOOL-ILAÇE

Le të njihemi me disa shembuj konkretë se çfarë mund të ndodhë nëse konsumojmë pije alkoolike dhe ndjekim një trajtim me ilaçe.

Benzodiazepina si diazemap dhe alprazolam kanë një rrezik të madh. Alkooli rrit efektin depresiv në sistemin nervor qendror dhe rrit përgjumjen dhe mungesën e përqendrimit. Një kombinim i tyre mund të ndikojë për shembull, në një aksident rrugor.

Mes antibiotikëve të zakonshëm, komplikacionet më të shpeshta janë të llojit tretës. Paracetamoli është më toksik për mëlçinë kur përzihet me alkoolin. Ibuprofeni, në të njëjtën mënyrë bëhet më agresiv për stomakun.

Përsa i përket antibiotikëve ka disa hipoteza, por të pa mbështetura në shkencë. Është vënë re se disa antibiotikë ndërveprojnë në mënyrë të rrezikshme me alkoolin. Dhe ky është rasti i metronidazolit dhe isoniazide. Për të tjerët nuk janë raportuar në parim efekte anësore serioze.

SI TE SILLENI NE NJE FESTE?

Pra, kthehemi në pyetjen në fillim të artikullit: Jam duke pirë një ilaç, mund të konsumoj një pije alkoolike? Një mëdyshje që na shoqëron sidomos nëse jemi në një festë apo na ofrohet një pije. Përgjigja në të vërtetë, nuk është kategorike. Nuk bëhet fjalë për atë që duhet të bësh, por cila është gjëja më e mirë që duhet të bëni.

Qëndrueshmëria e alkoolit në gjak është rreth gjashtë orë. Në këtë afat kohor, metabolizmi i mëlçisë do të ndajë energjinë mes molekulave të alkoolit dhe ilaçeve. Ky është momenti ku ilaçi mund të ketë efektet e tij negative.

Ngadalësimi i metabolizmit sidoqoftë varet dhe nga sasia e alkoolit që është konsumuar. Në përgjithësi, një gotë verë apo birrë nuk krijon probleme të mëdha. Por duhet vlerësuar faktori tjetër, pra, lloji i ilaçit.

Për një njeri që trajtohet me antikoagulantë apo antikonvulsantë, për shembull, vetëm një gotë është rrezik. Sigurisht nuk janë ilaçe që mund të ndërpriten përkohësisht për të marrë pjesë në një festë, dhe nuk këshillohet të ngadalësosh metabolizmin.

Prandja, idealja do të ishte të shtyni në kohë konsumin. Nëse trajtimi ka të bëjë me sëmundje kronike, duhet të vlerësoni me mjekun bazë cila është sasia e lejuar e alkoolit, për të mos humbur përfitimet e ilaçit. Në çdo rast, pas konsumit është e rëndësishme të mos drejtoni makinën apo të kryeni punë të rrezikshme./ MeMjekun.com