Kategorite

Me te lexuarat

Gjithmonë të etur? Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

etje

Përkufizimi mjekësor për etjen e tepërt është polidipsia, fjalë që vjen nga greqishtja dhe që do të thotë “shumë etje”, duke përcaktuar një etje intensive që bën që pacienti të pijë më shumë se 6 litra ujë në ditë, kur në fakt nevojat ditore për lëngje të individit janë mes 1.5 dhe dy litra në ditë.

ÇFARË ËSHTË ETJA?

Etja është një ndjesi jo fortë e këndshme që na sjelli nevojën për të pirë lëngje, por dhe një nga mekanizmat me të cilin organizmi kompenson lëngjet e humbura me urinën, djersitjen dhe feçen, një proces sa normal edhe i vështirë për tu vëzhguar që konsiston në humbjen e vazhdueshme dhe të pakapshme të sasive të vogla të ujit nga lëkura, mukozat dhe traktin e frymëmarrjes.

Është e rëndësishme të vërejmë se:

Kemi etje kur ka një çekuilibër mes ujit dhe kripërave minerale që qarkullojnë në trup, si në rastin e rritjes së sasisë së kripërave ashtu dhe në rastin e zvogëlimit të lëngjeve.

Shfaqja e etjes është një e dhënë për një gjendje dehidratimi të pranishme.

Ndjesia, e kontrolluar nga “qendra e etjes” që gjendet në hipotalamus, është një strukturë e sistemit nervor qëndror e vendosur në zonën qendrore mes dy hemisferave t trurit, dhe lind si jnë përgjigje ndaj një informacioni të marrë nga receptorët specifikë që njohin përqindjen e elektroliteve në gjak.

Dëshira për të pirë nuk është gjithmonë e vazhdueshme në jetë, për shembull:
Ka tendencë zvogëlimi tek të moshuarit,
Rritet si pasojë e një sëmundje
Ndryshon nga marja e disa ilaçeve.

SHKAQET

Nga një këndvështrim thjesht didaktik mund të dallosh etjen e tepërt në dy kategori kryesore: primitive dhe sekondare.

Primitive ku përfshihet qendra e etje në tru dhe për këtë arsye për shkak të lezioneve diencefalike ose patologjive psikiatrike. Mes më të rëndësishmeve që bëjnë pjesë kujtojmë për shembull:

Potomaninë (polidipsia psikogjenike): një patologji psikiatrike ku pacienti pi sasi shumë të mëdha uji.

Dipsomaninë: patologji psikiatrike ku pacienti pi sasi të mëdha alkooli (që shkakton dehidratimin)

Ankthi

Trauma të trurit

Encefaliti, meningjiti, tumori, gjendje të trurit që nxisin tej mase qendrën hipotalamike të etjes.

Sekondare, të lidhura me një zvogëlim të vërtetë të sasisë së ujit në organizëm. Mes tyre kujtojmë:

Diabetin melit të tipit 1 apo 2: Polidipsia është një simptomë klasike e diabetit të dekompensuar, pra në prani të një glicemie të lartë (sasi të lartë sheqeri në gjak) si për të ngopur transportuesit e veshkave me glukozë që nuk arrijnë të ripërthithin çfarë eliminiohet me urinë, sidoqoftë duke paguar një çmim shumë të lartë për sa i përket lëngjeve që kërkohen për ta bërë këtë (glukoza ka një fuqi osmotike shumë të lartë, kështu që ju merrni shumë ujë me vete). Pasoja e pashmangshme është pra një rritje në prodhimin e urinës (poliuria, dmth. Emetimi i më shumë se 3 L të urinës në 24 orë).

Diabeti insipid, një patologji që në të vërtetë nuk ka lidhje me diabetin melit (nuk është hiperglicemi) dhe është edhe më e rrallë. Ajo karakterizohet nga një rritje e etjes, prodhimit të urinë dhe dehidratimit. Njihen dy forma: ajo qëndrore dhe ajo e lidhur me veshkat, që bashkohen nga një çrregullim i hormonit antidiuretik, që njihet dhe si ADH.

Në llojin qendror hipotalamusi nuk e prodhon ose prodhon pak, ndërsa në ato nefrogjene, të lidhur me veshkat, hipotalami e prodhon rregullisht, por përgjigja e veshkave në stimulimin e saj dështon. Rezultati neto në çdo rast është paaftësia e përqëndrimit të urinës, që e çon pacientin të prodhojë deri në 20 l urinë në ditë.

Konsumi i alkoolikeve: alkooli redukton sekretimin e vazopresinës ADH, i njëjti hormon i përfshirë në mekanizmin që përmendëm në diabetin insipid, me të njëjtën vështirësi ripërthithtje të ujit nga veshkat dhe rritje të volumit të urinës.

Ilaçet dhe substancat bioaktive si efekti kolateral i alkooikeve, kafeinës, antikolinergjikë, diuretikë tiazidë dhe disa antidepresivë.

Pamjaftueshmëria e veshkave (veshjka humb aftësinë të punojë në mënyrën e duhur, duke prodhuar urinë më shumë se sasia e nevojshme dhe kërkon lëngje përme etjes).

Një hemorragji e rëndësishme, pasojat e të cilës janë domethënëse dhe në humbjen e lëngjeve (një zvogëlim i vëllimit).

Dehidratimi: të gjitha shkaqet e dehidratimit mund të nxisin polidipsi, që nga diarrea tek djegiet, nga e vjella tek hiperhidroza (prodhimi i tepërt i djersës) apo temperatura.

Në mungesë të një shkaku të dukshëm flasim për polidipsi idiopatike.

DIAGNOZA

Diagnoza e kësaj simptome është shumë e thjeshtëë, pasi bazohet në procesin e anamnezës së pacientit që referon shqetësimin; konfirmohet nga analizat laboratorike të bëra në gjak dhe urinë, që në përgjithësi i japin mundësinë mjekut të gjejë shkakun e vetë simptomës.

KOMPLIKACIONET

Duke lënë mënjanë ndërlikimet e lidhura me një gjendje të caktuar që shkakton rritje të moderuar të etjes, për të cilat ka artikuj të veçantë, e rëndësishme është të kujtojmë këtu një rrezik shpesh të keqkuptuar dhe për këtë arsye të kënë pas dore, intoksikimin akut të ujit (apo helmimi nga uji).

Gëlltitja e një sasie të madhe e të tepërt uji në pak kohë, sidomos në mungeë të një nevoje reale (si në rastin e potomanisë), apo pa e sh oqëruar me sasinë e duhur të kripërave mienerale çon në një ndryshim të ekulibrit elektrolitik, si një zvogëlim i përqëndrimit të natrumit që mund të bëhet shumë shpejt fatal.

Në varësi të shkallës së çekuilibrit simptomat variojnë nga çrregulime të lehta si të përziera dhe të vjella, tek shfaqje më të rënda (koma, shqetësime mendore dhe vdekje).

TRAJTIMI

Në rastin e një etje intensive, përveçse nëse ka dyshime për shkaqe psikiatrike, është gjithmonë e këshillueshme që të kënaqni perceptimin ndërsa prisni një përgjigje mjekësore; pija e preferuar është uji i thjeshtë.

Trajtimi varet tërësisht nga shkaku prandaj është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj që do të gjejë shkakun dhe do e trajtojë atë. /MeMjekun.com

Burimi referues: NHS